Rori qëndronte në mes të apartamentit të saj të heshtur, duke parë përreth sikur po kërkonte diçka, por nuk dinte çfarë. Gjithçka ishte aty – po e njëjta dhomë, po të njëjtat mobilje – por dukej sikur kishte humbur ngjyrën dhe jetën. Pas ndarjes me Kleivin, boshllëku brenda saj dukej më i madh se kurrë.
Ajo kaloi duart mbi tavolinën ku shpesh hante me të. Kujtime të vogla të momenteve të përbashkëta i kaluan në mendje si rrufe – buzëqeshja e tij kur e shikonte teksa ajo fliste për ditën, mënyra si e përkëdhelte me sy kur mendonte se ajo nuk e vinte re. Ishte kaq reale, kaq e afërt... dhe tani mungonte gjithçka.
Ajo mblodhi flokët pas koke dhe u ul në divan. Nuk ka rëndësi i tha vetes.
Kjo ishte zgjedhja e duhur. Nuk kishte rrugë tjetër. Por edhe ndërsa mendonte këtë, zemra i therte. Ftohtësia me të cilën e kishte larguar Kleivin, mënyra si i kishte kthyer shpinën dhe kishte mbyllur derën pas vetes, i rëndonte në shpirt.
Ai nuk meritonte të trajtohej kështu. Ai kishte bërë gjithçka që ajo kurrë nuk kishte imagjinuar se dikush mund të bënte për të. Dashuria e tij kishte qenë e vërtetë, ndoshta tepër e thellë për t’u përballuar. Por ajo nuk mund t’i lejonte vetes të binte në grackën e emocioneve. Në fund, gjithçka që ajo njihte ishte zhgënjimi, dhe Kleivi nuk do të ishte ndryshe.
Rori u ngrit nga divani, duke ndjerë një nevojë të papërballueshme për t’u larguar nga apartamenti, nga kjo hapësirë që i kujtonte gjithçka për të. Duhej të bënte diçka, çfarëdo gjëje, për të shpëtuar nga ky kaos emocional. Ishte një betejë mes mendjes dhe zemrës që po e shkatërronte brenda.
Do dal sonte- tha ajo me zë të ulët, si një premtim për veten.- Do harroj gjithçka për një natë.
Ajo u drejtua te dollapi, duke zgjedhur një fustan të zi që e kishte blerë dikur për raste të veçanta, por që nuk e kishte veshur kurrë. E rregulloi veten shpejt, me një pamje të vendosur në pasqyrë. Kjo je ti, Rori. Nuk ka asgjë që nuk mund të përballosh. Por edhe pse pamja e saj ishte e sigurt, brenda saj gjithçka ndjehej si një stuhi.
Rori's POV
Klubi ishte plot. Muzika gumëzhinte në çdo cep, dhe dritat shumëngjyrëshe ndriçonin turmën e njerëzve që kërcenin në pistë. U drejtova menjëherë te bari dhe porosita një pije. Ishte një ndjesi çlirimi të qëndroja mes kaq shumë njerëzve, larg mendimeve të errëta. Pija e parë me kaloi lehtë nëpër fyt, dhe kërkova një tjetër.
Pasi kisha pirë disa gota, trupi po u pushtonte nga një ndjesi mpirjeje. Ishte pikërisht ajo që me duhej – një pushim nga emocionet qe kurre nuk do te ishte ne gjendje ti kuptonte, nga mendimet e vazhdueshme për Kleivin. U futa duke kercyer ne mes te turmës, duke u humbur në ritmin e muzikës.
Gjate nje kenge sensuale mu afrua nje burre. Ai ishte i gjatë, me një pamje tërheqëse dhe një buzëqeshje të sigurt. Ai me përshëndeti dhe i buzëqesha lehtë. Nuk kishte rëndësi kush ishte ai apo çfarë donte – thjesht doja të ndihesha e lirë, e dëshiruar, për një moment.
Ai filloi t’i fliste, dhe e dëgjoja vetëm me gjysmë vëmendje. Isha shumë e zënë duke u përpjekur të mos mendoja për Kleivin. Kur burri u afrua më shumë dhe me pyeti nëse mund ta shoqëroja per një pije, pranova pa hezitim.
Pas pak, u kthyem te pista e kërcimit. Ndihesha më e lehtë, më e çliruar. Alkooli kishte bërë efektin e tij, dhe për herë të parë atë natë, nuk po mendoja për Kleivin.
Ndërsa kërcenim më afër njëri-tjetrit, burri Charlie u përkul drejt meje. Ai buzëqeshi lehtshem dhe vendosi dorën lehtë mbi belin tim. Kur fytyra e tij dhe e imja u afruan, e lash të ndodhte. Buzët e tij prekën të mijat, dhe për një moment të shkurtër, ndjeva diçka – jo kënaqësi, por një përzierje emocionesh që nuk dija t’i përkufizoja.
YOU ARE READING
A Moment Of Passion
AdventureCkemi njerez ky eshte libri i pare i serise THE MOMENT Në një fshat të vogël te Selanikut , Rori Stavros njihej për sjelljet e saj të pabindura dhe sfidimin e vazhdueshëm të autoritetit. Ajo shpesh përfshihej në probleme dhe kishte krijuar një reput...