"Çfarë dreqin po thua!"i bërtiti.
"Po të them që duhet ta bësh vajzën e Xhovanit të bjerë në dashuri me ti!"iu përgjigj Xhulianoja(xhuli),krejt i qetë.
Dantja i tronditur nga ato që sapo i tha iu përgjigj:
"Mos të dukem gjë si zari jot që të më hedhësh si të duash?"
"E kuptoj që nuk do ta bësh,por a do të mundesh që ta refuzosh ofertën time?"
"Dhe cila qenka oferta jote?"
Xhulianoja morri frymë thellë dhe i tha:
"Do të të dorëzoj ty drejtimin e familjes!"
"Çfarë?"tha Dantja akoma më i habitur nga fjalët e të atit.Xhulianoja asnjëherë nuk e kishte çuar nëpër mend që tia dorëzonte dikujt drejtimin e familjes,aq më pak atij,djalit të padëshiruar.Vetëm në qoftë se ai kishte plane të tjera...
"Po më dëgjove shumë mirë,do të të dorzoj ty gjithçka!"iu përgjigj Xhulianoja(xhuli) pa asnjë shprehi në fytyrë.
"Ti ke luajtur mendsh!"i tha Dantja dhe u nis për te makina e vet.
U largua me aq shpejtësi sa mundej.
"Më thuaj për vendimin tënd!"dëgjoi zërin e Xhulianos që sa vinte e bëhej më i ulët.
"Vafsh në djall!"bërtiti Dantja.
_________________________________
"Ah more djalë çfarë dreqin bëre!"filloi ti bërtiste Xhovani Lukës.Por Luka ishte krejt mospërfillës dhe mbështeste fort atë të vetën.
"I thash atë pë meritonte baba!".Luka ishte inatosur keq dhe disa damarë kishin filluar ti dukeshin përherë e më shumë.
Babai i cili nuk e duronte dot kur Luka i ngrinte zërin ia futi me shpullë.
"Ashtu e ke ti..."i tha Luka i cili morri pallton dhe doli nga restoranti.
"Luka..."Ana rendi mbas tij.
"Luka o kafshë prit!".Luka u kthye.Mesa dukej epiteti kafshë kishte një farë magjie tek Luka.
"Çfarë do?"
"Mos ik!"iu përgjërua.
"Si të mos iki a nuk e pe se çfarë bëri ai!"
"Luka edhe ti e teprove me birin e Xhulianos!"
Luka që nuk e priste këtë reagim nga Ana(Oooooooooo Ana,oh no no no ana.Sorry!Sërish 5 minutsh autori 😅).
"Si e teprova,ai e tejkaloi kufirin!"
"Uaaa vërtet?Çfarë bëri?"
Luka ngeli në heshtje.
"Kot sta kam vënë emrin kafshë una!"i tha Ana duke qeshur.
Luka rrotulloi sytë.
"Më duhet të iki!"tha dhe u largua.
__________________________
Sapo u futën në vilën e tyre.Ana po mbante për krahu gjyshen e saj dhe e ndihmonte të ecte ndërsa babai iku pa i thënë as natën e mirë!(Ntn).
E çoi në dhomë dhe pastaj iku tek e veta.
Hoqi atë dreq fustani të ngushtë dhe veshi pizhamat e saj.Akoma me Winx-at.Nxorri një herë ditarin për të shkruar ndonjë gjë por nuk kishte ide në mendje.
Pastaj iu kujtua i biri i Semeraros.
I kujtua elektriciteti mes tyre,si u drodh kur ai i puthi dorën,shikimet që i hidhte herë pas here...
Për dreq nuk po i dilte nga mendja...
___________________________
Ishte mëngjes ora 7 fiks.Danteja sapo ishte zgjuar.Morri në telefon Fabion.
"Aaaaaalooo!"u përgjigj Fabioja nga ana tjetër duke gogësitur.
"Fabio eja tek apartamenti im menjëherë,!"
"Oooo more po është akoma shpejt!"
"Tani"
"Mir o mir se na çave k**in!"
"Gjej dhe informacion për të bijën e Xhovani Kristos!"
"Okej!"i tha Fabioja dhe ia mbylli telefonin.
Priti gjysmë ore derisa zilja e derës ra.
"Hyyyyyyyr!"i bërtiti.
Para tij u shfaq Fabioja me sytë e skuqur dhe akoma i përgjumur.
Në dorë kishte disa dokumenta."I more ato që të thash un?"e pyeti.
"Po!"dhe i dha dokumemtat.
Danteja i morri dhe filloi të lexonte.
Emri:Anastasia Kristo
Mosha:22 vjeçe
Datëlindja:12 janar 1998
Atësia:Xhovani Kristo
Lidhje të tjera familjare:Esmeralda Kristo(e ëma)Xhanluka Kristo(i vëllai).
Arsimi:E diplomuar në filozofi
Lidhje dashurore:Asnjë
Jeta e saj:Ka lindur në Tiranë më vitin 1998 dhe është vajza e vetme e Xhovani Kristos.Që e vogël kishte talent në muzikë,kërcim dhe filozofi.Ka shkuar në kurs puanoje,kurs baleti klasik dhe kurs violine.
Gjimnazin dhe 9-vjeçaren i ka mbaruar si nxënëse ekselence.
Kur mbushi 15 pësoi një aksident automobilistik me të ëmën e saj.Arriti të shpëtonte por mamaja e saj vdiq.Pas kësaj ngjarjeje ajo filloi të mbyllej në vetvete dhe ka tentuar 2 herë vetvrasjen."Vetëm kaq?"e pyeti i mëndyshur Fabion.
"Po vetëm kaq!"
Ishte i bindur se në jetën e saj kishte më shumë seç thuhej në letër...
Morri në telefon të ashtëquajturin babain e tij.
"Po!"u dëgjua zëri i Xhulianos(Xhuli).
"Unë e pranoj ofertën tënde!"
Fund i pjesës së dytë!
Si ju duk?
E di ishte i shkurtër dhe kot fare por mos u shqetësoni.Nga vazhdimi e tutje pjesët do të jenë më të gjata dhe më të bukura.
Bëni vote dhe komente.
Kësaj rradhe nuk po ju them të bëni share.Dmth
Bëni share se ju shqeva në mes!👿😈
Bye bye!
YOU ARE READING
Gjykim i keq
RomanceDëshira e saj më e madhe ishte që të arratisej nga bota e saj. Qëllimi i tij i vetëm ishte hakmarrja. Një ujdi i bashkoi fatet e tyre një herë e përgjithmonë duke i futur në një rrugë të errët e të panjohur,plot me sekrete... A do të arrijnë dot ata...