1.

92 7 16
                                    

Zambaku i ujit* - Simbolizon ngjitjen nga erresira ne bukuri dhe rilindje.

Dielli te vriste syte dhe duke qene se syzet i diellit nuk i kisha aty dhe mbrojtesja qe me mbronte nga drita e diellit ishte gjysme e keputur, u detyrova qe njeren dore ta shkepusja nga timoni e ta vendosja mbi ball. Fani kishte gjithmone shume frike kur e beja ate gje, por çuditerisht kete here nuk me tha asgje dhe dukej e qete: mbase me ne fund, e kishte zene gjumi ose ishte shume e zene duke degjuar kenget e Eminemit ne kufjet e bardha qe benin nje kontrast te çuditshem ndaj celularit te saj me kapakun ngjyre roze.

Radioja transmetonte ne menyre te merzitshme, me zerin monoton te nje njeriu te lodhshem, nje kenge te vjeter qe nderpritej vazhdimisht per te paralajmeruar valen e nxehtesise qe do te rrethonte brigjet jugore dhe juglindore te vendit. Kur fillonte muzika, ajo ishte e qete, e embel dhe te kujtonte nje mbremje te fresket vere ne plazh ku dallget e detit perplaseshin lehte ne breg. Te kujtonte Sidnejin, pak edhe Gjirin e Argjendte.

Kur u afrova prane makines qe kisha perpara -tip "Tojota" e bardhe -ajo ndaloi menjehere dhe une frenova shume fort sa ndjeva koken e Fanit qe u perplas pas sediljes sime. Ktheva koken i shqetesuar se mos ishte lenduar, por ajo as nuk e kishte mendjen dhe po vazhdonte te shikonte nga xhami i dritares me kufjet e bardha ende ne vesh. Makina perpara nuk vazhdoi te ecte me dhe kur u zgjata me ne te djathte, kuptova se sapo kishim ngecur ne trafik. Hapa deri ne fund xhamin e dritares.

-Pse ndaluam? -me pyeti Fani qe me ne fund u kujtua se nuk ishte pjese e videoklipit te Eminemit.

-Trafik, -iu pergjigja. Makina mbrapa meje i ra borise sikur te ishte faji im qe te tjeret perpara nuk po leviznin me.

-Sa do te zgjase? -me pyeti serish sikur une te dija me shume seç dinte ajo.

-Nuk e di, -mblodha supet. -Varet se çfare e ka shkaktuar, apo jo?

Fani nuk mu pergjigj. "Tojota" e bardhe nuk po levizte me, madje te mos ishte per tymin ngjyre gri qe i dilte nga pas do te mendoja se ishte fikur. Makina mbrapa meje i ra serish borise. Nga pasqyra qendrore, vura re se si Fani ktheu koken dhe i nxorri gishtin e mesit. Ne nje rast tjeter, do i kisha bertitur qe po sillej si harbute, por ne ate moment me kaploi nje kenaqesi te gjithe zemren e me la nje shije porsi mjalti ne fyt dhe nuk e ndala dot buzeqeshjen qe mu vijezua ne fytyre.

Per pese minutat e rradhes, asnje prej makinave nuk levizi dhe drita e diellit u be me e forte dhe me verbuese dhe nxehtesia qe ato shperndanin me perveluese. Muzika e embel dhe nostalogjike e radios tani ishte zevendesuar nga lajmet qe paralajmeronin valen e nxehtesise qe do te mberthente Melburnin oreve te hereta te mesdites.

-Po vonohen shume, -u ankua Fani teksa zgjati koken jashte dritares. S'e kuptova kur e hapi xhamin, sepse une kisha shume merak t'ia lija xhamin e dritares hapur sepse heren e fundit e kishte harruar hapur dhe me kishin vjedhur disa dokumente shume te rendesishme qe i mbaja ne kroskotin e makines.

-Po dal te shoh çfare po ndodh, -thashe.

Hapa deren e makines dhe dola jashte, duke e perplasur fort. Ishte nje vape e padurueshme aty jashte, me e tmerrshme se brenda ne makine dhe nuk frynte aspak: sikur era papritur te ishte zhdukur dhe te mos ekzistonte per te ajrosur pak atmosferen e dendur nga tymi i makinave. U solla rrotull nje cope here derisa fitova nje bori makine nga nje shofer i nxehur me kemishen e ngjitur pas trupit nga djersa. U afrova prane "Tojotes" se bardhe qe ishte perpara makines sime dhe trokita ne xhamin e mbyllur te dritares.

Shoferi e uli me ngadale dhe perpara meje, u shfaq nje meso burre rreth te dyzetave. Po me shihte nga koka tek kembet sikur te isha i çmendur qe kisha dale nga makina ne mes te nje trafiku te dendur, pastaj ma beri me shenje se çfare doja. Une veshtrova rrotull, pastaj u zgjata drejt dritares se tij:

Zambaku i ujit. ✔Where stories live. Discover now