Kapitulli 2: Bota do i shembej mbi koke

191 35 173
                                    

Ne mbremje u shtriva ne krevatin tim por merrja fryme me veshtiresi. Syte e kishin te pamundur te mbylleshin persa kohe mendja ishte akoma ne zenka e vogel qe pata me Moniken. Gjithmone i kisha premtuar vetes qe heres tjeter qe do debatoja me te nuk do merzitesha shum por ishte e pamundur. Tek e fundit ishte motra ime, gjaku im dhe fryma qe me mbante gjalle. Gjate zenkes, ajo kishte marre pak ajer prej meje, ndoshta prej frymes qe harxhova duke u zene me te, nga arsyet qe kisha per te mbrojtur veten time, ose ndoshta sepse lendohesha aq shum kur zihesha me te, edhe pse keto zenka ishin te shpeshta.

I premtova vetes qe tani do flija. Ktheva krahun dhe mbylla syte por nje zhurme e cuditshme i hapi perseri.

- Mesa duket sot askush sdo qe un te fle i qete.

Zhurma filloi te behej me e forte dhe dukej sikur therriste emrin tim. U afrova prane dritares. Sapo hapa perden kur menjehere tek perpara dritares kaloi nje mace e zeze qe ma ngriu gjakun. U mundova te bertisja por e mbylla fort gojen me duart e mia.
Ja pra edhe djemte tremben, sidomos nga nje mace e zeze ne mesa te nates qe del papritur.
Por zhurma vazhdonte dhe nuk vinte nga dritarja por nga dhoma ngjitur me mua. Hapa deren lehtaz qe mos behej zhurme. U afrova prane deres se dhomes tjeter dhe vendosa veshin prane saj. Ndoshta degjoja dicka, edhe pse ishte jashte karakterit tim ta beja kete gje. Por ndodhia e asaj darke ma turbulloi mendjen dhe mi erresoi syte. Doja me patjeter te zbuloja dicka te re qe te mund ti hidhte drite boshllekut dhe misterit qe kisha ne mendje. Zemra me rrihte fort ate cast, fundja cfare do mendonin familjaret nese me shihnin qe po pergjoja. Do turperohesha tej mase. Megjithate kureshtja ishte me e madhe se frika. Befas degjova zerin e mamase:

- Situata po na del jashte kontrollit Llazar, duhet te kishim treguar te verteten me pare.
- Sara e dashur, smund ta bejme kete Maksi do ishte merzitur tej mase... dhe qe po e mendoj cfar merzitje them un, do i ishte shembur bota mbi koke.
- Por do ishte mir sikur...

Befas dicka shkela ne toke dhe krijova nje zhurme te cuditshme qe theu heshtjen makabre te atij momenti. Gjaku me shkoi ne fund te kembeve megjithate mendja drejtoi trupin dhe kembet me cuan menjehere ne dhome. Me ngadale, hyra ne shtrat dhe mbulova koken pak me batanije.
Dera e dhomes time u hap, dhe brenda hyri babai. Fillova te aktroja sikur flija dhe ndoshta babi u genjye nga veprimi im. Megjitheate dera u mbyll dhe un hapa syte. Ato shihnin vetem erresire ndersa mendja mundohej te deshifronte kuptimin e fjaleve te prinderve. Cfare donin te theshnin ata me ato fjale? Cili ishte sekreti? Pse do me shembej bota mbi koke? Pse po jetoja midis gjithe ketyre mistereve?...
O Zot koka po me pelciste nga gjithe keto pyetje.
Megjithate une do e gjeja dhe do zbuloja gjithcka. Midis mendimeve dhe pyetjeve syte u mbyllen per nje cast. Dhe mendja fluturoi ne nje tjeter bote.

....

Dikush po me ndiqte, fryma po me merrej megjithate vazhdoja te vrapoja pa kthyer koken pas. Nuk e dija nga kush po ja mbathja. Vetem vrapoja. Syte i hoqa nga rruga dhe u pengova ne nje gur. Rrashe nga nje humnere e larte dhe isha akoma ne ajer kur me del imazhi i Monikes perpara.

- Monika, me mbaj se po bie.- po i ulerisja asaj me gjithe forcen time.
- E kush je ti per mua qe ta bej kete gje?
- Monika e kupton cpo thua?
- Hahahaha. - filloi te qeshte ajo perpara fytyres sime gjithe gezim a thua se po festonim karnavalet aty.
‐ Monikaaaaa...- bertita une fort..

...

... dhe gjumi me doli. Trupi me ishte mbuluar gjithe djerse. Ishte ora 4 e mengjesit dhe perseri renkoja sikur nuk mbushesha dot me ajer. Pse ne nje dite po me ndodhnin gjithe keto. Cfare po me ndodhte mua?

Zemra vazhdonte te rrihte fort por une u shtriva ne shtrat dhe u mundova te flija perseri. Nuk e di a me zuri gjumi apo jo, vetem di se veshi im u ngacmua nga zilja e mallkuar e telefonit te atij mengjesi.

Si gjithmone ajo me zgjonte per intervisten e rradhes qe kisha per pune. Po ngrihesha nga shtrati me pertese se e dija qe do ishte nje tjeter zhgenjim. Me thene te drejten, mendja ime nuk ishte fare tek puna ate mengjes, ajo fluturonte neper skutat e errta dhe te mistershme te sekreteve qe po me torturonin qe nga dita e djeshme.
U bera gati shpejt e shpejt, lava dhembet mora karten e identiteti, cv dhe u nisa pa pershendetur asnje nga shtepia.

Isha rruges kur me filloi nje ndjesi e cuditshme sikur kisha harruar dicka te rendesishme pa bere. Por mendimet mbi naten e djeshme nuk me linin te mendoja aspak. Me dukej se po cmendesha kur befas degjoj nje ze te nje djali ne rruge:

- Moter eja ketu mos kalo rrugen e vetme.

U kujtova. E pamundur. Kisha harruar ti uroja rruge te mbare Monikes. Cfare po me ndodhte keshtu?
U ktheva dhe nisa te vrapoj, mesa fuqi kisha per ne shtepi, me canten ne dore dhe goten plastike te kafese qe e kisha blere vetem pak sekonda me pare tek coffee shop-i ngjitur me godinen ku duhej te paraqitesha per intervisten. Mendja ime ishte vetem tek motra ne ato momente. Telefoni po me binte po un nuk e ndjeja, vetem vazhdoja te vrapoja. Fryma po me merrej por lodhje spo ndjeja. Nuk po shikoja rrugen kur u pengova diku qe as vete se pashe dhe u rrezova.
Kafeja u perhap gjithandej bashke me letrat qe kisha ne cante.
- Une sjam i ngathet vetem ne enderr. Une rrezohem edhe ne realitet...Nejse

Nuk pyeta ne u vrava apo jo. U ngrita mblodha gjithcka dhe fillova te vrapoja perseri. Syte e hutuar nuk e pane qe kisha harruar pa marre nje dokument te rendesishem qe me duhej per intervisten dhe per veten.

Megjithate vazhdova te vrapoj duke e mbajtur mendjen vetem tek shtepia dhe tek fakti a do arrija ne kohe te takohesha me Moniken.
Syte e mi nuk po shikonin as rrugen teksa kembet me shpune ne bulevardin qe me ndante nga shtepia. Ato nuk e pane makinen qe po vinte me shpejtesi drejt meje dhe papritur gjithcka u erresua ashtu sikurse nata e djeshme, ashtu sikurse humnera ku rrashe ne enderr...

...
Ne momente te tilla jeta te kalon para syve. Edhe une nuk kisha perjashtim.

Por, a shpetova apo ky do jete fundi im?

When the Heaven meets the Hell [shqip]Donde viven las historias. Descúbrelo ahora