Kishte kaluar një javë që nga incidenti tek lokali dhe Trifoni e kishte ende me vete vogelushin.
Kofsha e tij ishte me mir pasi vetë Trifoni u kujdes për të.- Ke 1 jave që me mban këtu, pse nuk më vret por me mjekon? Nuk e dua mjekimin tënd.
- Shumë fjalë keni ju të rinjtë, po bythe qurrsa jeni të gjithë, përfshirë këtu dhe rracen time,- shihte me anë të teleskopit një hotel përballë ,- me thuaj pak kur do të ndodh transportimi i parave që janë për fondin e emergjencave?
- Nuk di gjë,- ai e pa vogëlushin me një buzëqeshje të vogël dhe i afroi teleskopin .
- Per 5 min me ore në dorë , ti do të jesh dëshmitar i një vrasje dhe një tradhetie. Besome apo jo, shihe me sytë e tu.
Djaloshi shikoi me kersheri.
Aty iu u shfaq zv.Kryetari i bashkisë bashkë me një femër duke dalë në një nga ballkonet e hotelit.
Pas pak zv. i Bashkise ktheu kokën e ngriti duart lart.Trifoni ia zmadhoi pak më shumë pamjen , e djaloshi pa të atin i cili i qëlloi 3 plumba mbi personin përballë.
Pas kesaj , Presidenti puthi dorën e femrës duke e tërhequr pas vetes për në një nga dhomat e tjera.Këtë herë Trifoni ndryshoi drejtimin e teleskopit duke bërë që djali të shihte të atin teksa tradhëtonte familjen për një femër tjetër.
- Mjaft me kaq! Janë shumë për ty. Do me thuash tani se kur bëhet transporti?
- Quhem Mark,- tha ai gjithë inat teksa mbante sytë nga dritarja,- Transporti do të bëhet pasnesër.
Në atë moment cingerriu telefoni, thirrjet vinin nga një numër i panjohur.
Trifoni mori incizuesin e teksa hapi telefonin nisi ta përdorte.- Alooh Trifon dua të flas pak me ty, me ka marr malli
Një zë femre u degjua në sfond. Ishte vajza e cila punonte tek bari.
- Trifoni nuk ndodhet ketu per momentin, nëse doni mund të lini një mesazh për të .
- Thuaj me ka rënë në kokë për të dhe dua ta takoj sonte në orën 9.
Telefonata u mbyll e Mark nisi të imitonte :
- " Alooh Trifon? Zemer ku je ? Me ka marrë malli për ty! "
Ai e pa me një shikim të keq sikur ti thoshte qepe para se thika të kaloj pertej qafës.
- Ngrihu prej aty, do të shkosh në shtëpi. Do të dërgojë unë, por nëse flet qoftë dhe nje fjale me shume seç duhet ..
- E di..e di do më vrasësh.
''''''''''''''''''''''''''''''
Makina hyri në brendësi të rezidencës, ishte një makinë e cila dërgonte qelqurina.
U afruan pranë derës së rezidencës dhe e zonja e shtëpisë së bashku me sherbyesit e saj dolën perpara .
- Rrofsh plako, ma bej hallall për telashet,- doli nga makina e shkoi drejt të emës për ta takuar.
U bë gati per te kthyer makinën kur një nga sherbyeset i doli përballë.
Ai nuk e pa dhe padashur e hodhi ne toke.Doli me vrap nga makina e afrua për ta ndihmuar.
- Me fal shumë, nuk të pashë kur me dole perpara,- e ngriti me ngadalë dhe bashkë me Maksin e dërguan në dhomën e saj.
Sherbyesja i pa sytë, iu duken të njohur .
Nxorri bllokun nGa xhepi e nisi të shkruante.- Maaa, Magdalena po shkruan diçka eja me ndihmo pak.
E ëma e Maksit erdhi e mori bllokun ku kishte shkruar Sherbyesja.
- Nuk ka ndonjë gjë të madhe, thjesht po falenderon zoterine. Ju shpërndani qelqurina apo jo? Dua të blej disa për tryezën time .
- Po patjetër me ndiqni,- Trifonit i duhej të ikte sa më parë nga rezidenca para se Presidenti të vinte.
Hapi bagazhin e makinës dhe ia tregoi një me një të gjitha gjersa zonja zgjodhi diçka .
Mori një kuti ku vendosi qelqurinat dhe shkuan në zyrën e saj.
- Pra me se merresh? Nuk besoj se gjithë ky njeri të merret vetëm me qelqurina .
- Zonjë lermeni te bej punen time.
Ajo i hoqi kapelen dhe e pa drejt e në sy
- TRistan IFovian ONyx - TRIFON , i shumëkërkuari.
- Shhh, Kristine!- i vendosi doren në gojë që të mos e dëgjonte njeri.
Pa rreth e rrotull, duke qenë se nuk kishte njerëz e la të fliste .
- Kthimi yt ka të bëjë me vdekjen e familjes apo jo?
- Për atë dhe shumë te tjera.
- Beje hakmarrjen tënde por familjen time mos e prek, është e vetmja që më ngeli pas vdekjes së Ebonys.
- Me vjen keq Kristine por kur ti marrësh vesh gjërat do të me japesh te drejte ashtu si yt bir Maksi.
Ai la qelqurinat në tokë e shkoi me vrap në makinë.
E ndezi dhe mori kthesen për të ikur. Në çastin e ikjes së tij , vjen Presidenti.
Makinat u shkëmbyen ndërsa personat në fjalë jo.
YOU ARE READING
Kthimi
ActionNuk bën pjesë në ndonjë nga libra që mund ta botoj në të ardhmen kështu që bëni cte doni me të. Mund ta lexoni ose jo 24 may 2020 - ora 00:02