2

67 13 5
                                    

Kishin kaluar pothuajse 3 muaj e asnje shenje e Trifonit. Dukej sikur e kishte përpirë dheu, mirëpo të tjerët ishin vënë në kërkim për të madje dhe njerëz të thjeshtë te cilët donin ato para.

Gjatë këtyre muajve ishte gjendur i vdekur në hotel bashkë me një nga femrat e tij, deputeti i Kuvendit të Brickenbergut. Vdekja e këtij të fundit kishte mbetur ende një mister pa u zgjidhur.
Ministrisë së Brendshme i ishte vënë flaka nga brenda, një pjesë e deputetëve kishin çuar familjet e tyre jashtë vendit nga frika por nga ana tjetër dilnin me dashnoret nëpër klube.

Gjatë një konference për shtyp Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun deklaroi se personi i cili kishte kaq kohë që kërkohej, do të endej i lirë. Ky vendim ishte marr papritur pa dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm.

''''''''''''''''''''''''''''''

Një nga klubet e natës  i ndodhur  në periferi të Otahos, ishte prenotuar në emër të djalit të Presidentit te Vendit , i cili kishte organizuar festë.
Në atë festë kishin ardhur të gjithë të rinjtë e midis tyre ishte dhe ai. I ulur pranë barit me një gotë uiski, shihte çdo lëvizje të mundshme, i dukej sikur po shihte një shfaqje ku njerëzit fillojnë të defrehen dhe humbasin arsyen.

Pranë tij u afrua një nga vajzat e barit, duke bërë lëvizjet e saj monotone. Hodhi sytë sa andej-kendej  për të parë se kush ishte ai që e kish derguar, mirpo në asnjë nga zonat VIP s'po ia mbushte syrin .
Vështroi njeher nga tavolinat e vogla e aty pa prenë e tij me të vogël që ia kishte ngulur sytë.

- Pra meqënëse po ngjitesh pas meje duke më lënë dhe djersën tënde, me thuaj sa para dha ai për të me marrë ndonjë informacion,- i afroi dorën ne floket e saj duke ia tërhequr pak më shumë tek duhet.

- Shiko këtu, nuk kam ndërmend të ha dru për ty sot, kështu që më lër te bej punen time. Kam klientë të tjerë që më presin ndaj mbarojm punë shpejt,- foli ajo duke ia barazuar sytë.

- Nëse do të mos dhunohesh bëj si them unë,- e qëlloi nën kofshë duke e tërhequr drejt dhomave ku kryheshin marrëdhëniet intime.

Ajo mori me vete dy gota bashkë me uiskin. Teksa hodhi uiskin në gotë një pluhur i bardhë doli nga vathi i saj . Pas saj ia zgjati duke iu afruar gjithnjë e me shumë.

- E di se ne të dy jemi një dyshe perfekte, - nisi të fliste në mënyrë brishtësie e filloi ti ngjitej perseri pas trupi.

- Shumë perfekt, ti qumesht kurse unë çokollatë e zezë. Pa me thuaj për çfarë të dërguan këtu? ,- nisi ti fliste ironikisht teksa bënte sikur pinte uiskin ku në të vërtetë e hodhi ne nje gote tjetër që pa aty.

- Me dërguan të të afrohem se me thanë se kishe vite pa parë femër me sy.

Trifoni bëri sikur u  trullos nga pija dhe humbi toruan , gje që i solli buzëqeshje vajzës pranë tij.

- Po ta fillojmë njeher ,- i hipi siper duke i vendosur duart e tij tek kofsha e saj,- pa me thuaj si po të duket?

Ai qeshi me të madhe dhe ndërroi pozicionet:

- Si pari  po të mbyll pak gojën që të mos bërtasësh  e këmbët që të mos me gjuash se duart i përdor për punë të tjera.
Së dyti regjistruesin që kishe vendos nen  kofshë e ke të fikur e nuk ke se si ti marrësh proven që kerkon.     Nuk e di pse të dërgoi ai cerri ty këtu e as nuk më intereson .
Ndiq vetem udhëzimet e mia ..

Pas dolën nga dhoma, Trifon bëri sikur po rregullonte rripin e pantallonave edhe u ul sërish në vendin ku ishte , ndërsa ajo doli pak më prapa me makeup gjysmë te prishur duke shkruar drejt tek derguesi i saj .

- Pra si shkoi?- hoqi sytë nga femra me të cilën po lozdrohej për tu kthyer qëllimit të tij.

- Shumë mire, madje si informacion me tha se jetonte dy lagje larg nga ketu dhe kishte dalë nga burgu falë ndihmës së nënës tënde. Madje kur e bëmë permendte emrin e saj dhe jo të gruas.

- Ai bir bushtre do të ma paguaj,- theu gotën pa e kuptuar e alkooli iu derdh mbi xhakete.

- Ah dhe diçka, me la porosi të të thoja : Ora e jetës karikohet vetëm një here dhe askush nuk e di se kur do të ndalojnë akrepat dhe ky është i vetmi moment që ke . Ose mbathja e mos bëj te fortin ose përballu me pasojat.

Vogëlushi u ngrit nga tavolina duke ia kapur fytin asaj e duke ia marrë frymën. Shante me zë të lartë duke bërë që dhe femra që kishte në krah të largohej e vendin e saj ta zinte ai, Trifoni vete.

Po shihte me mosbesim skenen, e duke qenë se ky çast po zgjatej shumë i preu kastin duke i rene prapa kofshes me shishe qelqi dy herë. Copat e qelqit iu nguliten aq fort sa ulërima, bertitja e dhimbja ishin të pakta për të.

Trifoni nxorri disa kartmonedha nga xhepi duke ia dhënë gjysmat , gjysmat i la në tavoline. Ngriti vogëlushin me forcë duke ia futur copen e madhe të xhamit me thellë nga ce kishte.

- Ky është numri im dhe nëse të shfaq ndonjë probleme apo të kërcënojnë në lidhje me mua , me telefono duke përdorur kodet e tua . Veshtrohemi nga hera!

Mori të plagosurin e u zhduk ashtu siç erdhi, si një fantazëm e pluhurosur .

KthimiWhere stories live. Discover now