"Çfarë bëre ti sot?" më pyeti Lorenzo teksa ishim në makinë.
"Nëpër dyqane pashë disa gjëra, dhe në fund shkova tek ajo kafja ku më gjete."
"Takove dikë?"
"Jo, kë do takoj? A njoh dikë këtu unë?" thashë e tensionuar.
"Winter, mos po gënjen?"
"Lorenzo, çfarë të duhet ty? Më lër rehat!"
"Dëgjo, nëse ti bën ndonjë gabim dhe takohesh me dikë, do hapen probleme. Kështu që rri rehat."
"Aaa boll qepe gojën!" doja që ai të ndryshonte temën, por ai akoma vazhdonte.
"Winter, sot është hera e parë që ke dalë dhe e fundit."
"Sikur ty do të të pyes unë."
"Boll!" tha duke frenuar shpejt para derës së shtëpisë.
"Çfarë bën ti maniak?! Do të më vrasësh?" bërtita me sa fuqi që kisha.
"Harron ku je Winter! Harron se me kë po flet!" çfarë i kam bërë këtij.
"Më fal atëherë. A bën të shkojmë brenda të lutem?" por ai nuk foli më derisa porta u hap.
"Herë tjetër mos kërko të dalësh!" më tha dhe doli nga makina pa thënë asgjë.
"Angelo!"
"Çfarë ke që bërtet Lorenzo?"
"Është serioze. Thirre Costanzon." tha dhe u drejtua drejt zyrës.
"Ee Lorenzo. Ka ndodhur diçka?"
"Xhaxha Giovanni i dha leje motrës tënde të dali sot?"
"Xhaxhai i dha leje?" pyeti i çuditur Costanzo.
"Po. Unë meqë isha jashtë e pyeta ku është që të shkoj ta marr. Në fillim nuk pranonte, por unë insistova dhe pranoi. Por ishte e çuditshme."
"Çfarë mendon se ishte e çuditshme?"
"Angelo, ishte te kafeja i Aurelios."
"Çfarë? Jo, kjo nuk është e mundur!"
"Aurora e di për Aurelion, nuk besoj se kishte shkuar aty." tha Angelo.
"Prandaj e them, se ajo e ka ditur, por ka shkuar me dikë dhe nuk ka dashur të tregojë."
"Jo be. Nuk besoj."
"Prandaj e thirra Costanzon. A mendon se mund t'i marrësh pamjet nga kamerat e kafes së tij?"
"Lorenzo do jetë e vështirë. Së fundi është kafja e Aurelios. Derisa të infiltrojmë dikë aty do duhet rreth 1 javë."
"Jo, një javë është shumë."
"Do e lëm të dali nesër sërisht dhe do vendosim dikë ta ndjeki." tha Angelo.
"Të paktën do jetë mënyrë më e shpejtë sesa të marrim pamjet e kamerave. Të shkoj unë ta ndjek?"
"Jo Costanzo. Ta dërgojmë Alonzon ose Cesaren."
"Jo Lorenzo. Alonzo do i tregonte menjëherë babit. Cesare më mirë se Alonzo, por sërisht mendoj më mirë njeri prej nesh."
"I japim makinë dhe i vendosim përndjekës. Më lehtë. Unë do e ndjek përmes përndjekësit, kështu që do e gjejmë më shpejtë nëse dyshimet e Lorenzos janë të vërteta." tha Costanzo.
"Po. Më mirë ta bësh ti Costanzo."
🌸
"Aurora shpirt nëse do edhe sot mund të dalësh." prit çfarë.
"A e ke seriozisht?"
"Po. Gjërat do vijnë pak të vështira më vonë dhe nuk do kesh mundësi."
"Ti je vëllai më i mirë!" thashë e gëzuar dhe e përqafova.
"A i more leje babit bir?"
"Nuk ka rëndësi. Përderisa e thashë unë është në rregull. Mund ta marrësh makinën jashtë, mos dil më këmbë."
"Faleminderit vëllai më i mirë në botë!" e përqafova dhe shkova të marr çantën.
"Do dal sot. Takohemi ke kafja.
W""U nis?" i tha përmes telefonit.
"Po vëlla. Tani po nisem ngadalë unë të mos dallohem."
"Unë kam disa punë. Merre Lorenzon në telefon dhe flisni gjatë rrugës."
"Po, do të të informojmë edhe ty." dhe telefonoi Lorenzon.
"Ee?"
"Jam duke e ndjekur. O vëlla për besë drejt lokalit të Aurelios po shkon."
"E dija! Me siguri do takojë dikë!"
"Duket në lokacion që ka ndalur makinën. Qenka parkuar më duket."
"Ti edhe sa ke të arrish?"
"Edhe 2 minuta. Thua ai Aurelio po e kërcënon apo diçka?"
"Nuk e di. Ama nuk e besoj. Këtu ka diçka tjetër!"
"Arrita Lorenzo. Prit të vendos kapelen të mos dallohem. Mendoj se do kaloj nga jashtë, nga larg. Nëse hyj brenda do më dallojë dikush."
"Hajde shpejto Costanzo."
"Prit. Po e shikoj Aurorën. Qenka ulur me një djalë! Por nuk e dalloj dot kush është."
"Afrohu më afër aman! Hajde!" bërtiste Lorenzo.
"O Zot..."