Më ka ndodhur që më kanë shkruar për t'iu lexuar librin. Ok, e kuptoj, këta persona kanë nevojë për mbështetje nëpërmjet leximit, votave dhe komenteve në librin që kërkojnë t'iu lexohet.
Problemi është seeeee... unë përtoj. Kam 1 vit e ca muaj që përtoj të postoj pjesë të reja te librat e mi të lënë përgjysmë, imagjino kur vjen puna për të lexuar librat e të tjerëve. Ndonjëherë s'kam fare nerva as të hap Wattpadin. Librarinë private e kam mbushur plot me libra, me idenë që "hajt po i shtoj këtu se nuk i dihet, ja më shkrepet të lexoj ndonjë nga këta librat", dhe si përfundim, këta librat i ka mbuluar pluhuri ngaqë s'janë hapur fare.
Jo se nuk dua t'ju suportoj... thjesht nuk kam nervaaaaaaa. Më lini në paqe, o njerëz të mirë dhe të bukur. Kam halle të tjera plot. Po të dua të lexoj ndonjë libër, e gjej vetë çfarë dua të lexoj... po s'kam nerva. Nëse nuk ju kthej përgjigje kur vini e më shkruani në profil t'ju lexoj librin, thjesht përtoj dhe s'kam nerva.
Ju lutem, mos ma merrni për keq. Jam në ✨Villain Era✨ momentalisht, dhe sa herë lexoj kshu lloj kërkesash, më vjen t'ju përgjigjem si lordi Farkuad: ✨Eeeeuuuuuu, po tashi çere do ky? Kush t'ftoi ty n'dasëm teme më?✨
Por sigurisht, nuk është se e vë në zbatim këtë të fundit. Është thjesht një mendim në kokën time. xp
YOU ARE READING
Opinione për Wattpadin shqiptar.
Non-FictionOpinionet e sinqerta për Wattpadin shqiptar.