"Gjeje se kë pashë sot?"
"Kë?"
"Aurora Leton."
"Aurora Leton? Ku? Si?"
"Sot në trafik. Makina kishte ndalur dhe unë bëra kontroll normal."
"Ajo voziste makinën?" pyeti i çuditur komandanti.
"Jo, kishte shofer, dhe unë u interesova për vajzën. Sinqerisht aq shumë sa insistonte ai shoferi për të mos tregojë emrin e saj. Por gjithsesi ajo e tregoi vet."
"Shiko, shiko Aurora Leto. Dëgjo është mundësi e mirë që të marrësh informata prej asaj. Mund ta bësh për vete, ku e di unë."
"Prej Aurorës?"
"Felix mundësi si kjo rrallë herë vjen. Përdore."
"Nuk dua të shfrytëzoj ashtu vajzën."
"Por ti do që të kapësh Letot apo jo?- dhe ai bëri me kokë,-Epo përdore mundësi."
🌸
"Do dal në qytet."
"A e pyete babain?" dhe më zuri e çuditur.
"Ta pyes? Pse?"
"Të marrësh leje Aurora. Ama nuk besoj se do të të lejojë." tha Stela.
"Sinqerisht? Ju qenkeni bërë të izoluar komplet. Nuk do dal t'i tregoj se kush jam, thjesht të shëtisi."
"Prapë leje duhet." tha mami e vendosur.
"Ku është babi atëherë?" thashë e lodhur. Në djall e gjithë shtëpia.
"Te zyra janë të gjithë." dhe u drejtova aty. I rrashë derës lehtë, por askush nuk u përgjigj kështu që hyra.
"Babi?"
"Xha Giovanni nuk është këtu." pashë Lorenzon.
"Ti çfarë do këtu? Ku është babi?"
"Unë po e pres babin tënd Winter. Ti çfarë do këtu?"
"Do e pyes për të dalë."
"Për të dalë? Jo Winter, harroje." u hodh menjëherë.
"Nuk po të pyes ty Lorenzo, babin do e pyes!"
"Edhe babi jot të njejtën gjë do thotë."
"Pse nuk e presim dhe të shikojmë se çfarë do thotë babi atëherë."
"Winter! Mos ma testo durimin!" tha ai serioz. Sinqerisht kush mendon se është ky.
"Lorenzo, nuk je as babai, as vëllai e as burri im. Ne as shokë të afërt nuk jemi. Kështu që mbaj vendin tënd!" ai u mat të flasi, por në atë moment hyri babi.
"Aurora? Lorenzo? Çfarë po ndodh?"
"Unë po të kërkoja ty babi."
"Ajo kërkon të dali jashtë të shëtisi xhaxha dhe unë i shpjegova qartë se nuk mundet." tha Lorenzo duke më parë serioz.
"Aurora, bijë."
"Unë dua të dal pak nëpër qytet. Asgjë nuk do bëj, të betohem. As emrin tim nuk do e përmend."