10

796 46 18
                                    

-Qyqja-tha Angela kur u fut në shtëpi dhe gjeti dy djemtë dhe dy vajzat e tezes të shtrirë në divan-A ka Zot a jo , kush ju duron juve more ?

-Thotë robi mirëserdhët-thotë njëri nga djemtë me ironi

-Thotë thotë , por çe do se nuk jam aq e lumtur që ju shoh këtu-tha Angela me duart e kryqëzuar-Armiqtë na kanë pushtuar shtëpinë

-Sa qenke rritur moj bijë-thotë një grua me flokët kafe , e veshur me një fustan të kuq që doli nga dhoma në fund të koridorit .

-E vogël nuk do rrija gjithë jetën teze-ia ktheu ajo duke e shikuar ftohtë. Tezja e përqafoi e puthi dhe pastaj bëri në të njëjtën gjë dhe me Adalenën.

-Durim o Zot -thotë Dariusi bashkë me Roanin që u futën në shtëpi.

-Teze a nuk kishit shtëpi që erdhët këtu?-pyeti Roani

-Mirëserdhët në ferr -tha Angela dhe mori rrugën për në dhomën e saj . Derën e gjeti të hapur, u fut brenda dhe raftet ishin të hapur dhe një valixhe ndodhej në dhomën e saj .

-KUSH KA HYRË NË DHOMËN TIME-bërtiti e xhindosur duke zbritur shkallët

-Sillu mirë Angel-i tha e ëma

-PO E PËRSËRIS , KUSH ËSHTË AI BIR QENI QË ËSHTË FUTUR NË DHOMËN TIME ?

-Jam futur unë Angel-tha vajza e quajtur Anxhi

-KURRË MËË , PO KURRËË MËË , MOS BËNI GABIM TË FUTNI HUNDËT NË GJËRAT E MIA , NDRYSHE DO I KENI PUNËT KEQ -bërtiti sërish dhe u largua. Mori valixhet dhe e hodhi nga ballkoni në tokë.

-Hajdni përsëri këtu-thoshte me nerva

-Ajo vajzë është e çmendur -tha një nga djemtë -Nuk keni ditur si ta edukoni

-Dëgjo këtu ti -e kapi Roani nga trikoja-Se si është edukuar dhe se si sillet motra ime është punë për ne. Mbaj vendin që të tako dhe respekto privatsinë . Ndryshe zhduku nga këtu

-Roan mjaft-tha e ëma dhe ai e lëshoi dhe u largua .


-Darius thirri tri djemtë që shpëtuan vajzat në pyllë të hanë darkë me ne , në shenjë falenderimi-i tha e ëma dhe ai e shikoi

-Serioizisht?-pyeti ai

-Po seriozisht, shko-i dha urdhër ajo .

-Len, shko thirre Angelën , darka është gati -tha e ëma asaj dhe ajo u drejtua për në dhomë

-Anxhi, në pjatën e Angelës hidh këtë gjellën , është pa erëza -i tha ajo duke treguar një gjellë në tenxhere

-Po teze -tha ajo .

-Enxhi-thirri të motrën ajo me të vogël

-Çfarë ka ?

-Më sill pak erëzat -i tha dhe e motra ia solli dhe hodhi nje sasi të mjaftueshme në të -Bukur

-A ma sjell në dhomë Len ?-pyeti ndërkohë që vizatonte

-Jo jo, bashkë do hamë poshtë-tha dhe Angela shfryu .

-Ohaaaa, çfarë kërkojnë ato në tavolinë?- pyeti të motrën kur i shikoi tri djemtë që ishin ulur

-Po ju djema keni ardhur për të më kërkuar dorën?-pyeti dhe ato u shikuan ndërvete-Po bëja shaka, pse na keni nderuar me prani tuaj ? 

-I ftova unë shpirt, -tha e ëma -si shenjë falenderimi pasi të shpëtuan.

- E ku të ulem unë?- shikoi dhe karrigia ishte bosh pranë Anxhit dhe pranë Hadesit ishte ulur Dariusi

-Darius zemra motres , ngrihu nga aty. Ulu prane Anxhit -tha ajo dhe ai picerroi sytë -Mos mi picerro sytë Aries, ngrihu, unë nuk ulem pranë saj.

-Nuk e besoj akoma se  si pranova  të vij këtu-tha Hadesi me të vogël

-Ndoshta të tundonte ideja që të më shihje mua -i tha ajo dhe ai nënqeshi. Teksa po bisedonin , Enxhi po shikonte Hadesin duke kafshuar buzën,ndërsa ky i fundit nuk i hedhte sytë drejt saj.

-Ha bukë Enxhi, mjaft kafshove buzën se e çave-i tha Angela dhe ajo e shikoi me inat .

-Si e ke emrin ?- e pyeti Enxhi Hadesin duke e injoruar Angelën

-Xhek- i tha ai ftohtë

-Unë jam Enxhi-tha ajo duke kapur flokët

-Ku është pjata ime?-pyeti Angela kur shikoi që nuk kishte pjatën në tavolinë

-Ta sjelli une -tha Anxhi që u ngrit nga aty -Urdhëro

-A mke fut helm?-pyeti me dyshim

-Jo moj, çfarë helmi?

-Hajde njëherë provoje. Nuk të besoj-tha ajo

-Ha Angela -i tha e ëma dhe Angela shtrembëroi fytyrën

-Është e mirë-tha Hadesi që e provoi ai në pjatën e saj.-Nuk ka helm

-Teze do më paguash ti spitalin nëse vajzat tuaja kanë bërë gjë-tha ajo .

Për pak sa nuk hodh kur ndjeu dorën e Hadesit mbi këmbën e saj poshtë tavolinës. Ajo hodhi shikimin egër tek ai dhe Hadesi i buzëqeshi si i pafajshëm. Ndërkohë që Enxhi shikonte me inat drejt tyre. I bëri me shenjë ta largonte por ai e dërgoi dorën dhe më rrëzë kofshës së saj.

-Ti Had, a nuk po ndjehesh mirë?-e pyeti me të vogël

-Mirë jam -tha ai

-Sa ke pa bërë seks?- e pyeti dhe ai ngriti vetullën drejt saj.

-Një ditë -tha duke buzëqeshur

-Ça më mban dorën në kofshën time pra?- e pyet

-Sepse më pëlqen -tha ai

-E pranon domethënë që të pëlqej?

-Më pëlqen të mbaj dorën aty, e mbaj tek të gjitha vajzat -thotë ai provokueshëm

-Mirë, Enxhi a ndryshojmë vend?- pyeti ajo dhe Enxhi pa e bërë të gjatë u ngrit

-Çfarë bën ?- e pyeti ai i habitur

-Po ulem në një vend tjetër -tha dhe mori pjatën e saj

-Pra Xhek, çfarë bën?-pyeti ajo duke vendosur këmbë përmbi këmbë e duke afruar gjoksin më afër tij.

-Asgjë-i thotë ai por shikimin e mbante tek Angela ndlrkohë që hante gjellën dhe që kishte marrë një ngjyrë të trëndafiltë në fytyrë -Demon e ke bërë insulinën?

-Po-thotë ajo duke hapur pak triken tek fyti -Nuk po marr dot frymë -thotë dhe Darius ngrihet nga aty

-Çfarë ke Angel?- e pyeti duke i dhënë një gotë me ujë dhe të tjerët po e shikonin

-S....marr..dot..fry...më-tha mezi ajo dhe Darius provoj pak gjellën e saj

-KUSH I KA FUTUR ERËZA USHQIMIT?-bërtiti ndërkohë mori në kraha Angelën

-DIKUSH TË THËRRASË ROAANIN , SKEMI MAKINËN-bërtiti ai

-KAM UNË-U dëgjua Hadesi duke vrapuar për të marrë makinën

-Shpirti im -tha e ëma midis të qarave.

-Ti e ke fajin-e kapi për flokësh Anxhin Adalena -Ti po bëje ushqimin, mendon se do shpëtosh me kaq ? Lutu që mos ti ndodhë gjë motrës sime ndryshe të betohem se do të të vras - dhe e shtyu duke e hedhur në tokë me forcë.

My Paradise [Shqip]Where stories live. Discover now