6 - Flashback

425 31 45
                                    

Ky kapitull është një flashback i Anës prandaj do të jetë i shkurtër.Pra thjesht disa kujtime të sajat që do tju bëjnë ta kuptoni më mirë personazhin dhe karakterin e Anës.

Flashback

7 years ago

Ishin rrugës për në vilë.Me rastin e ditëlindjes së Anës ajo bashkë me të ëmën kishin vajtur në çdo qendër të madhe tregtare të Tiranës.Kishin blerë shumë gjëra nga rrobat e shtrenjta,parfume të markave të famshme dhe bizhuteri me gureçmuara.Ehhh,dikur i kishte pasur vërtet qejf këto gjëra.

"O goca e ditëlindjes,u kënaqe tani?"e pyeti e ëma e cila po ngiste makinën.

"Shumë,je mamaja më e mirë në botë!"iu përgjigj Ana me një buzëqeshje fëmijnorefytyrë.Me rastin e ditëlindjes së saj e gjithë familja ishte mbledhur madje edhe Luka kishte ardhur nga Italia.
Iu afrua së ëmës dhe i dha një puthje në faqe.

"Ahhh,më kënaqe!"

"Më bëhet qejfi!"

Dhe më pas futi kokën në çantat poshtë këmbëve.(bie fjala domethënë)

Papritur makina sa vinte e fillonte të shpejtohej.Ana e shqetësuar i hoqi sytë nga çantat dhe pa nga e ëma.Mamaja po ashtu në panik,shihte njëherë nga timoni,nga frenat,nga rruga dhe pastaj nga ajo.

"Mami,çfarë po ndodh?"

"Nuk po punojnë frenat!"

"Çfarë?!"dhe pa nga rruga.Po i afroheshin një kthese.

"Ana mbrohu!"këto ishin fjalët e fundit që mamaja i tha para përplasjes...

____________________________

Hapi sytë.Ishte brenda një ambulance me doktorë dhe infermierë te koka.Koka i dhembte shumë dhe as nuk i kujtohej çfarë kishte ndodhur.

"Hapi sytë!"tha një prej infermiereve.Doktori që gjendej brenda iu afrua.

"Si ndihesh?"

Ana nuk mundej as të përgjigjej por vetëm belbëzoi fjalën"Ma - mi."

"Mos u shqetëso mamaja jote do bëhet mirë!"

"Si ndihesh?"e përsëriti ai pyetjen.

"Koka më dhemb shumë!"

Doktori e preku një herë ballin e saj me majën e gishtrinjve.Edhe pse ishte një prekje shumë e lehtë prapë se prapë asaj i dhe!bi shumë...

2 orë më vonë...

E kishin futur në një dhomë në spital dhe për orë të tëra kishte qëndruar vetëm.
Papritur u dëgjua zhurma e hapjes së derës.Ishte Luka me gjyshen të cilët nxituan drejt saj.

"Anastasia!"thirri e gjyshja e saj dhe iu afrua e filloi ti jepte të puthura kudo nëpër fytyrë dhe më pas vështroi fytyrën e saj duke parë plagët.

"Si është mami?"pyeti e pasuar nga një heshtje e gjatë.Lukës i iku fytyra ndërsa gjyshja ktheu kokën nga muri sepse lotët filluan ta tradhëtonin...

"Shumë mirë është mos u shqetëso!"Luka i kapi dorën e saj të vogël dhe me gishtat e gjatë dhe e vendosi mes të tijave.

"Babi,po babi pse nuk erdhi?"

Prapë heshtje.

"Po rri me mamanë!"iu përgjigj kësaj rradhe gjyshja.

"Po këtu tek mua pse nuk ka ardhur?"prapë një pyetje të cilës ata nuk i përgjigjeshin dot...

Të nesërmen

Disa ulërima e zgjuan nga gjumi i thellë.Ishte gjyshja.Çfarë thuantë kishte ndodhur?
I thirri të gjithë por asnjëri nuk po i përgjigjej.

Atëherë vendosi të çohej vet.Hoqi serumin dhe doli nga dhoma ku ishte.
Më pas u orientua prej ulërimave derisa arriti në reanimacion.Ulërimat sa vinin e bëheshin më të forta.

U fut dhe pa gjyshen e cila kishte vemdosur kokën mes duarve dhe vazhdonte ulërimat ndërsa babai ishte ulur në gjunj dhe po qante pa zë.Luka ishte ngjeshur në mur dhe po e godiste me sa forcë kishte.

Ajo iu afrua.

"Çfarë ka ndodhur?"dhe iu afrua dhomës ku gjendej ajo.

Mamaja e saj ishte shtrirë atje dhe sytë i kishte mbyllur.Dukej shumë e qetë...

"Çfarë ndodhi?"

Pastaj pa nga kompjuteri ku tregoheshin rrahjet e zemrës(nuk ja mbaja mend emrin😂).
Zakonisht vija duhej të ishte e çrregullt,por atje ishte e drejtë...

"Mami!"tha dhe ngjeshi dorën tek xhami...

Luka iu afrua.

"Çfarë po bën ti këtu?"iu afrua Luka dhe me krahët e tij të fuqishëm tentoi ta merrte me vete.

"Maaaaaaaaaaaa!"ulëriti dhe ngriti të gjithë spitalin në këmbë.

"Ana eja me mua!"

"Joooooooooooooo do rri me mamin!"i tha ajo dhe filloi të përpiqej pa pushim nga krahët e tij.

Edhe disa infermiere erdhën për ta çuar në dhomë por ajo nuk mbahej më.

Papritur filloi të ndihej keq...Shikimi iu errësua dhe në moment u plandos në shesh.

"Ka hemorragji!"

                                            _____________________________

Gjykim i keqWhere stories live. Discover now