Kapitulli 1 / pjesa 1 -Fillimi

29 3 0
                                    

*...zilja e alarmit...*

Zgjohem nga alarmi i telefonit i cili është bezdisja më e madhe që më ndodh në mëngjes. Rehatia, ngrohtësia e krevatit dhe përtesa ime e madhe po më mbajnë të prangosur duke mos më lejuar të ngrihem. Mundohem të arrij telefonin tek komodina pa lëvizur dhe çuditërisht kur shikoj orën, është 6:45 e mëngjesit.

E shtyj veten të ngrihem dhe të jem produktive sepse siç thotë një fjalë e urtë -"Rruga e përtacit është një gardh ferrash." Me këto fjalë në mendje, hap perdet dhe lejoj që drita vezulluese e mëngjesit të futet brenda në dhomën time. Mendoj për të gjitha aventurat që kalova këtë verë, thjesht më duket e vështirë se sa shpejt kalon koha ndonjëherë. Duket sikur vera, ishte dje.

Në qoftë se do mundesha për të kthyer kohën pas, vetëm për të parë perëndimin e diellit. Qielli i cili shndërrohej nga portokalli në lejla duke u trazuar me retë rozë, ndjesia e ngrohtë e rërës duke e prekur lehtë, ndërsa rrezatimi i diellit prekte sipërfaqen e ujit..është thjesht kaq..

-"Abela, mëngjesi është gati!"- mami më ndërpret imagjinatën duke m'i lënë mendimet përgjysëm.

-"Do zbres për pak mami."- i them dhe shkoj direkt në tualet duke parë veten në pasqyrë.

-"Përshëndetje, jam Abela."- them duke përdhredhur flokët dhe provoj sërish.

-"Ah çkemi, jam Abela...oh Zot po pse e bëj këtë gjë gjithmonë këto kohët e fundit?"- bezdisem nga veprimet e mia dhe nis të laj dhëmbët. Universiteti është diçka e re për mua, dhe duke ditur që sot është dita e parë, dua që t'i shmang të gjitha emocionet e mundshme.

Shkoj në dhomë për të gjetur rrobat e duhura, por mbas shumë minutash ora është 7:30 dhe jo vetëm që dollapi është në një situatë tragjike, por dhoma ime mbulohet nga rrobat pa fat. Mund të them se më pëlqen veshja që zgjodha, kështuqë kap flokët dhe zbres shkallët për në kuzhinë.

-"Mirmëngjes mami"- e puth lehtë në faqe dhe ulem në tavolinë. Për çudinë time, mami po më sheh sikur sapo më dolën 3 koka.

-"Epo çke bre?"- i them duke e ditur se çfarë do të më thotë gjithsesi, por nuk do të shkoj të ndërrohem sikur të jetë gjëja e fundit që bëj në këtë botë.

-"Moj bijë moj, moj Abela e mamit, po është dita jote e parë në universitet, si do shkosh të prezantosh veten me këtë veshje?"- më thotë duke mbajtur në dorë një lugë prej druri.

-"Po aman o ma, se dua të jem rehat. Sikur do vijë ndonjë president edhe.."- ndërkohë kafshoj bukën e thekur me gjalpë dhe i qesh mamit. Ajo shfryn dhe kthehet të trazojë atë që vetëm një Zot e di, por e ndjej që edhe pse është e mërzitur po buzëqesh. Ndërsa shikoj orën përsëri, është 7:45!

-"Obobo mami jam me vonesë!"- shkoj me vrap në korridor për të veshur atletet dhe kur hap derën, fatmirësisht Teoja është duke më pritur brenda në makinën e tij të kuqe Hyundai i10. Valëvit njërën dorë dhe në tjetrën më tregon telefonin, ku supozohet se do të më tregojë se jam me vonesë. Futem brenda, vendos rripin.

-"Uëëëë, po avash moj! Ku vete pa çantë ti?"- më thotë Teoja gjithë sarkazmë ndërsa prek shpatullat të cilat janë bosh. Shfryj dhe përpiqem të heq rripin e sigurimit.

-"Po ti nuk mendon se duhet thënë *mirëmëngjes* si për fillim apo varja?"-i them dhe ai zgjatet për të më ndihmuar me rripin.

-"Ajde ajde, që në mengjes ti edhe tër nerva. Po kush të duron ty kshu moj aman!"- sapo fjalët e tij dalin nga goja e godas në krah dhe e qeshura e tij mbush çdo cep të makinës. E si mos qesh me këtë zë kumbues dhe melodioz? Shkoj brenda për të marrë çantën pasi përshëndets mamin dhe nisemi rrugës.

Muzika mbush makinën dhe papritmas futem thellë në mendime.

*Si do të jetë ky vit? Çfarë të reja më presin? A do të kem një të dashur? A do të përjetoj dashurinë sado pak?..*

-"ABELAAA"- Teoja thërret duke tundur dorën para fytyrës sime dhe e gjej veten duke i hapur e mbyllur sytë.

-"Ç'të ka gjetur sot kshu ty?"- Teoja qesh lehtë -"Si fillim na harron gjërat edhe tani na futesh në mendime të thella?"

Thjesht qëndroj duke e parë.

-"Se mos ke rënë në dashuriii?"- i vendos duart poshtë mjekrës së tij dhe afrohet duke përplasur qerpikët e tij shumë shpejt. Oh Zot, sa dramatik që është!

-"Jo bre çne!"- i kthehem - "thjesht po mendoja kaq."

-"Posiiiii"- më thotë me një smirk në buzëqeshjen e tij duke hequr rripin e sigurimit.

-"Po mos beso po të duash, edhe nuk pres që të më besosh!"- i them duke i nxjerrë gjuhën.

-"Mirë mirë, ja do ta shikojmë."- e dëgjoj duke qeshur ndërsa dal nga makina.

Ja tek jam. Tek kampusi i universitetit. Nuk e di pse jam kaq nervoze sepse besoj se do të jetë një ditë prezantimi dhe nuk do të ketë shume ngarkesë. Kur shoh që Teoja del nga makina, ja bëj me shenjë që të ecë më shpejt, por sigurisht si shakator që është pretendon se vret këmbën dhe nisë të çalojë. Kastile e bën, vetëm që të luajë me nervat e mia por në fund të fundit më shton gëzimin. Asnjëherë nuk rresht së më surprizuari, pas gjithë atyre që kalon, është njeri i fortë. Nuk mund ta imagjinoj dot..

-"Do vish apo jo?"- as e vura re kur Teoja u afrua dhe më kaloi.

Gjejmë klasën dhe ulemi afër njëri tjetrit. Gjithmonë vendet tona kanë qënë afër që në gjimnaz. Nuk do imagjinoja dot dikë tjetër afër meje dhe sidomos në universitet. Miqësia jonë është kaq e veçantë dhe e pa përshkrueshme, shumë e afërt, sa nuk do doja ta ndërroja me asnjë tjetër...

-"Mirëmëngjes studentë! Unë jam profesor Roberti, dhe bashkë do të zhvillojmë.."

Ndërsa profesori flet, shikoj jashtë dritares. Çdo nis të venitet dhe gjendet tek mendimet e mija. Vëllai im i madh është i martuar tani, fati i tij që mbaroi kolegjin dhe shpëtoi nga ky vend. E mira është që nusja e tij ka qënë me të që 13 vjeç, në çdo hap bashkë. Sa e mrekullueshme që është? Të kesh dikë që të jetë me ty në çdo gjë..

..Abela..A është Abela këtu?

-"Abela!"- Teoja më shikon dhe për momentin trembem duke u përmendur nga mendimet. Më shikon pak çuditshëm dhe drejton me gisht përpara duke më drejtuar tek pedagogu.

-"Më fal profesor, si ishte edhe njëherë pyetja?"- mund të dëgjoj Teon duke mbajtur të qeshurën dhe të gjithë auditorin që bën të njëjtën gjë. Shoh që edhe profesori po buzëqesh kështuqë ndihem pak më mirë.

-"Nuk kishte asnjë pyetje Abela, tregohu më e vëmendshme herës tjetër."-thjesht pohoj me kokë dhe ul kokën nga turpi. Mrekulli, që në ditën e parë me këto gjëra!

Pjesa tjetër e ditës shkon ashtu siç e kisha para menduar, me prezantime, dhe kontrolloj veten për të parandaluar sikletet e tjera të ditës.

Teo dhe unë nisemi për në shtëpi.

-"Aman ky vit do jetë.."- nis të them ndërsa hidhem përpjetë nga zëri i Teos.

-"MREKULLI FARE!"- e qeshura e tij dhe entuziazmi që ka ky njeri. Është sikur e lexon mendjen time gjithmonë para se unë të them diçka jo pozitive.

-"E mir de mir, po ta bëj qejfin atëhere."- i them dhe e gjejmë veten tonë duke qeshur të dy. Pjesa tjetër e rrugës kalon, dhe ndodhem në oborrin e shtëpisë ndërsa përshendet Teon *mirupafshim*.

Në atë çast...Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ