1

169 15 21
                                    

Porta e lartë kishte ngritur alarmin e arratisjes së njeriut me të rrezikshëm. Të gjithë trupat ushtarak e policor ishin vënë në kërkim të tij.
Kokat e shtetit kishin marrë dhenë, habiteshin se si mund të arratisej ai njeri kur siguria ishte kaq e lartë dhe rojet e pakorruptueshem.

Kishte vite që nuk shfaqte asnjë shenjë se do të largohej , qoftë dhe të kërkonte avokat apo të zihej me dikend.
Ai kish qëndruar i qetë pa i trazuar ujërat për dokrra se e dinte që dita e madhe do të vinte . Do të vinte dita e gjykimit ku çdo kush do të merrte hakun e tij .

- Kerkoni ne çdo vend të mundshem, qoftë dhe nëpër shtepi te rrenuara,- urdhëronte drejtori i burgut,- e dua të ma sillni qoftë gjallë apo vdekur!

Në atë moment zilja e celularit të tij bie, kur e pa emrin e shfaqur u bë dyll i verdhë. 
Një fytyrë i ikte e tjetra i vinte , shtrëngoi sytë e dhëmbët; me duar te cilat kishin nisur lëkundjet e para zgjati celularin dhe e hapi:

- Po z.Minister? - zëri i dridhej nga të bërtiturat që po merrte.

- Jo nuk ka vrarë e as ka lënduar askënd, është bërë si të thuash fantazëm.
As të burgosurit nuk e kanë parë fare sot, madje as ne sallën e ngrënies nuk ka shkuar,- mekja po i niste gjithnjë e me shumë.
E dinte se kjo punë ishte me zarar ndaj i dridheshin leqet e këmbëve.

Pas shumë kërcënimeve nga Ministri mbylli celularin e u lëshua rendshem në karrike duke liruar kollaren e cila po ia merrte frymën.

- Po tani Trifon ? Kushedi ku endesh për të marrë hak ndërkohë unë rrezikohem për kokën tënde.

U ngrit prej aty e iu bashkua të tjerëve në kërkim..

'''''''''''''''''''''

- Lajmi me i fundit , i burgosuri me i rrezikshëm i shtetit te Brikenbergut është arratisur këtë të mërkurë nga siguria e lartë.
Ai nuk ka lënë as gjurme, as të plagosur e mbi të gjitha asnje të vrarë.
Arratisja e tij mbetet ende një mister për të gjithë, ndërkohë kryeministri i vendit ka nxjerrë urdhër se kush tregon apo gjen vendodhjen e tij do të marrë një shumë prej 150 milionë eurosh. Bëhet fjalë për personin e koduar : Trifon.

Sa ironike! Vetëm për një të burgosur bëhet gjithë kjo çmenduri.
Pa sa të tjerë janë arratisur, ia kanë mbathur e asnje nuk ka bërë kërdinë siç u bë për Trifonin.

E pse? Sepse ia kishin frikën, ai dinte shumë , po aq shumë sa i duhej të paguante mbi gjakun e tij.
Kjo ishte ajo çka i kishte sjellë terbimin:gjaku i tij , pasardhësi, gruaja mbi të gjitha familja ishin dhunuar barbarisht çka kishte sjellë një vdekje të vuajtshme.

Fiku televizorin e shihte foton e djalit që kishte stërvitur. I vetmi nga nxënësit i cili nuk iu dorëzua kurrë, nuk i bënte të kundërtën, nuk ishte rebel. Ishte një fëmije që çdo kush do  ta donte, kurse tani ishte bërë një burrë që të gjithë e duan për ta vrarë.
I shpëtuan lotë, kishte mall po ai mall nuk ia shuante dot zemërimin që e kish kapluar.

- Pse duhet t'i mësoje ti këto gjëra? Pse të ranë të gjithë ty mbi qafë? Pse ? Pse ?- përplaste këmbët në karrigen me rrota e lotët preknin xhamin e kornizës. Ishte i moshuar e qante si fëmijë me ngashërim të madh .

I dhimbsej ai njeri, nuk e kishte evlatin e tij por i dhimbsej se ai nuk i bënte keq askujt. Ishte rritur me virtyte , vlera e moral të cilat u përmbysen në atë ditë të zezë kur i duhej të merrte vesh sekretet e errëta të pushteteve.

- Ah Trifon, kthimi yt në betejë do të të  sjellë shkaterrim ! - puthi xhamin dhe e afroi pranë gjoksit të tij duke e shtrënguar fort pas vetes.

KthimiWhere stories live. Discover now