1

2.4K 55 17
                                    

-O njerëz të dashtun, demoni is back-tha një vajzë e bukur me flokë në nuancë të kuqe, të gjatë deri ne bel dhe nje trup që në mëndjen e meshkujve linte shumë imagjinatë. Hodhi çantën në divan dhe pastaj u shtri sa gjërë e gjatë -Qetësi për veshët e mi dhe më në fund fundjavë.

-Angela Ahriman Parker -i thirri një djalë me flokë ngjyre kafe të çelët , trup i gjatë dhe me muskuj në emrin e saj te gjatë , gjë që asaj nuk i pëlqente.

-Çfarë dëshiron në shtëpi ti qënie e shpifur ?- i tha ajo duke ndezur televizorin -Dhe mos më thirr në emrin e gjatë sa herë duhet t'jua përsëris. Aq të vështirë e keni të më thirrni, Ahri?-i tha -A.h.r.i ose Ahriman .

-Pse nuk është e lejuar që të rri në shtëpinë time motër e dashur ?- e pyeti djali duke u ulur në divan pranë saj.

-Ti nuk qëndron ndonjëherë në shtëpi në këtë orar. Apo do të takosh ndonjë nga ato kurvat e tua?- i tha Angela dhe ai qeshi

-Ndonjëherë tregohesh shumë e mençur e di?-tha ai

-Darius Ares Parker, mos guxo të më sjellësh në shtëpi atë Xhenifer kurvën ose ta hedhi shtëpinë mbi kokë-kërcënoi ajo

-Çfarë të duhet ty moj?- i tha ai

-Më duhet kur im vëlla futet midis këmbëve të një kurve që kush nuk është futur.Vetëm guxo dhe unë do shkoj me djalin e parë që më del para - kercënoi duke i drejtuar gishtin -Nuk dua të dëgjoj rënkimet e saj nëpër shtëpi dhe mbi të gjitha të më bëj këtu sikur është shtëpia e saj.

-Njëherë vetëm guxo e bëje atë që the po nuk ti thyva kockat një e nga një mos më thënçin Darius-tha ai me nerva

-Do guxoj nëse e sjell atë kurvën këtu- tha ajo duke e sfuduar të vëllain me sy

-Angela, mos më ngri dhe shumë nervat- tha me dhëmbë të shtrënguara

-Ça mutin keni tani?- pyeti një djale zeshkan me flokë të zinj dhe me trupin përfekt që u fut në shtëpi.

-Ky do me msjell atë baxhellën në shtëpi- tha Angela

-Mjaft e di vetë me kë shkoj- tha ai e zemëruar

-Në shtëpinë time nuk futet ajo - tha Angela duke kryqëzuar duart -Ose ja bëj jetën ferr asaj dhe ty bashkë - kercënoi me të egër

-Durim durim-tha nëpërdhëmbë Dariusi

-Mjaft tani-ngriti pak zërin djali që i shikonte ne këmbë -Në darkë asnjë te mos largohet. Do diskutojmë diçka të rëndësishme me babanë.

-Kë ke lënë shtatëzanë?/Kë ke lënë shtatzanë?-pyetën në një zë të dy.

-Çfarë i keni këto? Nuk kam lënë njeri shtatzanë. Tregojeni dhe Adalenës kur të vijë. Unë po bëj një dush dhe më duhet të dal-i tha ai

-Çfarë duhet të me tregojnë Roan?- e pyeti të vëllanë një vajzë me flokë kafe të çelët dhe mjaft simpatike.

-Në darkë duhet të diskutojmë diçka të rëndësishme - i tha Dariusi.

-Kush e di me kë është ngatërruar -tha Angela duke u shtrirë përsëri në divan -Më hahet Adalena

-Çfarë dëshiron?- pyeti e motra

-Çfarë të duash - i tha ajo duke ndërruar stacionet e televizorit me rradhë

-Unë po dal - tha Dariusi

-A të vij dhe unë?- u hodh Angela në këmbë

-Dhe të ma nxish jetën mua. Jo faleminderit - tha ai dhe doli duke i nxjerrë gjuhën asaj. Pavarsisht zënkave ato të dy ishin shumë të lidhur bashkë.

-Adalena a shohim një film?- bërtiti ajo që ta dëgjonte e motra nga kuzhina

-Vendose se erdha-bërtiti tjetra dhe Roan u duk në katin e parë.

-Dhe unë po iki- tha ai teksa puthi në kokë Angelën dhe pastaj Adalenën. Ishte fëmija e parë dhe vëllai i madh.

-Adalena po vendos "365 days" -bertiti përsëri Angela

-Cfarë moj? Dhe të na vij Darius dhe Roan dhe te na këpusin krytin si të zogut? Jo ska shanse -tha ajo

-Mirë moj . Po vendos " My fault" -i tha ajo-Ka dalë tani

-Mirë- i tha e motra qe i solli Angelës një sanduiç dhe u ulën në divan të shikonin filmin.

Në darkë

-Mirëmbrëma fëmijët e mi të dashur- tha një burrë mjaft i mbajtur, i veshur me një kostum të zi klasik duke i puthur fëmijët me rradhë.

-Mirëmbrëma baba-thanë të gjithë dhe u ulën në divan

-Qenkeni mbledhur pa mua?- pyeti një grua me flokë me të njëjtën ngjyrë si Angela. E veshur me një fustan të bardhë gjer tek gjunji.I puthi fëmijët me rradhë dhe u ul pranë burrit të saj.

-Eee çfarë dëshironi të na thoni?- pyeti Angela me padurim

-Me durim Ahri-i tha Dariusi që i buzëqeshi 

-Unë dhe babai kemi vendosur që për një periudhë kohe të shpërngulemi në Mendosino Kaliforni. Për një ndryshim ambienti.Në shtëpinë që kam trashëguar nga gjyshi juaj-tha ëma. Darius dhe Angela kishin mbetur me gojë hapur

-Dhe kjo ishte ajo që do diskutonim?-pyeti Roani duke rrudhur vetullat

-Po shpirt-i tha Rozalinda

-Unë vdes e nuk shkoj atje/Unë vdes e nuk shkoj atje-thanë të dy njezërari Dariusi dhe Angela.

-Mua më pëqen si ide-tha Adalina

-Qepe ti/Qepe ti-thanë Angela dhe Darius të dy në një zë dhe Roan rrotulloi sytë.

-Unë kam punë në kompani-tha Roani

-Vendimi është marrë-tha i ati  dhe Roani shfryu.

-Unë nuk vij. Nuk mund të më detyroni-tha Angela

-Ku mendon që të qëndrosh e dashur?- i thotë i ati

-Këtu , në shtëpi-i tha ajo duke buzëqeshur

-Bashkë me mua -tha Dariusi

-Dhe të mi vendosni flakën shtëpisë? Vendimi është marrë dhe do të shkojmë - tha Oliveri , babai i tyre.

-Nuk mundesh të më detyrosh baba . Jam 19 vjeçe dhe pak dit mbush 20 -tha ajo duke buzëqeshur djallëzisht

-As mua nuk mund të më detyrosh. Jam 24 vjeç - tha Darius i zemëruar . -Merrni Roanin dhe Adalenën

-Kur po më detyrojnë mua që jam 28 vjeç , kush po ju llogarit ju?-tha Roani dhe Darius bashkë me Angelën i hodhën një shikim vrastar.

-Angela Ahriman Parker, do bëhet siç them unë dhe mos bëj provë të më kundërshtosh ose ndryshe do të martoj me kanditatin e parë që të më dalë para-kërcënoi i ati -Dhe ty Darius ti heqi krejt kartat e bankës dhe nuk të jap asnjë kacidhe

-Nuk do guxoje/Nuk do guxoje- i thanë te dy me nerva dhe damari u duk mjaft qartë në qafën e Angelës.

-Do guxoja që çke me të- i tha egër i ati

-Roan a mund të flasësh diçka ? - i tha të vëllait ajo

-Ahrimani nuk do martohet me asnjë-tha ai drejt të atit me autoritet duke e thirrur me emrin e saj të dytë dhe ajo buzëqeshi fitimtare por buzëqeshja e saj u venit kur Roan iu drejtua duke i thënë:-Dhe ti Ahriman bashkë me Dariusin, do të vini me ne mos e diskutoni më.

-Jo dhe pikë-tha ajo duke kryqëzuar duart në gjoks.

-Po dhe mbaroj - tha i ati -Kokëfortësinë e ke të trashëguar nga une e dashur dhe di si ta kthej ne favorin tim.

-Ughhhhhhh-shfryu gjithë nerva -Ju urrej - tha dhe më pas u largua

-Ju e keni fajin-i tha i ati djemve -Ju e keni llastuar duke ia plotësuar të gjitha.

My Paradise [Shqip]Where stories live. Discover now