Kapitulli 1 / pjesa 3 "Në mesnantë.."

23 1 0
                                    

Gjithmonë më ka pëlqyer një Teo me këtë shpirt, plot surpriza dhe gati për aventurat e natës në sekondën e fundit. Mbështetem tek sedilja dhe shijoj këtë xhiro me makinë. Sërish, nevoja për ta ripyetur se ku po më çon është duke më tunduar, por rri e qetë. Nata është kaq e paqshme, yjet shkëlqejnë dhe oh, duket sikur kjo natë është krijuar posaçërisht për ne, kaq magjike...

*Abela...Abela?*

Ndjej një prekje të lehtë mbi hundën time dhe përplas qerpikët shpejt. Kam rënë në gjumë gjatë këtij udhëtimi, sa e sikletshme..Ndjej sytë e Teos që duan të gjejnë sytë e mij.

-"Ëhë! Deri tani s'qenkeni fare në vete Znjsh.Sina."- më thotë ai duke qeshur.

Akoma nuk mund të qartësoj veten se ku jemi, është kaq errësirrë! Teoja më shikon ndërsa duart i ka të vendosura mbi gjunjët e tij pak sa të përthyer. Mundohem të dal nga makina.

-"Jo! Mos dil jashtë akoma!"- më thotë duke më kthyer tek sedilja ime.

-"Mbylli sytë."- më thotë dhe i bindem në një rrahje zemre. Nuk po mundem të kuptoj se ku do të dali me këtë!

Dëgjoj bagazhin që hapet..dhe ai është duke marrë diçka? Por çfarë vallë?

-"O Teo çfarë po bën?"- e pyes me padurim dhe paksa në siklet.

-"Pritë! Mos i hap akoma sytë!"- më thotë plot gëzim ndërsa dëgjoj që zëri i tij largohet në tik-taket e orës.

Mos ndoshta do të bëjë lojë duke më lënë vetëm në një vend të panjohur? Oh jo! Zemra po më rreh shumë fort dhe sytë e mij janë ende të mbyllur. Në momentin që i hap, shikoj vetëm errësirë! Surprizohem në fillim dhe trembem, por arrij ta njoh prekjen dhe ndihem e sigurtë.

-"Të thashë të mos i hapje!"- Teoja më thotë duke mbuluar sytë e mij. Por si është e mundur që nuk e ndjej kur afrohet? E dyta herë që më ndodh.

-"Mirë gjumashkë, si thua do dalim nga makina?"- Teoja më thotë dhe e gjejmë veten duke qeshur me njëri-tjetrin. Më drejton në çdo hap duke mbuluar sytë e mij, por tani...ndaloi?

-"Bre mos u tall të lu.."-i them me padurim, por fjalët më ndërpriten kur shikimi më vjen sërish në momentin kur Teoja heq dorën nga sytë e mij.

Jam pa fjalë. A është e vërtetë? Mendja ime është plot emocione dhe nuk di se cilin emocion të zgjedh. Nga vendi ku qëndroj, mund të shikoj gjithë qytetin, ku çdo gjë po rrezaton në dritëza të vogla shumëngjyrëshe! Jam thjesht..thjesht kaq e surprizuar se si e ka mbajtur mend diçka të tillë!

Kur kemi qënë në fillore, i kemi treguar njëri-tjetrit dëshirat dhe ëndrrat të cilat donim t'i realizonim. Ishim thjesht fëmijë, të mbushur plot me imagjinata dhe fantazi, ku bisedonim për budalliqe por ajo që më surprizon është se si..

-"Teo..po si..?"- nuk mund të formoj fjalët.

-"Si më kujtohet?..Patjetër që e mbaj mend Bela. Ka qënë ëndrra jote të shikoje gjithë botën në drita të vogla që shndërrisnin. Kjo nuk është e gjithë bota, por në momentin që e gjeta këtë vend e dija se do të të pëlqente dhe.."

Nuk mundem dot ta lë të mbarojë fjalët dhe hidhem në një përqafim duke e mbajtur fort. Më duhet ta pranoj,  kjo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë..Teoja është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë..

Është po aq i surprizuar sa unë nga veprimi im, por më mbështjell me krahët e tij në përqafim.

-"Je e mirëpritur.."- më thotë pas flokëve të mij, Mund ta ndjej që është duke buzëqeshur.

Në atë çast...Donde viven las historias. Descúbrelo ahora