28

148 9 6
                                    


5 min me vone


Kishim 5 minuta qe po mundoheshim  ta rizgjonim te plagosuren tone, por gjithashtu ato 5 minuta isha shoqeruar  nga kriza e panikut te Eles qe s'linte fjale pa thene...

-Diana je nje vajze e rritur si mund ta gjuaje??

-Epo, nga ta dija une qe ishte Sandra? Fajin e ka Nardo qe me sfidoi.

-Une?Po mua c'me duhet , se i gjuajte ti shefes?

-Te duhet, te duhet ti e ke fajin.

-Mos u cmende serish? Une e thashe me shaka nga ta dija qe ti do te hidheshe ne sulm?

-MJAFT!-me ne fund Xhulio nxori nje grime zeri...

-Derisa Sandra te zgjohet asnjeri nga ju te mos e hape gojen.-pas ca marifeteve te Xhulios, Sandra me ne fund i hapi syte.

-Sandra te dhemb? Te lutem me fal, ti e di qe une sdo ta beja kurre kete veprim ty, por mendova se mos ishe ndonje hajdut...

-Diana mos ke pare ndonje hajdut qe gatuan?-fliste ngadale Sandra nga trullosja.

-E di Sandrushe, ate i thashe edhe une Nardos, po ky prape ma futi shejtanin ne koke, c'te beja une e shkreta?

-Mire Diana, s'ka gje. Po  ta shikojme goten gjysme plot sot me treguat se si do ti mbronit femijet ne rast rreziku.

-A te vdes une per ty, prit te te puth pak, apo jo me mire jo, sepse mos me ngaterrohen prap mendimet mua..

-Mire qe e di qe ke ca mungesa ne parket.

-Mbylle Nardo mbylle.-nuk ndenjem edhe shume gjate, e pasi u pershendetem me Sandren dhe femijet morem rrugen per ne shtepi..

~~~~~~~~~~~

Era e acarte na rrihte fytyrat , nderkohe qe ne te 4 ecnim neper rruget e Tiranes. -Si nuk rane 2 fije bore... c'vit i zi -u ankova me qellim per te hapur nje teme bisede, moti ngjall interes ua garantoj.

-Ne fakt do te ishte bukur, cuditem si po mbeshtes kete grifshen nje here...- nisa te perqeshja dhe sapo kishim marre pozicionet e luftes vjen Ela me Xhulion e na ndane, e acaruar qe po trajtohesha si nje femije largova doren e Eles, e thashe: - Mire mire me lesho se nuk do e kafshoj - me pas u dhashe kembeve e eca para..

Ela P.O.V

- Duhet te merremi me pregatitjet e valixheve-i tha Leonardo Xhulios. Ahh pa kuptuar kishte nisur  numerimi mbrapsht, gje te cilen nuk e doja. Deshiroja ta kisha mikun me te mire afer,  jo ta kisha ne shtetin fshqinj. Doja ta kisha ne shkolle, te njihej me ata qe njoh une, te me mbeshteste ne cdo gje qe do te doja te beja, por s'mundesha.. kisha nevoje te konsultehesha me psikopaten time, ndaj eca para , pa u thene asgje djemve.

- Dian, kam nevoje per 1 zgjidhje. Fundi i dyjavorshit  erdhi dhe ata duhet  te ikin, por une se dua kete gje.

-Jo, ti do qe vetem nje person te qendroje. Dhe sipas meje duhet tia thuash kete deshiren e famshme.

-S'mundem. Ai s'do te pranoje.

-E si mund te jesh kaq e sigurt pa e provuar? Ndoshta edhe ai do te qendroje por pret nje sinjal nga ti, pret qe ti t'i shprehesh...

- Cfare t'i shpreh?!- thashe e alarmuar, ndersa ajo beri nje buzeqeshje tridhjete e dy dhembeshe dhe tha:

-Miqesine, mos ke ndonje gje tjeter per t'i shprehur? Po pate mund t'i thuash edhe ata..

-Dianaa..

-Mire, mire e lashe..-pasi mberritem qendruam pak te Angeli dhe te tjeret dhe u shperndame ne shtepine tone.

Xhulio P.O.V

Isha duke u marre me valixhet , nderkohe qe mezi prisja dike te vinte e te me ndalonte, minutat kalonin, e asgje  nuk levizte, po i mbushja vetes koken me  iluzione te kota. Nese ai dikushi do te vinte e do te me thoshte vetem nje rrokje, ishte oak po e sigurt qe do te pranoja, do t'i hidhja ne nje cep te gjitha keto canta te liga...

-A mund te hyj?

-Eja Angel. U bere gati ti?

-Pak me ka mbetur. Shiko erdha te te bej nje pyetje, per te cilen pres nje pergjigje te sinqerte.. A do me te vertete te ikesh?

-Atje kam shkollen, miqte, jeten time..

-Nuk iu pergjigje pyetjes.  Nuk jam i afte ti shkoj bisedes rrotull, ndaj do te ta them troc. Ne keto dy jave  ke qeshur me shume se per muaj te tere, ke qene me i lumtur me i qete Si mik i yti po te them te mendosh , sepse ne fund te fundit nje jete e udhehequr nga obligimet, nuk eshte gjithmone nje jete e lumtur, ndonjehere jane ato ndryshimet qe na largojne nga monotonia e i japin diteve tona nuanca te reja, i japin shkelqim, drite e shprese .

-Ne rregull Angel, do ta mendoj, faleminderit per keshillen..-edhe pse ne fakt uk e di a do bej ndonje gje tjeter pervecse do ta ngaterroj edhe me teper veten.. 

Diana P.O.V

Shtepite kishin marre nje hije trishtimi e qetesie, gje qe  nje njeri si une s'para e deshironte. Ishte dita e parafundit e vitit , e ne vend qe te kishim hare e lumturi, kudo shihje vetem fytyra te ngrysura.

-Ela -asnje pergjigje -Elaaaa

-Po?!

-C'do te bejme neser , eshte dita e fundit e vitit sa per te ta rikujtuar.

-E di por s'kam  ndonje ide speciale.

- Xhulio nuk do te shkoje ne lufte , qe ti te merzitesh kaq shume, ishte dicka qe ne fund te dites dihej. Ndaj largoje kete fytyren prej mumjeje qe te ka kapluar, e perpiqu t'i shijosh ne maksimum ditet e fundit, per te pritur pastaj takimin e ardhshem.

-Ne fakt ke te drejte, do kalojme vitin e ri me te bukur ndonjehere, do festojme, luajme e kercejme deri ne mengjes..

-Ja pra energjia qe kerkoja, kjo eshte Elushja ime...-pjesa tjeter e dites kaloi me pregatitjet e nates se neserme, ndersa gjithe mbremjen pame filma krishtlindjesh. Per te mos bere mase u perpoqa t'i qendroja sa me larg z.gomar, gje qe solli nje mbremje te qete, ama aspak argetuese per mua

-Diana a mundesh t'i cosh pjatat ne guzhine te lutem?-tha Dea. Edhe pse me pak pertese mora pjatat e shkova ne guzhine, vura kufjet e nisa te laj enet, jam vajze shqiptare une, enet nuk i le tek lavamani..

ne sfond kisha grupin AC/DC... I'm on my Highway to hell.. highway to hell , kur papritur muzika mu pre ne mes , pasi kufjet mi kishte rrembyer fytyra e urryer....

-A mund te mi japesh?

-Eshte hera e pare qe ke folur sakte , fiks per ne ferr e ke vendin.

-A ka mundesi te mi japesh kufjet?

- Si na qenke bere sonte, nga shpellare ne e civilizuar?

- Shiko ketu ti, eshte fundi i nje viti te bukur dhe une nuk kam ndermend ta mbyll duke u zene me dike qe pas 2 ditesh s'do kete pike rendesie ne jeten time . Tani a ka mundesi te mi japesh ato dreq kufje?-ai vetem mi leshoi ne dore e iku, pa mi hedhur as syte. M'u duk sikur e merzita, ama gjithsesi vazdova me ate punen e shpifur qe kisha. Sapo mbarova, shkova te te tjeret, u ula e nisa te kerkoj me sy Nardon , tashme nervat me kishin rene, e edhe pse syte slane cep pa manovruar rezultati ishte 0. Ndihesha e penduar, deri diku fajtore, ndoshta s'duhet t'i isha kthyer ne ate menyre te paskrupullt e cinike. Pasi shkuam ne shtepine tone, Ela nisi me procesin e hetuesise  sepse sipas saj une isha sjellur ne menyre "te cuditshme". Akoma me vjen te qesh une kisha qene ne rregull, apo jo? Pastaj une e cuditshme jam gjithmone, kjo e sotcmja s'ishte gje tjeter vecse "Diana e cuditshme" e zakonshme. Gjithsesi   arrita te shpetoj pa u lagur, e teksa perpiqesha ti mbushja mendjen vetes se s'kisha bere asnje gabim, vendosa te mos mendoja shume e te shijoja daten 31 ne menyren me te mire te mundshme.

Heyyy 

Ckemi serish nga une e nga personashet e mia. Shpresoj qe kjo pjese t'iu kete pelquer juve po aq sa edhe mua😁😁😁 LOVE YOU❤❤ 

2 javet e jetes simeWhere stories live. Discover now