50

749 43 11
                                    

-Eja Had, më lyej pak me krem dielli-e thirri Angela Hadin. Kishin shkuar në plazh.

-Sigurisht shpirt-i tha ai duke i marrë kremin. Angels u shtri përmbys dhe Hadi vazhdoi të fërkonte kurrizin e saj me krem.

-Ja të heqi dhe rripat. Është e bezdisshme kur të mbesin nëpër trup-tha ajo duke zgidhur rripat e recipetave

-Do harrosh e do ngrihesh ëngjëlli bardhë-i tha ai-Nuk kam marrë as armën me vete

-E përse të duhet arma njëherë ? Në plazh? Seriozisht?-pyeti ajo duke kthyer kokën nga ai

-Më duhet sepse disa barbona më tutje të kanë ngulur sytë -tha egër ai dhe i hodhi një shikim sikur do ti vriste dhe dy djemte u zhdukën

-Xheloz zemër?-e pyeti ajo duke qeshur

-Vetëm për ty my babygirl-i tha ai duke i lënë një puthje në faqe.

-Do të ti shklyej ato sy të betohem-dëgjuan Amberin duke bërtitur

-Unë kam sy vetëm për ty zambaku im. -i thoshte Iano me të butë

-Po sigurisht. Prandaj shikoje atë bionden aty sikur do ta haje-iu hakërrye ajo dhe Hadi picërroi sytë drejt Angelës

-Nuk po e shikoja. Çfarë thua kështu?

-Po, po e shikoje. Mos e moho-tha ajo duke mbledhur duart në gjoks

-Zambaku im, dashuria ime, mjalti im-tha ai me të butë-Të betohem që nuk po e shihja. Unë nuk do rri të mbyll sytë gjithë kohës sa herë kalojnë të tjerat. Pastaj ajo thjesht kaloi, ishte në rrugën e vet. Unë as që i hodha sytë

-Jo, ti e shikove. Shikove një tjetër në vendin tim. Të  jam mërzitur unë-përplasi këmbët në rërë ajo me forcë dhe Iano shfryu. Nuk e kuptonte se çfarë e kishte gjetur kohët e fundit.

-Nëse bëni akoma dramë këtu. Ju betohem se iu mbylli në hotel e as në dritare nuk dilni-kërcënoi Hadi dhe Amberi e shikoi me nerva

-Ti e ke fajin-i tha ajo me gishtin tregues drejt tij dhe Hadi ngriti të dyja vetullat

-Çfarë faji kam unë në dramën tënde me të dashurin tënd?

-A nuk munde të rezervosh një suitë vetëm për ne? Mos të ketë asnjë femër rrotull?

-Rezervoje vetë. Nëse nuk të pëlqen zhduku nga këtu. Nuk kam nerva të duroj dramat e tua-tha me nerva ai-Dua të qëndroj me të dashurën time, pa drama

-Të urrej gomar -i tha ajo dhe filloi duke qarë

-Amber, mjaltëz-vrapo Iano pas saj dhe Hadi shfryu

-U tregove i ashpër -e qortoi Angela që kishte qëndruar në heshtje

-Duhet shpirt. Nuk mund ti duroj ato teksa zihen gjithë kohën. Jemi me pushime per atë Zot. Duhet ta shijoj-i tha dhe filloi duke i ledhatuar flokët e saj.

-Çfarë ndodhi?-pyeti Luisi që u shfaq me Adalenën përdore-Amberi po qante

-Nuk e dimë. Po zihej me Ianon-shpjegoi Angela me të njëjtën pozicion.

-Ku është Roani dhe të tjerët?-pyeti Luisi

-Dariusi me ndonjë kurvë-tha Angela që ia njihte mirë kokën e të vëllait

-E Roani?-pyeti Adalena

-Me ndonjë kurvë dhe ai-tha ajo

-Kush tha që jam me kurvë-tha Roani me një vajzë përdore dhe Angela ktheu shikimin drejt tyre. E si për dreq harroi që kishte hequr recipetst e u ngrit me vrull. Por Hadi u tregua më i shkathët e i vendosi krahun në gjoks duke ia mbuluar

-Dhe të thashë që do i harroje-tha me qortim Hadesi e Angela u bë flakë e kuqe-Incidente që ndodhin. Kthehemi pas pak.

E ktheu Angelën nga vetja me kujdes dhe e mori në përqafim duke bërë që gjoksi i saj të përplasej në barkun e Hadit dhe që mbulohej nga duart e tij. U futën në tualet dhe i mbërtheu recipetat.

-Budallaqe-i tha Hadi duke qeshur dhe Angela zhyti fytyrën në gjoksin e tij.

-Ku dija unë që Roani i kishte lëshuar pëllumbat?-tha ajo duke u shfajësuar-Ai ishte me një vajzë

-Dhe ti u ngrite duke e përshëndetur vajzën me këto?-pyeti Hadi duke i prekur gjoksin me dorë

-Eja ikim-e kapi nga dora duke e tërhequr pas vetes.

-Kush është vajza Roan? Mos guxo të më gënjesh-tha ajo sapo u bashkuan përsëri .

-Ahriman, kjo është e dashura ime, Kristina-e prezantoi ai dhe u drejtua drejt saj-Kristina, kjo që duket me një fytyrë si ëngjëll që në të vërtetë është veçse një djall, është ime motër Angela.

-Angela Ahriman Parker. Më prezanto me emrin e plotë gomar-tha egër ajo por bëri një fytyrë sikur të qante-Had a flet dot me Roanin?

-Çfarë bëri ai?-e pyeti Hadi duke i kaluar gishtin e madh në buzët e saj

-Nuk më trajton si duhet-mblodhi krahët tek gjoksi saj dhe Hadi hodhi shikimin aty. Ia hoqi duart me ngadalë dhe e mori në përqafim

-Roan, a mundesh të trajtosh të dashurën time në mënyrën e duhur? Nëse nuk dëshiron luftë sigurisht-i tha ai dhe Angela buzëqeshi fitimtare.

-Përshëndetje-i foli Kristina -Më bëhet qefi që të njoh

Kristina kishte një qëndrim prej mendjemadhe, diçka që Angelës nuk i pëlqeu. Flokët i kishte ngjyrë të zeza, sytë kafe të errët dhe trupin e kishte yll me xixa.

-Ahrimani-tha ajo duke i zgjatur dorën me buzëqeshje.

-Mos-tha Roani me të vogël duke tundur kokën

-Çfarë ka shpirt?-e pyeti ajo drejt tij dhe i hodhi një shikim Angelës

-Nëse të prezantohet me emrin e dytë do të thotë që nuk të ka qejfë-shpjegoi Roani

-Le të mos më ketë. Mjafton të më kesh ti-tha ajo duke i kapur krahun e mbështeti kokën në supin e tij-Jo të gjithë të pëlqejnë

-Ti nuk e di se çfarë do të thotë kjo-tha Adalena që ishte ulur pranë Luisit-Nëse Angela të urren atëherë përgatitu për ndonjë rreng. Ose se di, ndoshta diçka e më të keqe -e tha këtë të fundit duke ngritur supet.

Dhe pas pak aty u paraqitën dhe Dariusi e djemtë e tjerë.

-Aries,-tha Angela duke i dalë para

-Diçka e rëndësishme paska ndodhur përsderisa po më thërret kështu-tha ai duke përqafuar -Çfarë ka ndodhur Angela?

-Roani ka zënë të dashur-tha ajo me buzë të mbledhur

-Dhe çfarë ka këtu?-pyeti ai i çuditur

-Ajo nuk më pëlqen. E urrej. Dhe e di se çfarë do të thotë kjo?

-Që nuk do e lësh rehat-përfundoi ai duke qeshur e më pas i pëshpëriti-Më duket se as unë nuk e pëlqej

-Ti je vëllai im i preferuar-bërtiti kastile ajo

-E përse na qënka i preferuari?-pyeti Roani

-Sepse nuk merr sorra për të dashura-shpjegoi ajo dhe të gjithë ia plasën gazit.

-Çfarë po thotë ajo?-pyeti Kristina e mërzitur

-Të thashë-tha Adalena-Përgatitu për më të keqen

-Mos e ekzagjëro Len-i tha Dariusi-Vëllai i Roanit, Darius Aries.

-Kristina. Si mund të të thërras?

-Si të duash ti-i shtrëngoi dorën ai

-Darius Aries. Mos je kundër meje ?-bërtiti Angela

-Larg qoftë Ahri. Çfarë është ajo fjalë? Unë kundër teje? Kurrë-tha ai duke tundur kokën e zuri vend afër saj

-Ajo është shumë e lidhur me atë-i shpjegoj Roani Kristinës-Mos u shqetëso, do të të pëlqejë me kalimin e kohës.

My Paradise [Shqip]Where stories live. Discover now