3.

30 4 12
                                    

U zgjova gjysme i trullosur nga nje makth i tmerrshem qe akoma me rrethonte te gjithe koken dhe refuzonte te largohej nga truri. Shpesh endrrat e mia te tilla ishin: te mbushura me imagjinata te rreme, te liga dhe qe ta thyenin zemren ne mijera pjese. Por sot u ndje ndryshe: u ndje e vertete, ndodhur ne te shkuaren e harruar, prezente akoma ne te tashmen dhe e vazhdueshme ne te ardhmen. U perpoqa fort ta shkepusja nga vetja, por ajo qendroi ne nje pjese te trurit tim dhe pasi e mbulonte veten per pak me nje perde te holle, rishfaqej serish me nje buzeqeshje cinike.

Kur ora arriti shtaten, u ngrita. Mbase gruaja ne polici do e kishte bere tashme dizajnin e Fanit dhe shume shpejt, mund ta gjenin. Shpresova shume qe keshtu do te ndodhte, por shpresa ishte si nje drite e vogel qe shkelqente ne fund te tunelit te erret dhe te genjente se rruga e daljes ishte afer por sa me shume afroheshe ti, aq me larg shkonte ajo. Nuk hengra mengjes ashtu si nuk haja gjithmone dhe dola jashte. Rruga per ne stacionin e policise me mbante njezet minuta me kembe.

Kur arrita perpara stacionit, nje prej rojeve me pershendeti me koke dhe mbase me njohu sepse e hapi menjehere porten e hekurt. Une hyra brenda duke veshtruar rrotull sikur mjedisi aty te mos kishte qene i njohur. Por tani, po me dukej ndryshe. Dje e kisha pare i çoroditur, shume gri dhe te zymte. Jo se tani nuk ishte, por dukej me ndryshe, mbase me i qete dhe me ngjyra te tjera perveç te zezes. Mbase ishte nje shenje se kishte nje shprese se Fani do te ishte gjalle. Mamaja ime kishte besuar dikur, se universi na linte nje shenje kudo.

-Xhasper Patel? -me pyeti recepsionistja ne tavolinen me xhamin prej qelqi. Une pohova me koke. Korridori papritur, mu duk perseri i zymte dhe pa ngjyra. -Mund te prisni aty. Do i bejnje telefonate Robertit se keni ardhur.

U terhoqa drejt disa karrigeve ngjeshur pas murit te korridorit. Dy te tjerat prane meje ishin bosh, prandaj dyshova se isha i vetmi ne rajon. Me dukej vetja si i burgosur po aq sa edhe si hero. Doja vetem te gjeja Fanin. Dhe une nuk mendoja se e kishin rrembyer. Mendoja se thjesht, ishte trembur nga nje gjarper ose nje insekt tjeter i madh dhe ia kishte mbathur jashte. Kishte humbur, kjo ishte e gjitha. Kishte ndodhur edhe here te tjera, por kishte ardhur gjithmone.

Kur ula instivikisht syte nga karrigia boshe prane meje, pashe te mbeshtetur aty nje zambak uji. Veshtrova nga recepsionistja, por ajo po shfletonte disa flete dhe nuk dukej ta kishte mendjen. Zgjata doren drejt zambakut: gishtat e mi fshiken lehte petalet e buta. Nuk ishin te lagura. Kishin nje ngjyre te hapur roze qe me beri te mendoj se vinin nga kopshti ku i mblidhte gjithmone Fani. Mbase ishte Fani? Mund te ishte. Mbase po bente nje loje kukamfshehtazi qe nuk e kuptonte se sa serioze po behej.

-Kush e ka lene kete ketu? -pyeta me ne fund gruan pas xhamit te qelqte, perpara se te ngrihesha e te shkoja ne kerkim te sime motre. 

-Me fal? -ma ktheu pergjigjen po me pyetje. Po me shikonte me habi.

-Zambakun ketu, -bera me dore nga karrigia prane meje pa e kthyer koken. Pashe se si ajo rrudhi vetullat.

-Nuk ka asnje zambak aty, Xhasper, -me tha. Me fliste qete si mama. Por jo si mamaja ime, sepse mamaja ime nuk me pati folur kurre ashtu as mua dhe as Fanit.

Une ktheva koken nga karrigia ku kisha pare zambakun e ujit. Tani, ishte bosh. Isha i sigurt se kishte qene aty. Veshtrova perqark. Fani nuk kishte qene aty, sepse do e kisha ndjere levizjen e saj nese do e kishte marre zambakun e ujit. Nuk e kuptoja ku ishte zhdukur. Betohesha se e kisha pare. Nuk kishte qene imagjinata ime, sepse asnjehere nuk kisha imagjinuar gjera: te gjithe thonin se kjo ishte pika me e forte. 

-Ishte aty, -insistova.

-Duket se nuk ka asgje, -qeshi e habitur ajo. Nuk ishte faji i saj, por me acaroi.

-Por ishte, -kembengula. -Une e pashe. 

-Do te te kene bere syte, -kundershtoi. E urreja qe nuk po me besonte. Duhej te me besonte. Nuk do te genjeja per diçka qe mund te ndihmonte ne gjetjen e motres sime.

Zambaku i ujit. ✔Where stories live. Discover now