4.

36 3 6
                                    

Kur kisha qene me i vogel, Elena kishte qene personi im i preferuar. Ndonjehere, pyesja veten se si do te kishte rrjedhur jeta ime nese do te kishte qene ajo mamaja ime. Madje, dikur e deshiroja shume ta kisha prind. Ajo vinte vetem dy here ne jave: te enjteve dhe te dielave dhe ato ishin ditet e mia te preferuara. Qendronte nga mengjesi deri ne darke dhe pastaj, largohej. Ikte aq shpejt dhe e deshperuar, me supet e kerrusura dhe mjekren e varur deri ne kraharor sa ndonjehere me dukej sikur nuk kishte ardhur kurre.

Une kisha qene diku tek njembedhjete vjeç kur kuptova se perse syte e saj ishin gjithmone te mbytur ne nje tis trishtimi. Nuk i kisha kuptuar ate kohe shenjat e para te rrezikut dhe nuk e kisha degjuar zilen e alarmit qe percillnin ne menyre te shurdhet lotet e saj qe i fshihte tere kujdes me krahun e majte: e bente fshehtas, por nuk i kishte shpetuar syrit tim. Kisha qene shume i lodhur per te luajtur ne oborr ate dite dhe ndersa Fani shkonte e vinte rrotull me biçikleten me kater rrota, une isha ngjitur siper per t'i thene Elenes te me lexonte nje perralle.

-Po me degjon, Xhasper? -me shkeputi nga mendimet dhe nga pasqyra gjysme e thyer e se shkuares, zeri i njohur i Robertit. 

Une tunda koken dhe me ne fund, e pashe fytyren e tij te serte. Po pastronte me nje shami ekranin e celularit. Ishte ulur perballe meje me nje filxhan kafeje ne tavoline dhe prane tij, qendronte nje grua qe fillimisht mu duk e panjohur, por pastaj mu kujtua qe ishte recepsionistja ne holl. Pohova me koke si te doja t'i bindja te dy se isha ende duke i degjuar me kujdes dhe me vemendje.

-Ne mendojme se kemi te bejme me ndonje rrembim, -perseriti. Ndjeva dhomen te me vinte rrotull. Pse duhej te rrembente dikush Fanin? -Çifti qe u gjet ne makinen e djegur dukej se i perkiste disa njerezve qe kane nje lidhje te afert me ty dhe motren tende, mbase prinderit e tu edhe pse e kundershtove kete gje. Do te doja te te pyesja edhe njehere nese burri dhe gruaja ne foton qe te tregova jane prinderit e tu.

Pasqyra gjysme e thyer e se shkuares u shfaq serish perpara syve te mi dhe hija e Robertit u zhduk ose thjesht mbeti nje grimce e vogel pluhuri qe endej ne hapesiren e dhomes. Une, njembedhjete vjeç, kisha hapur deren e kuzhines dhe kisha nxjerre prej frigoriferit shishen e ftohte te ujit. Kisha pare rrotull se mos vinte mami -edhe pse ajo ishte ne pune -dhe e kisha pire me fund te gjithe pjesen e mbetur: mami e urrente kur e pija ujin drejt e nga gryka e shishes. "Per çfare i kemi gotat?" me thoshte.

-A jane prinderit e tu, Xhasper? -degjova nje ze prane vetes, por erdhi larg dhe u ndje si feshferime: sikur dikush ishte zgjatur, me kishte peshperitur diçka dhe ishte larguar serish.

Kur isha kthyer te largohesha prej kuzhines, kisha degjuar disa ngasherima dhe kisha ndaluar ne korridor. Jashte, e kisha pare Fanin tek rrotullohej me biçikleten ngjyre roze me kosh perpara. Kisha ndjekur timbrin e zerit dhe kisha ndaluar perpara deres se dhomes sime te gjumit dhe kisha mbajtur vesh. Bashke me ngasherimat, vinte edhe nje zhurme tjeter si perplasje e forte, e dhunshme dhe e tmerrshme. Nuk e kisha kuptuar se ç'ishte aso kohe, madje pata menduar edhe se po terhiqeshin komote e krevatet.

Kisha qendruar aty nje minute, mbase edhe dy dhe pastaj, dera ishte hapur me vrull dhe une isha ngjeshur pas murit per te mos u dukur. Nga dhoma, kishte dale fillimisht babi. Ishte shume i ngrysur dhe po shtrengonte rripin e pantallonave qe duhej t'i ishte liruar. Mua me trembte rripi i tij sepse me kujtohej se si me pati gjuajtur njehere me te dhjete here rresht. Akoma e kisha blanen ne krah, por bluzet i mbaja gjithmone me menget e zgjatura aq sa ajo te mbulohej dhe ne plazh, refuzoja ta hiqja bluzen.

-Gjithçka mire? -degjova serish ate feshferimen e bezdisshme. Pastaj, qetesi. Mbase edhe nje frymemarrje e thelle.

Pasi babi ishte larguar mjaftueshem, une kisha dale nga pas deres qe ishte ngjeshur pothuajse pas meje qe isha pas murit dhe kisha zgjatur koken brenda. Aty, kisha gjetur nje pamje qe me ishte dukur e tmerrshme, mbase edhe pak sikletuese per mua qe isha thjesht nje femije dhe e kisha pare Elenen si gruan me te bukur ne bote. Ajo kishte qene ulur ne pllakat e dyshemese, lodrat e mia ishin shperndare dhe po shtrengonte fort çarçafin e shtratit tim me njeren dore. Ajo qe me kishte tronditur me shume ishte se bluza e saj e bukur ngjyre portokalli ishte grisur dhe nga mesi e poshte ishte e zhveshur.

Zambaku i ujit. ✔Where stories live. Discover now