Prolog

854 47 107
                                    

"Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi as dhimbje,as hidhërim as shpresë,një gjë po ju them me ndershmëri dhe bindje...lëreni të vdesë!"

Dritëro Agolli

Helloooo!Më në fund arrita të nxjerr këtë dreq kapitull se spo më mbante më vendi.
Ky është një libër që kam filluar ta shkruaj me shum qejf dhe ishalla nuk ma shuan Watti.
E nxorra këtë kapitull thjesht për një prezantim të librit të cilin vesoj se deri nga fundi i prillit do ta kem mbaruar.
Nuk ia keni idenë se sa i frymëzuar ndihem për këtë!
Yayyyyyyyyyy!😄
Pjesët e tjera do të dalin kur ti kem shkruajtur të gjitha!
Edhe diçka tjetër.Ky libër flet për mafian!Eeeh si mund ta lija.
Unë jetoj vetëm për tre gjëra!
Sufllaqet,Billie Ellish dhe Mafian of course!
Ok ok fillojm tani se lash nam!!!!!!!
Enjoy!❤

        ___________________________

"Dashuria...sa fjalë e madhe!Mund të dojë disa sekonda për ta thën por për ta vërtetuar nuk mjaftojnë as tri jetë."

Këto ishte fjalët që shkruajti shpejt e shpejt në ditarin e saj.

"Ana eja shpejt!"u dëgjua zëri kumbues i babait të saj.

"Erdha!"i tha ajo duke e fshehur me shpejtësi ditarin e saj poshtë jastëkut.

U vështrua edhe një herë të fundit në pasqyrë dhe doli.

Babai i saj dhe i vëllai,Luka po e prisnin në fund të korridorit bashkë me gjyshen e saj.

"Hë moj hidhi këmbët!"i tha Luka i bezdisur.

Sikur ta dinin ata se sa e vështirë ishte të ecje e jo më të vrapoje me atë dreq fustan aq të ngushtë.

"Ja më prisni se erdha!"iu përgjigj ajo duke zmadhuar hapin.

U nisën drejt makinës së tyre.Akoma nuk ishte errësuar por dielli kishte filluar të perëndonte.

U fut bashkë me gjyshen në makinë ndërsa babai dhe Luka u ulën në sediljen e parme.
Tani do të niseshin për në një darkë që kishin me Semerarot.
Semerarot ishin një familje e fuqishme mafioze nga Napoli të cilët kishin qënë gjithmonë në konflikt me familjen e saj për ndarjen e territorit.

Këtë darkë e kishin organizuar me qëllim për të qetësuar pak mardhëniet e tensionuara mes tyre.

"A thua të kenë ardhur?"e pyeti Luka babain me zë të ulët që të mos ta dëgjonte njeri.
Të dy ata si i ati dhe vëllai dëshironi që Ana të rrinte sa më larg punëve të tyre "jo dhe aq të pastra" pasi ajo ishte shumë e butë dhe e pastër për atë botë.

"Mbase."iu përgjigj i ati.

"Bastardët e dreqit duan të na hedhin pluhur syve!"tha Luka me inat.

"Mos u bëj merak...unë nuk bie në kurthin e tyre,asnjë nga familja jonë!"u përgjigj babai shumë i qetë.

"Po Dantja,ka shkaktuar më probleme?"pyeti Luka.

Babai qeshi.

"Dante Semeraroja!"tha dhe vazhdoi të qeshte.
"Asgjë nuk e mban birin e k*rvës!"

"Pse çfarë ka bërë kësaj rradhe?"

"Kishte bërë sherr në një bar sepse baristi po i ngacmonte motrën!"u përgjigj babai.

Edhe Luka filloi të qeshte.

"E kishte bërë për spital.Një herë hundën ia theu!"vazhdoi babai akoma duke qeshur.

Kishte dëgjuar për Dante Semeraron disa herë por asnjëherë nuk e kishte parë drejt për drejtë.

Sipas atyre fjalëve që i ati i saj thoshte ai ishte djali i vetëm i Xhuliano Semeraros.Shquhej për shkathtësinë,ftohtësinë dhe inteligjencën që e karakterizonte.

"Ai po ndjek hapat e të atit."i tha Luka babait.

Babai nxorri një cigare dhe tha:

"Është thjesht një kopje e keqe e të atit!"

U pasua nga heshtja totale.Ai ndezi cigaren.

"Do dhe ti?"pyeti Lukën duke i zgjatur paketën.

Luka që po ngiste makinën e morri paketën dhe e nxorri një cigare.

"Ndize pak!"i tha të atit.

Babai i zgjati çakmakun.Filluan të tymosnin dhe makina u mbush me tym cigareje.

Gjyshja filloi të kollitej.

"O kafshë po hape dritaren!"i tha Ana Lukës.

Luka nuk u përgjigj por vetëm sa uli xhamin.Me siguri kishte marrë inat.Sipas tyre për një vajzë nuk ishte e hijshme të fliste në atë mënyrë me asnjë e jo më me vëllain e madh.

                   ________________

Veshi një xhaketë gri ndërsa flokët e zeza i bëri me xhel.
Më pas doli nga dhoma dhe u nis drejt makinës i pasuar nga Fabio,shoku i tij më i mirë.

Xhulianoja ishte futur tashmë në makinë bashkë me Gabrielën.

"Më në fund erdhe!"i tha duke mos i hequr sytë nga telefoni i tij.

"Nisuni për tek restoranti jonë në Bllok!"i tha Fabioja shoferit.
Makina u nis.

"A kanë arritur Kristot atje?"e pyeti Dantja Xhulianon.

"Tani sapo kanë ardhur,më lajmëroi Agimi!"iu përgjigj ai.

"Unë e di që ti nuk ke ndërmend që ta bësh paqe me ata!"i tha Dantja ndërsa Xhulianoja ngriti sytë nga ai"Pse po e bën këtë takim?"

Xhulianoja qeshi me të madhe.

"Më paske psikologjisur mirë,bir kurve!"

Gabriela hodhi një shikim tër neveri nga i ati ndërsa Dantja mezi po mbante veten që të mos i lëshonte një grusht nofullës.

"Je i zgjuar,të paktën ke marrë diçka prej meje!"vazhdoi Xhuljanoja.

Kështu kishin qënë që kur ishte fëmijë.Xhulianoja ishte një burrë fodull,i cili dilte me femrat gjatë gjithë kohës,pinte alkol,rrihte gruan dhe fëmijët e tij.
Ai ia kishte bërë një ferr fëmijërinë dhe tashmë ishte rradha e Dantes ti bënte të njëjtën gjë atij plaku.
Ishte betuar që do të hakmerrej që kur pa me sytë e tij se si Xhulianoja i vrau mamanë.

Dhe kur të arrinte në atë pikë që dëshironte nuk do të tregonte aspak mëshirë,për asnjë!

Rrotulloi sytë.

"Tani dëgjo o bastard,do të më thuash se çfarë plani ke apo të të thyej nofullën!"i tha me inat.

"Do ta mësosh kur të vijë koha!"iu përgjigj Xhulianoja dhe hodhi shikimin sërish nga telefoni.

Çfarë plani kishte vallë Xhuliano Semeraro?

Fund i prologut!
Të më falni por këto kapitujt e parë nuk do të jenë aq të bukur dhe të gjatë sa pjeesët në vazhdim!😶
Shprehni mendimet tuaja në komente:Ju pëlqen deri tani apo jo?

Nëse kjo pjesë ju pëlqeu shumë bëni vote!
Nëse kjo pjesë ju pëlqeu shumë shumë shumë bëjini:SHARE.
Mos bëni provë të ikni pa i bërë njërën nga këto të dyja se dini vet pastaj😁!

Bëj shaka!Bëni ça ju do e mira zemër,stomak,veshkë,mëlçi njëra nga këto!

Shihemi!👋

Gjykim i keqWhere stories live. Discover now