9

770 44 6
                                    

Donte të hapte çantën por duart i dridheshin, donte të thërriste por zëri nuk i dilte .

-Demon, pse nuk kthen përgjjgje-tha Hadesi që u kthye por nuk e shikoi -Luis ,Iano- thirri dhe ato u kthyen nga ai

-Këtu dreqi e mori ishte , ku iku?

-Angelaa-thirrën dhe shikuan qe ishte shtrire në një cep me sy gjysmë të hapur .

-Demon , je mirë?- pyeti Hadesi që u ul në gjunj pranë saj .

-Ç..a..çaa...çan..tën-u mundua të fliste , duke treguar me gisht çantën . Hades mori çantën e saj me shpejt dhe e hapi .

-Qesja-tha mezi ajo dhe ai nxorri qesen dhe gjilpërat nga aty

-A nuk duhet të thërrasim një doktor më mirë?- pyeti Luisi me dyshim 

-Çfarë duhet të bëj me këto?-pyeti Hadesi që nuk ia kishte idenë

-Ato janë insulina diabeti-tha Iano . Angela me vështirësi të madhe futi ilacin tek gjilpëra , me ndihmën e Hadesit ngriti fustanin dhe e nguli shiringën në bark.

Pak minuta më vonë, shikimi i saj ishte qartësuar por përsëri e ndjenjte veten paksa të lodhur. Dëgjoi zilen teksa binte në çantën e saj dhe Hades ia dha .

-Alo?- tha ajo me zërin e lodhur

-Ahriman ku je ? -pyeti ai me shqetësim

-Po vij në shtëpi -tha ajo duke u munduar të mos e jepte veten

-Je mirë ti?-pyeti me dyshim kur dëgjoi zërin e saj që dilte si psherëtimë

-Mirë more jam. Pas pak do jem në shtëpi-tha ajo

-Mirë, po të them se teze Serena bashkë me fëmijët e saj na kanë ardhur në shtëpi

-Phhhuuuuu, unë nuk vij në atë shtëpi Roan. Harroje, do të fle tek ai hangari e aty nuk vij

-Nuk do na lesh vetëm ne me ato shtrigat Ahriman. Vetëm ti i vjen rreth atyre.

-Shihemi në darkë Roan. Tani nuk kam nerva-tha ajo dhe ia mbylli.

-A ikim?-pyeti drejt djemve dhe kur u ngrit për pak sa nuk u rrëzua .

-Kujdes-i tha Hadesi

-Mirë mirë eci vetë. E keqja kaloi -tha Angela duke ecur para por sytë i erresoheshin.

-E shoh sa ka kaluar - tha Hadesi dhe e mori në krah

-Epo mirë nuk duket keq as kështu -tha ajo duke i hedhur duart në qafë.

-Përshëndetje -tha një vajzë dhe Angela ngriti kokën duke e shikuar. Një vajzë me flokët bionde, me trupin e saj përfekt , sytë ngjyrë blu si qielli po qëndronte para -Shkova në shtëpi po nuk ishit

-E çfarë doje, far kosi bjondinë?- pyeti Luisi duke qeshur

-Na shkrive Luis. Kush është vajza në krahët e Hadit?-pyeti ajo dhe Angela e shikoi atë nga koka tek këmbët

-Ty vajzë do të të fus në dorë dhe të të bëj rob. Ça je veshur si fshatare?- e pyeti ajo atë

-Unë fshatare?-pyeti ajo me inat

-Nuk dua të merrem me fshatare a ikim ?-pyeti drejt djemve

-Mendjemadhe -tha ajo

-Fshatare-ia ktheu me inat

-Po ikim-tha Hadesi duke ecur para.

-Më ul në tokë tani-tha ajo sapo mbërritën

-Të të dërgoja deri në shtëpi-i tha ai

-Do haj njëherë picën këtu-tha duke u ulur në karrige dhe Iano i vendosi piccën para në tavolinë.

-Tarzan më sill një gotë me ujë-dha urdhër ajo dhe ai e shikoi me inat.

-Kola?-pyeti dhe ajo tundi kokën me shenjë mohimi

-Nuk mund ta pi-tha dhe ai u fut brenda për ti sjellë ujin.

-Angela ku ke qenë?- degjoi Adalenen që po vinte drejt tyre

-Në qytet . Dëshiron?- ajo u ul pranë saj duke marrë picën

-Hajde Luis merr -tha dhe ai bashkë me Ianon u ulën afër saj

-Kush janë këto djemtë?-dëgjuan një zë vajze

-Moss-tha Adalena

-A po dëgjoj zërin e shkurres apo po më bëjnë veshët-tha Angela pa e kthyer shikimin nga ana saj

-Shkurre je vetë moj-ia ktheu ajo dhe Angela i ra tavolinës me dorë

-Dëgjo këtu ti qerre zogjsh -u ngrit duke i drejtuar gishtin një vajze me flokë kafe , kaçurrele -Nëse e don akoma jetën bën mirë ta mbyllesh atë gojë dhe të më zhdukesh , kuptove ?

Vajza u largua me inat nga kishte ardhur dhe Angela u ul përsëri në vendin e vet.

-Len , a ikim?- pyeti

-Ku moj?

-Kudo qoftë, vetëm mos të duroj ato

-Bashkë do vuajmë , nuk kemi çbëjmë-tha ajo

-Kush ishte ajo?-pyeti Iano

-Shtriga numër një në ballkan-tha Angela

-Goca tezes-tha Adalena

-Unë nuk vij sonte-tha Angela-Vetëm më mbyll derën e dhomës sime me çelës

-Do të vish e me mua do vuash aty-tha Adalena

-E ku do flesh?-pyeti Luisi

-Me Hadin-tha ajo duke buzëqeshur

-Larg qoftë-tha Hadesi duke shtrembëruar fytyrën

-Mirë more. Shkoj e fle me Teon unë-tha ajo

-Me kë moj?-tha Adalena

-Nuk njeh njeri ti motër e ke mendjen vetëm në libra-tha ajo

-Ahriman mos bëj gabim të më lësh veten midis ujkonjave-tha Lena gati në lutje

-A i bëjmë një rreng?-pyeti ajo motrën

-Hë?-tha ajo me kuriozitet

-Mos thuaj më kështu se bie për keq-Luisi me të tjerët ja plasën të qeshurës , ndërsa Adalena shikonte e hutuar -Sa naive je moj.

-Më thuaj Angel-tha ajo me padurim

-I drogojmë, i lidhim dhe i mbyllim me çels në dhomë-tha ajo duke përplasur duart dhe të tjerët shikonin të habitur

-E ku do ta gjesh drogën?- pyeti Iano kurioz

-Këtu futet Roani në skenë-tha ajo duke buzëqeshur

-E si ti drogojmë?-pyeti Adalena

-Këtu futet Dariusi-tha ajo

-E si ti lidhim?-tha përsëri Adalena

-Me ndonjë zinxhirë bashkë -tha ajo

-Ti ke rrjedhur -komentoi Luisi

-A i mbysim në det -tha ajo duke qeshur

-Përfundimisht ka lajthitur-tha Iano

-Hajde se do kënaqemi Adalen -tha ajo duke u hedhur -Ato do vuajnë si qenii këtu

-Çfarë motre më ka rënë për hise-tha ajo duke u ngritur dhe duke shkuar pas saj.

My Paradise [Shqip]Where stories live. Discover now