Stalingrad 1939
Ishte gusht.Nje nga ato ditet e nxehta te veres qe te merrnin frymen.Luna i donte ditet e nxehta te veres,packa se ajo ende nuk e dinte c'ishte vertet nje dite e nxehte,por per sa i lejonte ajo klime e ashper ruse,per te ishte nje dite e nxehte vere.Po shijonte ate perendim dielli.Po mendonte rreth filozofise se natyre,sesi dielli dhe hena ndiqnin ate rregull duke pasuar njeri-tjetrin.Ne fillim dielli e me pas hena,e keshtu vazhdonte ky rregull dite pas dite,vit pas viti,mijevjecari pas mijevjecari.Ashtu,duke u perpjekur te gjente enigmen e atij rregulli natyror,degjoi hapa te rende neper shkalle.
Per here te pare ne ato 18 vite pa babain e saj jashte mase te shqetesuar.Vertitej neper sallon duke kaluar duart neper floke.Shenje qe tregonte se ishte i stresuar madje.
-Pasha,cfare ka?Pse je ne kete gjendje?-e pyeti Dijana e merakosur per te.
-Nje lufte!Se shpejti do kemi nje lufte Dijana.Na duhet te largohemi.Para se te na kerkojne per ushtare.-tha i frikesuar dhe Lunes i iku ngjyra e fytyres.S'kishte shume qe bota kishte rene ne qetesi pas luftes se pare e tashme po pergatitej per nje te dyte.Por ajo c'ka e vrau me teper ishte braktisja e shtepise.
Ajo shtepi permbante te gjithe shpirtin e saj.Ne cdo cep te asaj shtepie ishte nje pjese nga vetja e saj.Ajo shtepi ishte deshmitare e hapave te saj te pare,e fjaleve te para,rritjes se saj.Ishte deshmitare e gjithe atyre viteve qe kishte kaluar aty.E nuk deshironte qe ajo shtepi te mbetej nje varreze pas ikjes se tyre.
Me pas ishte dicka qe e vrau akoma dhe me shume.Babai dhe Danilla ne lufte.Te shkoje ushtar ishte njesoj si te niseshe drejt nje vetevrasje.
-Pasha,je i sigurt per kete?-e pyeti Dijana me gjysme zeri.Pasha pohoi me koke dhe ajo leshoi nje pasthirrme frike.
-Pasha,lufta e pare qe tragjike per mua.Nuk dua te perjetoj serish ate dhimbje.-lotet i mbuluan fytyren dhe Pasha e shtrengoi fort ne krahet e tij.Luna qendronte ne nje cep e heshtur.Ishte shume per te.I gjithe ky lajm ishte jashtezakonisht shume per te.
-Do largohemi ne Amerike sapo te me jepet mundesia.Asgje s'eshte e qarte ende.Jane hipoteza akoma.Por eshte e sigurt.Italia dhe Gjermania po vihen ne levizje.Kam degjuar qe Gjermania po pergatitet per dicka te madhe por s'kam marre vesh me shume informacione.Ama e di qe dicka e keqe do vije.Do vije dicka aq e madhe sa do leje gjurme te thella ne histori.-ishte i bindur ne ate qe thoshte.Sikur ta dinte se cdo behej.
Luna kishte dashur gjithmone te shkruhej neper librat e historise per dicka.Shkruante poezi,qe nje dite ato poezi ta vendosnin emrin e saj neper libra,ne menyre qe shpirti i saj te mos vdiste kurre.Te bente pjese ne nje ngjarje historike si kjo i dukej emocionuese.Por ishte nje vajze e re qe ende nuk e dinte fjalen 'jete'.Qe per te qene nje figure e shquar historike si fillim duhej te sakrifikonte shume.Por a ishte ajo gati te sakrifikonte?Kete gje se dinte ende,por vite me pas mund te thoshte qe ishte penduar per cdo enderr qe kishte enderruar ne ate kohe.
-Pasha,ti e di qe s'do te te lene te ikesh.Si kryebashkiak i ketij qyteti do e kesh te veshtire te largohesh.
Cdo gje duhej marre ne konsiderate.Pasha kishte influence ne ate vend por ajo influence nuk do e lejonte te shpetonte koken ne momentin qe qyteti i tij do kishte me shume nevoje per te.Pasha ishte frikacak,nje burre qe kishte frike vdekjen.Dijana ishte nje grua qe kishte humbur shume ne jete e si pasoje nuk donte humbje te tjera.Luna ishte nje vajze,ende e vogel per tema kaq te medha e delikate si mbathja nga fushebeteja.
-E di,por do largohemi fshehtas.Sapo lufta te nise do behet nje katrahure e vertete ketu.Ndaj duhet te largohemi ne kohe sepse sapo lufta te nise jemi te mbaruar pastaj.
Po trembej nga fjalet e tyre.E kishte menduar jeten fushe me lule,por sa keq qe ne te vertete ishte nje mocal me balte,qe sa me shume vazhdoje aq me shume perlyheshe me balte.
Pasha kishte vene te gjithe letrat e tij ne loje,kishte bere c'ishte e mundur per te siguruar nje arratisje per ne Amerike.Por asgje s'kishte qene e mundur.Asnje anije nuk merrte persiper te ndihmonte ne arratisjen e kryebashkiakut,sado qe ky i fundit u thoshte se ishte nje udhetim punesh politike.Ndonjehere njerezit arrinin te ndjenin rrezikun.Dhe shfaqja e kryebashkiakut neper porte dallonte menjehere rrezik.
E ndersa vera ishte harruar tashme,vjeshta kishte vene kembet ne ate qytet.Lufta kishte nisur.Polonia ishte pushtuar,Gjermania kishte filluar me pushtimin e fuqishem te saj.Nderkohe ruset e kishin mbledhur mendjen se ishin te mbrojtur,se ishin aleatet e nazisteve.Pa e ditur,bota po futej ne nje lufte te tille qe do ishte shkaterruese.
Pasha hante cdo dite veten me dhembe duke pritur fundin e asaj lufte.Deshironte qe ajo lufte te merrte fund nje here e mire.Kishte qene per 2 vjet ushtar,nuk do deshironte serish ta rijetonte ate pervoje.
Luna nuk ishte me e verber ndaj ngjarjeve qe po ndodhnin.E dinte rrezikun qe po u kanosej.Lufta ishte lufte.Nje lufte per mbijetese dhe ekzistence.E tille do ishte ajo.Ose nje lufte per te vdekur.Vdekja do ishte e pashmangshme ne ato vite.Vdekja do kishte goxha pune ne ato vite.Axhenda e saj do ishte gjithmone plot.Plot shpirtra qe do kalonin neper duart e saj.
Luna kishte frike.Kishte frike te ishte pjesemarrese ne nje periudhe te tille.Lufta sapo kishte filluar e demet ishin te medha.Kishte qene gjithnje nje nga ata njerezit qe deshironte qetesine dhe paqen neper bote.Kjo katrahure qe po ndodhte, po ndoste deshirat e saj.Nuk i lexonte me gazetat,as radion nuk e degjonte me.Kishte vendosur te priste deri ne mbarimin e asaj lufte te cmendur per pushtet.Per nje te marre duhej te sakrifikohej nje bote e tere.
Edhe sa duhej te duronte bota per tu cliruar?Anembane po derdhej gjaku,anembane po shkaterroheshin popuj.Qytete,fshatra,shtete te bera shkrumb e hi.Kjo ishte lufta qe do hynte ne histori?
Luna kuptoi qe lufta nuk ishte koha e pershtatshme per te bere historine.Ishte koha e pershtatshme per te mbijetuar.Pasha siguroi rezerva ushqimore per nje vit te tere,nje plus i familjeve te pasura.Nderkohe te varferit thjesht do vdisnin nga uria.Kjo gje e bente Lunen te ndihej keq.Me kalimin e viteve kishte mesuar te ndiqte rrugen e drejte,edhe pse drejtesia ishte dicka qe ishte harruar tashme.E nuk i dukej e drejte qe nderkohe qe ajo mbushte barkun,aty jashte kishte femije qe vdisnin te uritur.
"Gjithcka eshte e lejuar ne dashuri dhe ne lufte!"-i tha i ati kur ia kishte permendur se c'ka mendonte rreth familjeve te varfera.
Ishte dashuria prezente ne lufte?Kishte cifte qe dashuronin kur bombat shkaterronin boten?A do mundej dashuria t'i mbijetonte atij kaosi?Do ishte dashuria rruga e zgjidhjes se luftes?
Librat me poezi,romanet romantike,autoret e poetet e dashuruar me siguri nuk kishin perjetuar nje lufte te vertete.Te pakten keshtu mendonte Luna.
Tatjana dhe Danilla shiheshin rralle here.Frika se mos ndonje bombe u shperthente ne koke ishte me e madhe se dashuria e tyre.Pra,nuk triumfonte dashuria,por frika.Ose ndoshta thjesht nuk ishte nje dashuri e vertet.Luna betohej qe per ata qe donte me shume do rrezikonte cdo gje,perfshire dhe jeten e saj.Por sa ishin aq guximtare sa Luna?
Bota kishte humbur sensin.Nuk kishte me ngjyra.Kishte tym,hi dhe erresire.Nje ajer i ndotur qe po helmonte cdo gje.
Njerez te frikesuar e te alarmuar.Vdekje te panumerta.Dhe kapaku i gjithckaje:ndjekja e hebrenjve.Ne ate qytet kishte plot familje hebre.Qe kur degjuan se c'po ndodhte me shtetet fqinje u ngujuan ne shtepi.Pyesnin veten se kur do vinte dhe dita e tyre.Ne ate kohe njerezit vdisnin nga cdo gje:frika,stresi,bombat,armet.Ishte thjesht fillimi.Gjithcka,cdo dem do zbulohej ne fund.Ne fund bota do kuptonte se c'tmerr sapo kishte perjetuar.
YOU ARE READING
Dashuri ne kohe lufte
RomancePa perreth.Qyteti i saj i lindjes ishte shnderruar ne nje qytet fantazme.Gelltiti lotet dhe pa nga varesja e saj me gjysmehene.Disa pika lote rane pa deshiren e saj.Ngriti syte nga qielli i piste dhe pa me inat,sikur fajin ta kishte ai.E dinte qe me...