Dua të jetoj, që të vdes me ty,
i mbështjellë me dashurinë tënde,
të vështrohemi gjersa të fiket drita
dhe njeri-tjetrin të kemi në mëndje.Të largohemi nga kjo botë pa u ndjerë,
të munduar prej jetës, të lodhur.
Me pak trishtim: nga ndjenja
për njeri-tjetrin, ende të pangopur.9Të betohemi se do të jemi bashkë,
në natën e errët dhe pa dritë,
ku s’do flasim, s’do të ndjejmë më,
në gjithësinë që të ngjall frikë.Dua të jetoj, që të vdes me ty,
mbështjellë me dashurinë tënde!