KËNDVËSHTRIMI I TEOS!
*..nuk jam fare e veçanta jote apo e çmuara e shpirtit tënd..*
Këto fjalë kumbojnë në mendjen time.
-"S'jam thotë! Po pse s'je?"- i them vetes ndërsa tund kokën duke u futur në makinë.
Nuk e di pse kishte atë reagim ndaj meje, thjesht doja të dija se çfarë po bënte..mos po bëhem shumë i fiksuar?
Kur ishim të vegjël shkoja gjithmonë në baçën e saj..imagjinatat tona ndërsa bashkoheshin me njëra tjetrën, do ishte e pamundur të na ndaloje. Unë dhe ajo..të futur në flluskën tonë duke udhëtuar këto vite në plot kujtime dhe aventura.
Edhe pse kemi pasur lidhje më përpara..epo unë më shumë, ajo ka pasur vetëm pëlqime dhe atë barbonin në gjimnaz. Mbaj mend momentin kur më ka treguar historinë në tel, gjaku më ziente dhe ndodhesha larg saj, në qytet tjetër. Doja të merrja çunat dhe të nisesha t'a masakroja nga faqja e dheut atë që donte të përfitonte nga trupi i Belës..por ajo më ndaloi, edhe pse e lënduar dhe e vrarë në shpirt, nuk lejoi që të ndyja duart e mia për një njeri të pa denjë. Nuk e kuptoj se si sheh të mirën dhe fal aq shpejt, nuk mban mëri as inate.
...
Është natë dhe vëllain tim do e ketë zënë gjumi. Shoh orën në tel dhe është pothuajse 10 i darkës. Parkoj makinën dhe për çudinë time shoh një dritë që vezullon nga brenda..është drita e televizorit.
-"Babi..."- them me veten duke u afruar për tek dera. Ndërsa futem në shtëpi, nuk dua të tërheq vëmendjen e tij dhe mundohem të ngjit shkallët dhe të zhdukem nga ky ferr..kur dëgjoj një zë që më ndal hapat.
-"Mateooo, erdhe më në fund!"- mund ta ndjej erën e alkoolit që del nga goja e tij me kilometra larg!
Nuk dua t'i flas! Ai vetëm shkatërron dhe pi gjithë ditën si një budalla i çmendur!
Vazhdoj të ngjit shkallët..shtangem nga kërcitja e shishes së alkoolit ndërsa thyhet.
-"ME TY PO FLAS! MË KTHE PËRGJIGJE MUA!"- dëgjoj të ngrihet duke bërtitur por i merren këmbët dhe lëndon veten mbi copat e qelqit.
-"PO baba, po në shpi erdha, në shpi jam!"- Kur kthehem për ta parë, mbetem pa lëvizur.
E shikoj ndërsa rrotullohet dhe mundohet të ngrihet nga dhimbjet, por rezulton të rrëzohet sërish. Jam kaq i lodhur dhe më vjen pështirë që kam erdhur në jetë nga ai, shikoje si është! Ai nuk është babai im, ai është vetëm një burrë i çmendur dhe i pirë që i intereson vetëm dhe vetëm vetja e tij.
-"Teo...më ndihmo.."- më thotë, por edhe pse dua që ta ndihmoj, qëndroj atje i ngrirë dhe..e di se çfarë më pret tani..
-"IK DIL JASHTË! TI S'JE DJALI IM! TË ISHE DO MË KISHE NDIHMUAR! S'JE BURRË, JE FRIKACAK! ZHDUKUUU, DIL NGA SHTËPIA IME!"- vazhdon të bërtasë dhe mudohet të marrë shishe alkooli për të më gjuajtur.
Dëgjoj zërin e mamit që më thërret për të dalë nga shtëpia vetëm që të jem i sigurtë dhe mos më gjejë gjë. E dëgjoj zërin e saj ndërsa qan dhe zbret shkallët me nxitim. Po më lutet për të dalë nga shtëpia, por nuk mundem t'i le vetëm në shtëpi me këtë monstër.
-"Teo, dil jashtë të lutet mami, ikë"- e shoh atë fytyrën e saj ndërsa lotët i bien..ndjesia më e keqe ndërsa sheh nënën tënde duke qarë..Nuk duhet të kisha erdhur sot, nuk dua më të shkel në këtë vend!
Sapo arrij tek dera për të dalë jashtë, ndjej duart e tij të cilat më kapin, më kthejnë dhe më godasin.
-"STOP ORE!"- i them dhe dua mos ta prek fare, nuk dua t'a godas! Nuk është në vete, është i pirë dhe nuk dua t'a lëndoj!
VOCÊ ESTÁ LENDO
Në atë çast...
RomanceËshtë e lehtë të biesh në dashuri, apo të qëndrosh në dashuri? A mjafton vetëm të duash? Apo duhet më tepër?