E pranoi ofertën.Edhe pse e dinte që ishte e gabuar e pranoi.E pranoi për pushtetin e tij,për hakmarrjen...
Edhe nëse lëndonte njerëz për synimet e veta nuk i bëhej më vonë!
Edhe ai kishte vuajtur,edhe ai kishte parë horror me sy.Dhe e dinte që s'ishte as i pari e as i fundit.
Tashmë ishte rradha e të tjerëve të vuanin...
A po tregohej egoist?Mbase po...
Por siç thash nuk i interesonte!Nga ana tjetër e telefonit u dëgjua e qeshura e Xhuljanos.
"E dija që ishte vetëm çështje kohe sa të pranoje!Qënke vërtet biri im!"i tha akoma duke qeshur.
Dantja ia mbylli telefonin.Nuk ia kishte oreksin.
"Për çfarë e kishe fjalën kur the pranoj?"pyeti Fabioja direkt.
"Hë mo as ti s'më lë dot rehat?"iu përgjigj i acaruar.
"Shokut të ngusht ia bën këtë?"dhe morri një shprehje fytyre gjynafqari.
"E mir mir!"
"Pa na e trego..."
"Xhulianoja më bëri një ofertë!"
"Çfarë oferte?"
"Që do të më jepte drejtimin e familjes!"
"Ça dreqin?!".Fabioja ishte habitur gjithashtu.
"Po mirë e dëgjove!"
"Edhe ti tu deshën disa orë që të pranoje!Unë do të kisha thënë po menjëherë!"
"Po me një kusht!"
"Ahuuu këta gjithnjë të vendosin kushte!"
"Të bëja vajzën e Kristos të binte në dashuri me mua!"
Fabioja ngeli për një moment.
"Ai mos ka luajtur mendsh?"tha më pas.
"Me shumë mundësi!"
"Po si do tja bësh ti?"
"Me të bërë!"
Fabioja rrotulloi sytë.
"Ore mua më duket pak e dyshimtë."
"Se mua më duket shumë normale në fakt!"
Fabioja vazhdoi pa e dëgjuar Danten.
"Ai asnjëherë nuk të ka dashur e jo më të të dorëzoj ty drejtimin e biznesit të tij aq të dashur!"
"E di edhe mua kjo më bëri përshtypje!"
"A thua se ka plane të tjera në mendje?"
"Ajo është e sigurt!"
"Edhe ti po e thua këtë krejt i qetë?"i tha Fabioja j çoroditur.
Dantja qeshi.
"Nuk më bëhet vonë çfarë planesh ka ai!Një fund do të ketë kjo histori!"(ua e bëra me rimë)tha duke vazhduar të qeshurën.
"I cili është?"
"Xhuliano Semeraroja do të vdesë.Dhe plumbi që do ti japi fund jetës së tij do të vijë nga arma ime!"
____________________________________
(Shi bie në Tiran
Nga malli yn edhe qiejt qaaaaaaaaaajn
Je i dehur nga pija apo nga dashuuuuuuuuuuuuria
Ti ecën po këmbët nuk të mbaaaaaaaaaaaaajn
Sorry 5 minutsh autori prap😅)(Po ecte rrugëve të atdheut,Dantja i shkretë...Ok ok.Këto dy sufllaqet që hëngra po më bëjn të humbas arsyen!Mbajeni mend kurrr mos hani sufllaqe para se të shkruani!)
Ishte drejtuar për tek biblioteka e qytetit.
Si pas informatave që kishte marrë Ana shkonte atje çdo ditë në orë 1 fiks dhe qëndronte atje për 2 orë derisa një makinë vinte dhe e çonte në shtëpi.
Dukej se ai tashmë dinte gjithçka rreth saj.Haha!Thjesht sa do të gënjente veten kot.
E dinte që për vajzën e armikut kishte shumë më shumë seç thuhej në atë fletë.
Ajo kishte tentuar vetvrasjen 2 herë!
Kishte qënë në makinë me të ëmën kur kishte ndodhur aksidenti.Kishte parë të ëmën të vdiste me sytë e saj.Siç e kishte parë edhe ai...Flashback
14 years before
"Të lutem ndalo!"dëgjoheshin britmat e mamasë së tij.
"Moj bushtër!"bërtiste Xhulianoja dhe e qëllonte.
Aq të forta ishin shpullat e tij saqë dëgjoheshin brenda në dhomë.
Gabriela motra e tij binjake ishte mbledhur kruspull mbi krevatin e saj dhe po qante pa pushim ndërsa Dantja qëndronte para derës.
Kishte vite që po shihte pothuajse çdo ditë horrore me sy.Babain që vinte i dehur në shtëpi ose me ndonjë balerinë dhe më pas rrihte barbarisht gruan e tij.
Ndonjë herë edhe ata.Një dëshirë i vinte nga kraharori që të vente dhe ta mbronte mamanë.Ndoshta do të hante dajak por ajo as nuk krahasohej me ato që e ëma e tij kishte kaluar!
Por diçka e pengonte...frika!Por atë ditë ai vendosi ta mposhte frikën e tij dhe e hapi derën e dhomës.
Pamja që i doli ishte tmerruese.E ëma në shesh me fytyrë të nxirrë dhe gjak që i rridhte nga hunda ndërsa babai që e qëllonte pa pushim.
"U lodha me ty!"tha Xhulianoja dhe nxorri pistoletën e tij nga brezi"Do të shpëtoj njëherë e mirë nga ty!".
Dhe ia drejtoi në kokë tytën e armës.
Pa tmerrin në sytë e mamasë së tij.Xhulianoja e shkrepi armën.Koka e së ëmës ra në tokë.Sytë e saj blu të errët nuk kishin më shnja jete.Fytyra e saj e kishte akoma shprehinë e tmerrit që kishte para se arma të shkrepej.
"Ma!"tha Dantja.Lotët filluan ti rridhnin në fytyrë.Disa pika gjaku i kishin arritur deri tek fytyra e tij.Ishte gjak i vërtetë...gjaku i mamasë së tij!
End of flashback
Morri frymë thellë.Nuk duhej ti lënte ato momente ti depërtonin në mendje!Gjithçka për mamanë e tij po e bënte.
U fut tek biblioteka dhe kërkoi me sy për Anën.
Dhe e gjeti.Ishte në cepin më të largët të dhomës.Iuuu duk shumë e bukur.Flokët e kafta i kishte mbledhur topuz dhe kishte vënë syze.Ishte veshur thjesht dhe pa make up.
Sytë e saj jeshil po shkëlqenin teksa lexonte sonetet e Shekspirit."Le të filloj loja!"tha me vete dhe u nis drejt saj.
Ndoshta ky ishte fillimi i një loje të pistë por gjithashtu edhe fillimi i një historie të bukur dashurie...Fundi i kapitullit 3!
Si ju duk?
Bëni vote dhe lini mendimet në komente.
Bëni gjithashtu share se ju erdha kudo që jeni!😈
Uuu se harrova!
Vajta 3 kapituj që them me vete do ta bëj do ta bëj e në fund një mut bëra!
Faleminderit _deni_soul_ për koverin e mrekullueshëm!
Gjithashtu update tjetër keni më 16 mars!
Bye!👋
YOU ARE READING
Gjykim i keq
RomanceDëshira e saj më e madhe ishte që të arratisej nga bota e saj. Qëllimi i tij i vetëm ishte hakmarrja. Një ujdi i bashkoi fatet e tyre një herë e përgjithmonë duke i futur në një rrugë të errët e të panjohur,plot me sekrete... A do të arrijnë dot ata...