New York 2002
Lexoi e lodhur faqet e fundit qe kishte shkruajtur.Ora shenonte 10 pa 5 dhe ajo ende po qerronte syte mbi kompjuter.Ende nuk kishte mbaruar me pjesen dhe kishte ende shume pune per te bere.
Jashte fryente ere dhe binte shi.Shiu perplasej egersisht pas xhamave dhe linte vijen e holle te ujit pas.Era buciste si e cmendur jashte duke u ngaterruar me pikat e ujit.Qielli bertiste dhe leshonte vetetimat e tij i inatosur.Moti dukej i zemeruar.Ajo se kishte dashur asnjehere kete mot.Sonte do i duhej te flinte aty.Jashte ishte e pamundur te dilje.U kerkoi infermiereve nje batanije te holle dhe u shtri ne ate minidivanin e vogel qe ndodhej ne dhomen e gjyshes se saj.
-Per fajin tim mbete ketu.-degjoi zerin e dobet te gjyshes.Ngriti syte dhe buzeqeshi embel.
-Nuk e kam problem te fle ketu.-iu pergjigj sinqerisht.I mjaftonte te qendronte prane gjyshes se saj.Rregullonte batanijen dhe u mbulua deri ne gryke me te.
-E di,ne kohen kur luftonim flinim te gjithe ne toke,ngjitur afer njeri-tjetrit per te mbajtur trupin ngrohte.Mbulesat ishin te pakta dhe nuk ngroheshim dot sa duhej.Prandaj perdornim temperaturen e njeri-tjetrit per te qene ngrohte.Ne ato kohe enderroja vec per nje jastek dhe per nje dyshek.Thosha qe kur te mbaroje lufta,gjeja e pare qe do beja ishte te blija nje shrat.-zeri i doli melankolik.Mes kujtimesh syte e tradhetuan.Nje pikez loti kaloi nder faqe.Edhe lotet ishin lodhur.Edhe syte ishin lodhur duke qare.Por mbi te gjitha zemra e saj ishte lodhur duke vuajtur.
-Mendoja se si do ishte jeta ime pasi lufta do mbaronte.Ne darke kur te gjithe mblidheshin rreth atij zjarri te dobet,behej apeli.Therriteshin emrat e te gjitheve qe kishin qene te pranishem nje dite me pare.Cdo dite dikush mungonte.E tek ai emer hiqej nje vize.Ne,qe ishim emde gjalle luteshim qe te mos ishte emri jone qe do hiqej te nesermen.Pavarsisht sesa e frikshme ishte ideja e te mbeturit gjalle,une ende shpresoja.Shpresoja se do ia dilja mbane.Do isha aq e forte sa per te mos i lene te me mposhtnin.Une ia dola por...shume te tjere jo.
-Une te adhuroj per guximin qe ke gjyshe.Kur shkruajta pjesen me Vilhelmin kuptova se ti je nje person i vecante,je luftetare ne shpirt.Lufton per ate qe te duket e drejte dhe per ate qe te perket me te drejte.-e shihte gjithe adhurim e dashuri ate grua plake,qe perpos viteve qe kishin kaluar,se kishin mposhtur dot.
Luna qeshi dhe syte e gjelber i moren nje shkelqim te lehte.
-Kur u njoha me Vilhelmin ka qene ne nje nate te tille...
Stalingrad 1942
Po shkonte drejt shtepise.Qekur kishte nisur te punonte si infermiere ne spital,ardhjet ne oret e vona ishin bere te zakonshme.Kishte qene nje dite teper e lodhshme.Kurre se kishte imagjinuar veten si nje infermiere,mendonte se e kishte zet gjakun.Por ishte mesuar.I mjekonte me durim e perkushtim ata ushtare te rinj.
Ate nate binte shi me pika te medha.Frynte dhe ere dhe ajo pallto se ngrohte si duhet.S'kishte marre as cader.Ishte lagur deri ne palce dhe deri sa te shkonte ne shtepi do ishte bere qull.Ecte me te shpejte dhe nuk e kthente koken neper rrenojat e qytetit.Ajo pjese ishte shkaterruar plotesisht kurse periferia ishte ende ne gjendje te mire.Te pakten ajo e kishte ende nje shtepi.Neper rrenoja kishte familje qe kishin futur koken per t'iu mbrojtur dimrit qe po vinte.Kishte kaluar nje muaj qe nga dita kur ishin pushtuar.Nje muaj qe i perngjante ferrit.Jetonin cdo dite nen bombat qe hidheshin nga ajri.Jetonin nen lekundjet e forta te tokes,e cila dridhej si te thoshte mjaft.Qielli ishte nxire nga tymi i vazhdueshem.Ai qytet ishte nje qytet pa ngjyra tashme.
Duke nxituar aq shume per te arritur ne shtepi nuk i vuri re ata 3 gjermane qe po ecnin te pire neper rruget e qytetit,ne ate zone qe tashme ata e konsideronin te tyren.Kur degjoi zerin e tyre te larte,qe kendonin kenge patriotike,u fsheh pas nje pallati gati te rrenuar.Priti derisa zeri i tyre s'u ndje me dhe doli nga ku ishte fshehur.Po shihte nga rruga ku ata sapo kishin kaluar per t'u siguruar qe s'ishin me aty.Ishte zeri i dikujt qe e beri te hidhej perpjete nga frika.
YOU ARE READING
Dashuri ne kohe lufte
RomancePa perreth.Qyteti i saj i lindjes ishte shnderruar ne nje qytet fantazme.Gelltiti lotet dhe pa nga varesja e saj me gjysmehene.Disa pika lote rane pa deshiren e saj.Ngriti syte nga qielli i piste dhe pa me inat,sikur fajin ta kishte ai.E dinte qe me...