43

684 43 9
                                    

Hapi sytë dhe shikoi se ishte në një dhomë spitali. Shikoi rreth dhe pa Ianon që qëndronte pranë saj me një buzeqeshje por ishte ndryshe këtë herë. Buzëqeshja e tij ishte pa emocion.

-Iano- thirri ajo dhe ai u afru pranë saj. E puthi në buzë dhe mbështeti ballin mbi të sajin.

-Çfarë ka zambaku im?-e pyeti

-Ajo do bëhet mirë-tha ajo duke i prekur faqen

-Shpresoj shumë. Nëse ajo vdes dhe Hadi po ashtu-zëri iu dridh-Nuk e di si do e përballoj vdekjen e tij Amber.

-Do bëhet mirë, kështu thotë intuita ime-tha ajo duke i dhuruar një buzëqeshje.

-Dua të të ha krejt me gjithë intuitën tënde-i tha duke e puthur dhe njëherë.-Hadi ka të drejtë

-Përse?-e pyeti ajo duke lëpirë buzën e tij dhe ai qeshi pak

-Të betohem që unë do isha çmendur nëse në vend të Angelës të ishe ti. Po tregohem egoist dreqin, por dhe unë nuk mund të përballoj humbjen tënde-i tha dhe afroi kokën në qafën e saj.

-Jam mirë. Tani më lësho-i tha ajo dhe ia ngriti kokën -Dua të shoh Angelën



-Zotëri-i thirri një infermjere duke i luajtur krahun-Zotëri

-Angela-u zgjua i trembur duke shikuar rreth e rrotull

-Duhet t'i bëj serumin zotëri-i tha ajo ndërsa ai u kthjellua. Tundi kokën dhe shikoi njëherë Angelën. E puthi në ballë, faqe, buzë e më pas doli nga aty duke lënë infermjeren të merrej me të.

-A është mirë ajo ?-e pyeti Rosalinda me faqet e skuqura nga të qarat.

-Nuk e di. Akoma nuk ka reaguar -i tha ai dhe vazhdoi drejtjmin drejt me një shikim që ishte gati të vriste këdo që i dilte para.

-Ku shkon tani në këtë orë?-e kapi Roani nga krahu duke e ndaluar

-Të pi një cigare-i tha ai dhe Tristan erdhi drejt tyre.

Fiks momenti duhur!

-E gjeta vendodhjen e Blake-tha ai dhe mori një shikim vrastar nga ana Hadit.

-Shumë faleminderit Tristan. Ke bërë një punë të shkëlqyer-i tha me ironi Hadi-Po gati sa nuk shklyva sytë duke ta bërë me shenjë që të mos flisje.

I mori letrën nga dora dhe lexoi vendodhjen

-Do të vij dhe unë me ty-e ndaloi përsëri Roani

-Jo nuk do të vish Roan

-Po do të vij. Ajo është motra ime në rradhë të parë-i tha Roani

-Roan ti ke familje mirë? Qëndro me familjen, unë nuk kam çfarë të lë pas

-Po Angela? Apo ajo nuk quhet?

-E di që nuk do të mbesë vetëm. Të ka ty, Dariusin, prindërit, Adalenën. Nuk ka nevojë për mua. Unë vetëm sa po e lëndoj. Nëse do ta kisha vrarë më para Blake nuk do....

-Mjaft fajësove veten Had. Nuk është faji yt.

-Duhet të shkoj tani-ktheu shikim nga ana majt dhe ngrysi vetullat-Çfarë dreqin do këtu ky?

-Çfarë do këtu?-bërtiti Roani drejt tij duke e kapur nga trikoja me forcë. Ishte Harvesti.

-Thjesht të vizitoj Angelën. Pa të keq, e di që është e lidhur me këtë këtu-tha ai i pafajshëm duke ngritur duart lart

-Largohu nëse don jetën akoma-i tha Hadesi-Nuk do e vizitosh Angelën. Pikë.

-Mirë or burrë. Thjesht si shok-tha ai -Do iki

My Paradise [Shqip]Where stories live. Discover now