2.

50 7 16
                                    

Ajo i pelqente zambaket e ujit. I gjeje kudo ne Jarra Xhonkston. Futej me rroba ne ujin e kopshtit te mbrojtur dhe me kembet deri ne gju, mblidhte fshehtas disa prej tyre per te m'i dhene mua. Ndonjehere, e kapnin dhe i bertisnin por ishte e vogel dhe gjithmone shpetonte pa asnje denim tjeter perveç nje shkulje te lehte veshi dhe nje qortim perkedheles. Zambaket qe mblidhte dhe qe i mbante tere kujdes ne duart e lagura me ujin e kalter m'i jepte mua si t'i kishte trofe. Buzeqeshte vesh me vesh dhe buzeqeshja e saj i ngjasonte asaj te nje njeriu qe ndihet sikur ka gjetur Parajsen kur gjendet perballe reres se bardhe dhe detit te kalter te plazhit.

-Zoteri? -degjova nje ze qe u duk sikur erdhi nga brenda kokes sime dhe e theu te gjithe tablone e bukur me Fanin qe me zgjaste zambaket e ujit ne dockat e vogla. -Urdheroni kete. 

Me kishte zgjatur nje gote uje. E mora ne dore dhe e piva me fund. Mu duk sikur kishte nje shije te çuditshme, por ishte vetem uje. Te gjithe aty dukeshin te çuditshem: sikur me shpotisnin me disa veshtrime keqdashese dhe sikur donin te me largonin nje çast e me pare me nje fjali te tmerrshme per Fanin. Muret kishin nje ngjyre te zymte, te bardhe si spital, por shume te zymte. Te jepnin ndjesine se shume shpejt, do te rrezoheshin dhe do te te shembeshin ne koke duke te te zene poshte.

-Mund te na flasesh per Fanin, zoteri? -u ul prane meje burri me uniforme qe me kishte zgjatur edhe goten e ujit. Ai dukej me i miri aty. Ngjante si nje burre qe jashte ketij rajoni te zymte, kishte nje grua te bukur dhe nje çift binjakesh. -Thate se ishte trembedhjete vjeçe.

-Po, -pohova. Por u futa ne medyshje nese po e ngaterroja apo jo moshen e Fanit. Ishte gjithmone shume e veshtire ta kujtoje moshen e dikujt kur te pyesnin. As mua s'me kujtohej sa vjeç. 

-Dhe ajo ishte ne makinen tende perpara se te dilje, apo jo? -pyeti. Une serish pohova me koke, por kete here 'po'-ja ne zerin tim nuk arriti te dilte: tingull qe u shua ne gryke. -Keni ndonje mendim se ku mund te kete shkuar?

-Jo, -tunda koken menjehere ne shenje mohimi. Ku mund te shkonte ajo? Nuk kishte asnje vend per te shkuar ne mes te nje rruge te panjohur. -Ajo nuk iken asnjehere pa me thene mua.

-Po prinderit?

Pyetja e tij me beri te ngrija syte e ta shikoja sikur te ishte i panjohur. Prinderit? Ata nuk e donin ate. Nuk me donin mua. Nuk na kishin dashur kurre. U ndjeva papritur si nje njeri qe po perpiqej te gjente nje semafor ne nje udhekryq ku te gjithe shoferet ne makinat qe me kalonin perbri me shikonin, por nuk ndalonin. Pse nuk ndalonin? Kete pyetje doja t'i beja vetes. Pse nuk ndalonin makinat qe rreshqisnin prane kembeve te mia, por syte e tyre vetem me shikonin dhe me injoronin?

Babi me kishte sjelle perpara syve te Fanit nje dite te nxehte janari kur ajo ishte kthyer qull e lagur nga uji prej nga ku mblidhte zambaket e ujit. Me kishte quajtur "budalla" dhe "te paafte", mbase edhe ndonje gje tjeter qe nuk me kujtohej. Syte e Fanit vetem me kishin pare dhe zambaku i bukur, ngjyre vjollce qe mbante ne dore i kishte rene nga dora dhe nje prej petaleve ishte shkeputur: ishte si femije i vogel qe rrezohej perpara syve te nenes dhe ajo shtrengohet mos ta ndihmoje.

-Prinderit nuk rrine ne Melburn, -iu pergjigja. Ishte gjysma e se vertetes. E verteta e plote nuk me kujtohej as mua aq lemsh sa e kisha mendjen. Doja vetem te dija ku ishte Fani, doja vetem te vinte serish tek une qe ta shtrengoja fort ne krahet e mi.

-Ku rrine?

-Nuk e di, -thashe. Syte e burrit me veshtruan gjate. -Mbase nuk rrine ne Australi. -Mbase nuk rrine as ne Toke, me tha nje ze genjeshtar ne koken time. Madje, shpresoi.

-Nuk keni kontakte me prinderit?

-Jo shume. -Fare.

Burri pohoi me koke. Pa uniformen e policise, ai nuk ta jepte pershtypjen se kishte ate profesion. Perkundrazi, dukej si nje njeri qe nuk kishte bere shkolle: mbase mund te kishte bere ndonje zanat, berber ose kopshtar, nuk isha i sigurt se kush i pershtatej me teper. Une mund ta imagjinoja ate dhe binjaket e tij ne fuoristrade, nga ato te zezat qe i gjeje me shumice ne te gjithe Australine, bashke me gruan ne sediljen e pasagjerit duke i mbajtur doren sa here qe e kalonte siper marshit.

Zambaku i ujit. ✔Where stories live. Discover now