Kapitulli 1 / pjesa 2 "Emocion apo ndjenja?"

23 2 0
                                    

Java kaloi shumë shpejt dhe për dy ditë vjen fundjava. Pra siç e mendova ashtu edhe ishte, por po nis ta marr me pozivitet këtë eksperiencë të re. Shumë fytyra që nuk i kisha parë ndonjëherë..duhet të mësohem me këtë gjë. Thjesht më duket një vend krejt i huaj..

Ora e fundit mbaron, dal jashtë dhe pres tek shkallët. Sot frynte pak erë kështuqë fatmirësisht mora një xheke në këtë sezon vjeshte. Ndërsa fut duart në xhepa rikujtoj budalliqet që bëmë me Teon këtë verë. Me të nuk mërzitem kurrë, vetëm kaloj aventura të reja çdo ditë. Pas kësaj shkova për pushime me familjen time të madhe, ku akoma mund ta ndjej aromën e kriposur të detit. Është shumë e veshtirë të harrosh diçka kaq..

-"Po çpo mendon kjo çupa kshu?"- ndjej përqafimin e Teos nga mbrapa dhe hidhem në surprizim. Kthehem për ta parë -"Mendoj për kohët që kaluam këtë verë.."- i them dhe ai pohon duke humëzuar. Merr çantën time dhe e hedh në shpatullat e tij. Oh Zot sa xhentëlmen që është.

-"Të falenderoj Z.Marku"- i them duke u përkulur pak në shenjë mirënjohjeje,

"Oh jo, të lutem! I gjithë nderi është i imi!"- Teoja më thotë dhe të dy qeshim ndërsa shkojmë drejt makinës.

-"Pra cilat janë planet e ditës së sotme Znjsh.Sina?"- më thotë ndërsa hap derën e makinës për mua. Derisa futemi të dy në makinë dhe nisemi rrugës atehere i them

 -"S'do bëj ndonjë gjë kushedi. Në shpi, do shikoj mësimet, pastaj hiç, do sodis bukurinë e tavanit." 

-"Domethënë ske për të bërë gjë sot."- thotë me një smirk. E njoh atë fytyrë, çfarë ka ndërmend të bëjë?

-"Po sapo të thashë që s'do bëj ndonjë gjë...pse? Çfarë ke në mendje?".

Ai ul zërin e muzikës dhe më thotë-"Epo, si fillim do të udhëtojmë botën, pastaj do të shkrepim kamerat tona në çdo sekondë të udhëtimit tonë, sepse ty nuk do që të të shpëtojë asgjë në jetë, apo jo Znjsh.Sina?"

-"Patjetër që jo Z.Marku."- i them me një buzëqeshje ndërsa ai shikon i lumtur rrugën përpara me duart e tij në timon.

-"Jo po me tër mend. Çpo mendon ky djali kshu?"- i them me përkëdheli.

-"Po ti kë tall? Mos guxo edhe njëherë të përsëritësh fjalët e mija kuptove?"-Teoja më kthehet me një sjellje kaq serioze sa nuk më besohet se kë kam perpara syve. Sapo kap reagimin tim lëshon britma të qeshure.

-"Oh Zot bre, vetëm të shikoje si u bërë. Po bëj shakaaaaa!"- më thotë duke qeshur dhe më vjen çudi me veten se si e hëngra nga ai këtë gjë. Qeshim të dy derisa arrij në shtëpi.

Ngjit shkallët për tek dhoma dhe ndërkohë akoma jam duke qeshur me veten nga situata e mëparshme. Ndërrohem, bëj një dush, mbaroj mësimet, dhe momenti i shumëpritur..sodis bukurinë e tavanit.

Pas 20 minutave ku vështroj, darka është gati kështuqë zbres poshtë për të ndihmuar mamin duke shtruar tavolinën. Gjithmonë isha mësuar duke parë tavolinën të mbushur plot, por një karrige mungon, ajo e vëllait të madh..ah sa më mungon. Ndërsa vëllezërit e mij binjakë janë duke biseduar, mami ushqen motren e vogël Maia duke biseduar me babin për ngritjen e tij në detyrë, mendja më shkon tek Teoja.

Po çfarë do të më thoshte? Ku i ka shkuar mendja këtë rradhë? E gjej veten në vështirësi duke vrarë mendjen se çfarë ka në mendje. Pasi mbaroj së lari enët dhe bëj punët e mbetura në shtëpi, shkoj në dhomën time dhe shtrihem në krevat. Është 8:35 në darkë dhe sapo marr tel për t'i shkruar Teos, mami kërkon ndihmë që të vendos motrën në gjumë. Maia sapo ka filluar të eci dhe gjërat bëhen pak më të komplikuara se nëfillim, kështuqë prindërit e mi kanë nevojë për pak pushim. Jam shpëtimtarja e tyre me pak fjalë.

Në atë çast...Donde viven las historias. Descúbrelo ahora