8. (Tema 1)

48 8 1
                                    

Un wattpadin e kam pare gjithmone si nje aplikacion qe perdoret nga dy kategori njerezish. Kategoria e pare: njerezit qe gjejne qetesi ne shkrim edhe pse mund te mos kene talent. Kjo sjell librat "klishe.". Kategoria e dyte: njerezit qe duan ta perdorin kete aplikacion per te treguar talentin e tyre dhe per te hedhur nje hap ne shkrim. Per keta persona eshte e rendesishme qe historite te jene me gramatike te sakte dhe te jene te vecanta. Eshte gje e mir per ata qe nuk duan te lexojne libra shume te perhapur.

Tani ti kthehem pyetjes, e dime qe shumica e perdoruesve ne watt jane adoleshente dhe per shumicen e tyre deshira per te lexuar eshte tek librat qe permbajne ate dashurine toksike apo te forcuar. Ne ate moshe shumica pelqejne dhunen qe me pas kthehet ne "dashuri", prandaj jane dhe aq te perhapura. Per njerez qe lexojne sa per te kaluar kohen nuk eshte problem te lexojne historite me mafia. Jan mesuar dhe gjejne komfort ne ato libra.

Votat normalisht qe do te jen te larta edhe nese historia ka pak lexues, sepse pjesa me e madhe e historive te tilla eshte me 200 pjese si telenovele kshuqe domosdo votat do rriten.

Nuk gjykoj asnje autor qe shkruan kto histori pasi wattpadi eshte vend i lire dhe te gjithe zgjedhin te postojne çte duan.

E kam pare urrejtjen ndaj ktyre historive dhe nuk me pelqen. Do bashkohesha me shumicen dhe do i versulesha ktyre librave nese do ishin pertej wattpadit, pra nese do ishin te botuara. Per aq kohe sa jane ne nje aplikacion ku qender eshte argetimi nuk mendoj se kemi pse reagojme kaq keq kundra ktyre historive.

Opinione për Wattpadin shqiptar.Where stories live. Discover now