Anonim

1.8K 108 24
                                    

Hello everyone!Ky eshte projekti im i ri ku te gjithe mund te merrni pjese.Sic e shikoni gjjthcka eshte e fshehte .Kjo eshte letra e pare qe mora dhe me besoni Kam qare!Nese keni edhe ju nje histori te tregoni atehere ju lutem me thoni.

Shumica e njerezve shikojne tek une ate vajzen e zakonshme me te cilen mund t'ia kalosh mire dhe mund t'i thuash gjithcka pa problem. Te tjere do te te thone qe nuk flas shume per veten, gjithnje do te permend vetem gjerat per te qeshur qe me ndodhin, por kur me pyesin si jam do iu kthej gjithnje nje 'Mire' dhe do te nderroj teme. Ka shume pak njerez qe e njohin historine time dhe kjo ndodh sepse une nuk ia them te tereve ate. Nese dikujt ajo i duket si histori per te patur meshire, per t'i ardhur keq, historia ime madje mua me ka inspiruar e me ka sjelle gjer ketu dhe nese do t kthehesha pas, nuk do te ndryshoja as edhe nje detaj. Gjithcka filloi kur isha e vogel, pak si teper ndoshta. Mami me merr vec ne dhome dhe me thote qe nese ndonjehere shikoj babin qe nuk sillet si zakonisht, te mbyllem ne dhome dhe te mos them asgje. E kur e pyes pse me thote; "Eshte pak i semure. Mos ia vi re." Duke u rritur une beja te kunderten, e vija dhe me shume re, por perseri e kisha mjaft te veshtire te kuptoja. Ne familje nisen problemet; vellai im u semur rende dhe parate nuk mjaftonin, zenkat dhe kerkesat per divorc ishin aq te shpeshta sa erdhi gjer aty situata kur une, vetem nente vjec, e urdherova babain tim te largohej menjehere nga shtepia e mos te kthehej me. Por ne ate moshe zemra eshte e tille qe nuk ta lejon urrejtjen, sidomos per nje prind, keshtu ai u kthye. Ime me me tregoi te verten nderkohe, me tregoi qe babi im, ai qe qe personi me i dashur per mua, ishte i semure mendor. Kur dikush mendon per nje te semure mendor doemos kujton nga filmat ata njerezit e cmendur dhe u vin per te qeshur, por ata nuk e dine si eshte ne te vertete. Nuk e dine dhimbjen psikologjike dhe fizike qe kalon nese ai person ndodhet ne shtepine tende. Ke frike se mos momenti kalon dhe ai ben keq. Ke frike nga cdo te thone njerezit nese ai shperthen ne rruge. Ndihesh e vetmuar qe nuk mund t'i thuash askujt per asgje. Sepse nuk e di se si do te te reagojne.. Bashke me familjen time, babin tim e kam shoqeruar ne te mira e ne te keqija dhe e kam dashur me shume se cdo gje ne bote, do te jepja jeten per te kurdohere pa frike, edhe pse ka pasur raste qe me ka lenduar shume thelle. Por ai nje dite vdiq. Vdiq shume shpejt dhe mungesa e tij ishte e papranueshme. Nuk kisha qene kurre e forte dhe sapo kjo ndodhi e lashe veten pas dore, pothuaj harrova qe ekzistoja. U ktheva ne nje njeri tjeter, ne dike te peshtire. Familja ime nuk u mbeshtet nga askush. Te gjithe nga familja e babit dhe e nenes nxoren fytyrat e verteta dhe na lane te vetem pa shprese. Vellai filloi te semurej perseri, por nena ime nuk u dorezua asnjehere. Ishte ajo qe ne momentin me te keq erdhi dhe me 'shkundi' nga mendimet e mia te paqena dhe me beri te ecja ne nje ritem me te. Ishte e veshtire, shume e veshtire. Me thoshte ku e kisha gabim, me kujtonte se kur kisha shoqe te gabuara dhe edhe pse e kundershtoja, cdo fjale e saja dilte e vertete. Sot jam kjo une. Nuk kam shoqerine e tere botes dhe nuk e dua. Nuk jam e famshme dhe as e pasur por nuk jam ndjere kurre kurre kaq e plotesuar. E qete, e sigurt. Jo, problemet e mia nuk kane mbaruar dhe s'besoj te mbarojne ndonjehere, por e dini cfare? As qe me intereson. Une ngrihem ne mengjes cdo dite me qellimin qe te impresionoj askend tjeter pervec vetes. I trajtoj njerezit si te me trajtojne ata mua. Nuk jam as me e bukura, as me elegantja, as ajo qe vishet super mire por jam vetvetja dhe cfaredo qe te thone njerez qe me urrejne un as qe e degjoj. E njoh veten per aq. Mund te mos e kem babain, por kam nje nene a per dhjete prinder. Mund te mos e kem nje vella i cili degjon dhe flet shume mire, por ai eshte personi me i zgjuar qe njoh dhe mbi te gjitha eshte vellai IM. Askush nuk ka te drejten te flasi keq per te gjate kohes qe une jetoj ne kete planet. Di me se miri ke kam shoqe te vertete dhe kush me ngul thika pas kraheve, gje qe une bej me to ne te njejten menyre. Mos t'ju vije keq kur te lexoni historine time. Aspak. Po lexoni historine e nje njeriu qe me sa fuqi ka po realizon enderrat e veta me aq pak mundesi sa i vijne. Mos e kini mendjen tek parate apo tek opinoni i njerezve, kurre. Kete jua them une. Doni te shkoni ne Karaibe? Merrni avionin e pare dhe nisuni. Doni te keni trup te bukur? Beni ushtrime dhe arrijeni. Doni te jeni dikush ne jete? Atehere bejeni veten dikushin! Asgje ne jete nuk vin vetvetiu, asgje nuk bie nga qielli. Zoti do t'ju ndihmoje, por nuk do t'i beje gjerat per ju keshtu qe ngrihuni. Nese keni dicka per te bere, kurre mos prisni nga te tjeret. Jetojme ne nje bote te paskrupullt ndaj duhet te tregojme kush jemi. Mos jetoni per te tjeret. Eshte mire qe ne jete te jesh pak egoist, pak i marre dhe ambicioz gjer ne dhembe. Nese te tjeret e shikojne goten gjysme bosh a gjysme plot, ju duhet te jini ata qe thone se ne ate dreq gote ka uje.Kjo ka rendesi!

HISTORIA IME (shqip)Where stories live. Discover now