"Aurora, bijë?"
"Pse jeni akoma zgjuar?" isha vonuar shumë, por nuk e prisja që të ishin zgjuar.
"Nuk e dimë. Costanzo erdhi dhe nuk morëm asnjë gjë vesh." tha teze Cecilia.
"A ka ndodhur diçka e keqe?"
"Nga fytyra dukeshin të shqetësuar. Para se të vinte Costanzo, Lorenzo ishte duke bërtitur. Me siguri punët janë ngatëruar." tha Stela e shqetësuar.
"Bijë je shtatzanë, mos u streso. Shko fli." i tha mami ndërsa unë nuk po i lidhja dot pikat.
"Jo, unë nuk shkoj pa ardhur Angelo."
"Gruaja ime e bukur po më kërkon mua?!" u dëgjua Angelo dhe Stela vrapoi duke e përqafuar. Babi, xhaxha Domenico, Costanzo dhe Angelo. Vetëm këta ishin në mbledhje?
"Ti harron që je shtatzanë bijë. Kujdes! Çfarë ka ndodhur?" edhe unë isha duke pritur përgjigjen e vëllait.
"Disa punë të ngatëruara, asgjë e madhe."
"Ku është Lorenzo bir?"
"Lorenzo nuk iu bashkua mbledhjes. Ishim vetëm ne." u përgjigj Costanzo.
🌸
Hyra në dhomë e lumtur dhe u mbeshteta te dera. Nuk më interesonin aspak problemet e tyre. Unë sapo njoha dikë në këtë vend që mund të jem vetvetja, kjo më mjaftonte. U ktheva në realitet kur dallova një hije në dhomë. Kërkova çelsin e dritës dhe kur e ndeza pashë Lorenzon te ulur në dysheme dhe i mbështetur te krevati.
"Lorenzo?- u afrova pranë tij por ai nuk reagonte,- A je mirë"
"Tani u kujtove për mua Winter?" nga zëri dallohej se kishte qarë.
"Lorenzo çfarë bën në dhomën time? Të lutem dil."
"Nuk dua të dal? Çfarë do më bësh?" m'u kthye ai keqazi. Ishte dehur.
"Ke pirë ti? Sinqerisht nuk të kuptoj."
"Çfarë nuk kupton? Çfarë? A e meritoj unë këtë gjë?" dhe shpërtheu duke qarë.
"A kam bërë diçka që të kam lënduar Lorenzo?" u ula pranë tij dhe ai më përqafoi duke u mbeshtetur tek unë.
"Po më çmend. Nuk e di çfarë po më ndodh. Më dhemb shpirti Winter." e kuptova se ai fliste përçart kështu që nuk ia vura veshin. Ishte dehur, nuk doja ta lija në atë gjendje.
"Lorenzo, hajde të shtrihesh të lutem."
"A do flesh edhe ti pranë meje?"
"Hajde të të ndihmoj të heqësh rrobat." u ngrita duke e tërhqur nga krahu dhe ia hoqa xhaketën.
"Winter." pëshpëriste emrin tim ndërsa unë ia hoqa edhe këmishën dhe e shtriva në krevat.
"Prit ta mbyll derën. Hiqi nëse mundesh pantallonat dhe futu nën dyshek." dhe ndërsa unë e kyça derën ai bëri atë që i thashë unë. Nuk më besohej, në dhomë kisha Lorenzon! Lorenzon e dehur!
"Hajde me mua Winter!"
"Prit të vishem." mora rrobat dhe hyra në tualet. Pse po ia bëja këtë të mirë atij?! Akoma nuk po kuptoj se si arrita në këtë gjendje. E pashe edhe një herë në pasqyrë veten dhe dola. Ai ishte akoma zgjuar.
"Winter, eja pranë meje. Të lutem." çfarë do më ndodhë mua nëse e bëj këtë gjë? Asgjë, kështu që s'ka pse të frikëesohem.
"Pse ke pirë Lorenzo?" ai më përqafoi duke vendosur kokën në gjoksin tim.
"Jam i lënduar Winter. Prandaj. Ndoshta e meritoj këtë gjë. Por nuk do e lejoj."
"Çfarë nuk do lejosh?" por ai nuk u përgjigj, thjesht më shtrëngoi më fort dhe u rehatua.Hera e parë që e shikoja Lorezon ashtu...
🌸
Hapa sytë dhe gjëja e parë që pashë ishte Lorenzo, i shtrirë sipër meje. Akoma nuk e kuptoj si arrita në atë gjendje që ta lejoj këtë. Lëviza pak dhe ndjeva që ai po zgjohej. E ngriti kokën, më pa dhe më shtrëngoi më fort.
"Mirëmëngjesi edhe ty Lorenzo." thashë me ironi.
"Mirëmëngjes Winter. Sa është ora?" dhe unë u zgjata drejt telefonit.
"Tetë. Duhet të çohemi."
"Faleminderit që nuk më le dje." ai më falenderoi? A po ëndërroja vallë?
"S'ka problem. Por pse ishe në atë gjendje?" ai u çua dhe nisi të vishet.
"Nuk ka rëndesi. Faleminderit edhe një herë dhe shihemi për mëngjes."
"Prit ku po shkon ti? A harron se je në dhomën time? Çfarë do ndodh nëse të shikojnë?"
"Ah po. Vishu ti dhe shko poshtë. Besoj se të gjithë duhet të kenë dalë."
"Të të shkruaj kur të zbres?"
"Po Winter." eh Winter...
🌸
"Lorenzo bir ku ishe dje?" ai më pa mua dhe foli qetë.
"Kisha disa punë." dhe në atë moment erdhën Stela dhe Angelo.
"Ja të dashuruarit e shekullit." tha Alonzo duke qeshur.
"Jemi krenar me ta." tha xhaxha Domenico.
"Bashkime të tilla ja vlejnë. Shiko rezultatin." tha babi.
"Pajtohem. Kjo është gjeja më e bukur që më ka ndodhur në jetë." tha Angelo duke e parë Stelën me dashuri.
"Duhen më shumë bashkime të tilla." tha Costanzo.
"Po! Costanzo ka të drejtë. Edhe unë e mendoja për një kohë të gjatë, por meqë erdhi tema këtu besoj se duhet ta them."
"Urdhëro Giovanni, fol." tha sërisht xhaxha Domenico.
"E kam parë të arsyeshme që Aurora dhe Lorenzo të jenë bashkë...."