~ 1

55 10 0
                                    

"Mirëmëngjesi." foli Stela teksa u ul në tavolinë.

"Ku e ke burrin motër?"

"Teksa ti qendron këtu, burri im punon."

"Giovanni, mirëmëngjes." tha Gia duke i njoftuar të gjithë se burrat erdhën.

"Ee sot po të vjen vajza Gia." tha Domenico teksa të gjithë u ulën në tavolinë.

"Po, sot dhe jam shumë e lumtur që do ju shof të gjithëve bashkë."

"Gruaja ime ka të drejtë,-tha Giovanni duke ia kapur dorën Gias,-Bashkë jemi më të fortë."

"Patjetër,sidomos kur bëjmë bashkime të tilla." tha Emanuele duke parë drejt Stelës dhe Angelos.

"Meqë tema erdhi te ne, duam të bëjmë një lajmërim." tha Angelo teksa u ngrit në këmbë bashkë me Stelën.

"Unë jam shtatzanë, do bëhemi me fëmijë."

"Kjo ditë duhet festuar!-tha Giovanni dhe ia bëri me dorë njerit nga djemtë,-Mblidhni të gjithë njerëzit duke i bërë një banket të madh në shesh."

"Bravo krushk." tha Emanuele duke përqafuar Stelën.

"Kjo ditë duhet festuar! Patjetër që do e bëj. E gjithë Catania do dëgjojë që Angelo Leto do bëhet me fëmijë! E gjithë Sicilia!"

🌸

"Zonjushë Aurora mirëserdhët! Më lejoni valixhet."

"Patjetër. Ca është kjo muzikë që dëgjohet deri këtu?"

"Vëllai juaj dhe zonjushë Stela presin fëmijë. Zoti Giovanni urdhëroi që të gjithë të festojnë."

"Gëzohem." thashë dhe hipa në makinë.

Do bëhem hallë. Tre vite pa i parë dhe lajmi i parë që më vjen është se do bëhemi me pasardhës. Jam e lumtur për vëllain tim dhe Stelën. Edhe të mendosh se ishte Angelo që ia kërkoi babit të martohet me Stelën. Eh dashuria. Dëgjova një frenim të fortë dhe shoferin të flasi.

"Më falni, por rrugët janë të zëna."

"S'ka problem, kështu duhet sot."

"Edhe këta na mungonin." dëgjova shoferin dhe polici që vinte drejt nesh.

"Patentën, lejen e qarkullimit dhe kartë identifikimi." ishte bjond, nuk ishte nga anët tona, fliste italisht me theks të ëmbël.

"Urdhëroni." tha ai teksa ia drejoi.

"Po Bruno, të gjitha në rregull. Mund të di kush është zonjusha?"

"Jam shoferi personal i zonjushës." mundohej Bruno të mos tregonte identitetin tim, rregullat e Letove për gratë.

"Në rregull, por akoma më duhet emri i saj."

"Por..." ama unë e ndërpreva.

"S'ka problem Bruno. Unë jam Aurora Leto. Gëzohem që ju takoj."

"Aurora Leto? Më falni, unë jam Felix Meyer, polic i shtetit."

"Nuk je nga këto anë, shifet. Gjithsesi ne duhet të largohemi." dhe shoferi mbylli dritaren dhe u nis.

𝐀𝐫𝐫𝐚𝐧𝐠𝐞𝐝 𝐋𝐨𝐯𝐞Where stories live. Discover now