2

472 61 106
                                    

Pa nga gjyshja e saj qe flinte dhe me pas hodhi syte nga faqja e pare qe kishte shkruajtur.Dukej mire.Kush mund te ishin Luna dhe Danilla,pyeste veten gjate gjithe kohes.

Ishte e sigurte qe gjyshja e saj ne te vertete quhej Luna.Edhe pse gjithe jeten e saj e kishte njohur me emrin Katerina,ajo copez historie e beri te kuptonte se Danilla ishte vellai i saj,pasi njehere e kishte pare teksa qante nen driten e henes e ne dore mbante nje foto ushtari dhe kishte permendur nje emer:Danilla.

Ndonese atehere nuk e kishte kuptuar arsyen, tashme e dinte.Danilla ishte pjesa e thyer e gjyshes se saj.Nje pjese qe nuk u ngjit kurre.Nje gjysme zemre qe u varros ne tokat e Rusise dhe mbeti atje pergjithmone.

I ishte bere koka lemsh me tere ato aludime.Nuk do e shprehte natyren e saj kureshtare por do priste vazhdimin e historise.Ishte e sigurte qe gjyshja e saj do ia tregonte te tere historine sic duhej.Duhej vetem pak durim.Pak durim qe te zbulonte misterin.

Nje telefonate e nderpreu nga mendimet.Kishte vene re qe kohet e fundit hutohej neper mendime keq.Shtypi butonin per t'iu pergjigjur telefonates.

-Po mami!...Jemi mire!...Gjyshja eshte mire.Gjendja eshte e stabilizuar...Nuk e di!Doktoret s'me kane dhene nje pergjigje konkrete....Po,do te te telefonoj me vone!...Edhe une te puth!

E mbylli ate telefonate dhe hapi dhe nje here laptopin e saj.I pelqente si fillim.Ishte e perfshire aq shume ne ate konkurs por ne fakt i pelqente historia tashme.Nuk do gjente nje rast te tille serish.Nje histori gati gati 80 vjecare e vjeter.Pa nga gjyshja e saj qe flinte dhe merrte fryme lehte.

I kujtohej mire gjyshja e saj kur ishte e vogel.Ajo grua qe bente kulace ruse,qe kendonte nen ze kenge te vjetra ruse dhe qe i tregonte perralla per kreshnike.I kapte gjithnje floket e thinjur topuz maje kokes dhe kishte qendrim te drejte si qiri.Nuk fliste shume por buzeqeshte gjithnje embel.  Ndonjehere e shihte dhe te menduar me nje gjendje melankolike stampuar ne fytyre.Per jeten e saj te shkuar nuk fliste kurre.

Mamaja e Viktorias ishte e serte ndryshe nga gjyshja e saj qe pavaresisht se nuk fliste shume,kishte nje fytyre te embel qe perconte ngrohtesi.Kishte tipare si gjyshja e saj,floke te arte e sy te medhenj jeshile,lekure e bardhe dhe buze flake te kuqe,tipare te trasheguara dhe tek Viktoria.

Gjyshin se kishte njohur kurre.Kishte vdekur para se ajo te vinte ne jete.I vetmi person qe gjyshja e saj i fliste perhere.Kishte dashur ta njihte.

Kishte vetem nje pyetje qe i vertitej ne koke:Pse gjyshja e saj ishte perpjekur te fshinte kaluaren,madje dhe vete identitetin e vertete te saj?Kishte shume per te mesuar rreth gruas qe e rriti.Rreth gjyshes qe mendonte se e njihte.Ate dite kuptoi se ne te vertete ajo nuk njihte asnje.Madje as vete veten e saj.

Priti derisa gjyshja e saj mori mjekimet e nevojshme e me pas hapi laptopin per te disaten here dhe u pergatit per kapitullin e rradhes.

***

Stalingrad  1930

Ishte nje nga ato ditet e fresketa te pranveres.Pemet kishin lulezuar e ai flladi pranveror vallezonte ne ajer.Lulet kishin mbire kudo si ti benin me dije botes se tashme ishte koha e tyre per te treguar se kjo stine u perkiste atyre.Zogjte fluturonin si te calerdisur nga njera peme ne tjetren e cicerimat e tyre lajmeronin se tashme pranvera ishte aty.Bari kishte gjelberuar gjithandej dhe ai tapeti i gjelber te kenaqte syte.

Ne ate kornize te bukur pranverore gjendeshin dhe ata te dy,te ulur poshte hijes te pemes se molles,duke bere detyrat e dites.

Luna shfryu e merzitur dhe largoi fletoren nga vetja duke u shtrire ne barin e gjelber.Nuk i behej vone per fustanin qe po e ngjyroste me te gjelbren e barit.Hoqi kepucet dhe i zhyti kembet ne bar.Mori fryme thelle dhe pa qiellin e kalter pa asnje re.

Dashuri ne kohe lufteWhere stories live. Discover now