21

163 13 3
                                    

- Zgjohuni pellumba ne kafaz, erdhi koha te dilni jashte. - thirra. Diana u drodh por u zgjua menjehere, nderkohe qe Leo flinte.
- Zgjohu gomar- tha Diana duke i rene neper  fytyre. Dolem te katert jashte, une e Xhulio duke u tallur me gjendjen e tyre, ndersa Diana dhe Leo nxitonin te dilnin sa me shpejt  jashte e te fluturonin te lire...
- Ju dy burgaxhinjte do te ikni drejt e ne shtepi, ndersa une dhe Aria do te shkojme te bejme pazarin e me pas te gatuajme.
- U keshilloj te mos beni serish ndonje budallallek sepse nuk  do t'u vijme me nga pas.
- Mire mami, mire babi.- u tall Diana. Edhe pse thjesht nje shaka une u vura shume ne siklet. Po ta mendosh vertet kishim folur si dy prinder qe kritikojne femijet e tyre camarroke, kjo ishte sa e lezetshme aq edhe e cuditshme. Pasi u ndame  isha vetem me Xhulion dhe gjate rruges  i tregoja cdo cep e kend te zones. Duke qene se ishte hera e pare qe vinte ne Shqiperi, duhet ti lija nje pershtypje te mire per vendin.
- Aria ma jep doren dhe mbylli syte sepse do te te coj diku.
- Por ti akoma nuk e njeh vendin.
- Por jam duke e njohur apo jo? Pastaj ti nuk ke aq pak besim tek une?
- Sigurisht qe te besoj- thashe dhe i dhashe doren. Eksperimenti i kokekrisures kishte sherbyer per te me treguar se sa me vlere dhe se sa i rendesishem ishte Xhulio per mua. Gjithashtu me kishte hequr shume dyshime e me kishte mesuar se tek personat e zemres gjeja me e rendesishme  ishte besimi. Ai ma shterngoi fort doren dhe me coi ne nje ambient te zbukuruar me dritat e festave. Kurre nuk e kisha vene re kete vend.
- Ku e gjete kete kend?
- Gjate kohes qe ti po me tregoje kafenete dhe ndertesat e njohura syri me kapi kete  cep. Te solla ketu pasi e dija qe ti e adhuron atmosferen e fundvitit. Mendova se do te lumturoheshe.
- Si ka mundesi qe je kaq ndryshe?
- Si ka mundesi qe ti nxjerr gjithnje nje  ane timen ndryshe?
- Kesaj pyetje vetem ti mund  t'i pergjigjesh.
-  Nuk e di me beso.
- Kjo tregon qe une jam magjike.            - thashe  duke qeshur.
- Po. Je Aria ime magjike- tha ai shume serioz.
- Na bere me turp. Le te bejme foto me mire. - sapo degjoi kete ai me perqafoi nga pas dhe mbeshteti koken ne shpatullen time. Bum- bum ,           bum- bum . Nuk mbushesha dot me fryme, duart dridheshin, truri ishte bllokuar dhe nuk jepte asnje komande te vlefshme.
- Aria, aria. Nga humbe moj?- me ne fund u kthjellova dhe u perpoqa te jepja nje pergjigje sa ma normale.
- Truri im me raste fluturon me pushime.
- E di Aria. Tani a do te bejme foto sepse ngrime ketu jashte.- nxorem telefonin dhe beme poza nga me te ndryshmet here duke qeshur, here duke qare e here te tjera duke qene serioze. Ishim duke bere shkrepjen e fundit kur nje cuft te moshuarish kaluan ne rruge.
- Jeni nje cift shume i lezetshem. Shkoni shume bashke.- tha zonja plake.
- Jo nena. Ky eshte shoku im i ngushte.
- Edhe ne shoke te ngushte ishim.- tha ajo.
- Por pa na shih tani.
- Leri moj grua te rinjte te qete.
- Mire mire. Ama kur te lidheni do te vini te na takoni.
- Edhe po nuk u lidhem do te vijme. Apo jo Aria?
- Po- thashe e perhumbur ne syte e tij te zinj qe ishin sa serioze aq edhe te lumtur.

Autori p.o.v
Takimi i fundit i kishte lene te dy te qete, per te mos ngelur shume vone vendosen  te shkonin ne supermarket e te perfundonin pazarin e famshem. Pjesa tjeter e mbetur e rruges  shkoi duke i treguar njeri-tjetrit histori gazmore e duke qeshur me gjithe shpirt.
Ela p.o.v
- Vdiqa nga kembet, do te ma paguaje Diana gjithe kete vrap.
- Je lodhur?
- Si e vdekur.
- Ok.- me mori ne krahe dhe me futi brenda karroces se marketit.
- Xhulio c'po ben?
- Asgje. The se ishe  e lodhur dhe te ula ketu qe te mos ecesh me e te shplodhesh pak.
- Ti je cmendur.
- Ti e ke fajin. - mu pergjigj me qetesine e tij karakteristike.
- Po te tjeret qe po na shikojne?
- Aq me behet. Edhe ti duhet te mesohesh qe te jetosh vetem per  jeten tende. Pra cfare qumeshti do te marrim?- pa kuptuar me kishte shtyre aq lehte per te frigoriferi.
- Ate ne fund.- thashe duke ia treguar me gisht, ndersa ai shkoi dhe ma dha.
- Tani rradhen e ka gjeli i detit. Me prit ketu  sa ta marr.- ne ate sektor ishte nje vajze bjonde  pakashume sa mosha jone e cila sapo e pa Xhulion  nisi te bente si budallacke duke qeshur e duke luajtur me floket e saj. Xhulio vetem pergjigjej i sikletosur e ndonjehere hidhte ndonje shikim nga une. Nderkohe nervat e mia sa vinin e beheshin me kacurrel. Nuk ishte nje pamje interesante te shihje  shokun e ngushte te shkembente nr e telefonit me nje vajze... PRIT! Po shkembejne nr e  telefonit?! Ajo nuk ishte as ndonje vajze e bukur. Me nje hunde te drejte, sy blu, floke te gjata e me onde. Me nje trup perfekt lekure te bardhe si bora dhe me 1 buzeqeshje shume te lezetshme. Mos e genje veten Ela. Eshte mekat ta quash te shemtuar, me siguri Xhulios i ka pelqyer. Kisha kryqezuar krahet dhe vetullat i kisha bere nje  nderkohe qe po mendoja gjithe kete skenar.
- Aria merre gjelin.-ia mora dhe thashe:
- I mire ishte gjeli?
- Po shume i mire, ja shihe, e mora edhe me ulje madje.
- Dihet pse ulja-thashe neper dhembe.
- Pse sipas teje?- u pergjigj ai duke qeshur. Epo ja qe me paska degjuar.
- Sepse pas nje bisede aq te ngrohte dhe pas nje shkembimi numrash vetem ulja duhej qe te vendosej kapaku.
- Aha, bravo qe te shkoi ne mendje.
- Si ishte?
- Kush?
- Bjondina pra!!!
- Mire e lezetshme.
- Pra te pelqeu?
- Po. E lame qe te takohemi ndonje dite. Do te njihemi me teper.
- Mua s'me pelqeu. S'ben per ty. Pastaj ti edhe pak do te ikesh. Kur do te takohesh me te?
- Takimin e kemi neser. Dhe mendoj qe do te shkoje mire. Pastaj une beqar jam, i lire jam. Nuk me mban kush me detyrim ne shtepi.
- Se paskam ditur qe je beqar faleminderit per informacionin.
- Pse Aria ime eshte me nerva?
- Une me nerva??? Jo. Pastaj une nuk jam Aria jote.
- Gabim. Ti ke qene, je dhe do te mbetesh gjithmone Aria ime. Tani cfare frutash do te marrim per embelsiren?
- Merr c'te duash. Nuk me intereson.
- Ok. Atehere me prit ketu.- teksa ai largohej per tek frutat une serish nisa debatin me veten. Pse isha aq e acaruar? Mos ndoshta isha bere xheloze? Jo kurre. Ne fund te fundit ai eshte thjesht nje shok i imi. Me sakte me i aferti qe kam. Nuk kisha asnhe te drejte te isha aq xheloze apo egoiste. Ai ishte i lire dhe nuk bente asnje gabim nese kerkonte per nje te dashur, por serishmua me linte nje shume te hidhur ideja se ai do te kishte nje te dashur e cila do ti qendronte prane...
Autori p.o.v
Koha kalonte e produktet ne liste sa vinin e pakesoheshin. Ela nuk kishte bere asnje reagim nderkohe qe Xhulio i bente pyetje qe ta provokonte qe te fliste. Kur ndodheshin ne kase Ela e kishte fiksuar shikimin ne nje raft plot me cokollata dhe dukej sikur ishte gati ta merrte te gjithen me vete. Xhulio pasi e pa shkoi dhe mori cokollaten e saj te preferuar dhe me pas ia drejtoi.
- Kinder bueno i bardhe!!! O zot Xhulio sa i mire qe je!! - ajo nisi ta hapte cokollaten gjithe deshire, ndersa ai qeshte duke e pare me ne fund serish te lumtur...

2 javet e jetes simeWhere stories live. Discover now