Cdo histori eshte ndryshe.Nje me e gjate dhe nje me e shkurter.Por perseri ia vlen te lexohen.
Ky nuk eshte thjeshte nje paragraf nga jeta ime, kjo eshte nje pjese e imja qe bertet ta le te lire. Ndjehem gjithmone sikur jam e bezdisshme, sikur askujt nuk i pelqen te bisedoje me mua apo edhe te qendroje afer meje. Çdo here qe perpiqem te them diçka, me injorojne, fillojne bisede te ndryshme apo thjeshte japin nje qeshje fallco. Me pelqen te jem vetem por jo e vetmuar. Ne shkolle jam vajza qe rri ulur dhe skicon sepse te gjitha 'shoqet' preferojne te ecin neper korridore. Ne rrjete sociale mundohem te jem sa me interesante, qe personi me te cilin flas mos te mendoje se nuk i'a vlej. Une i'a vlej! Ekzistoj! Po marr fryme dhe jam gjalle. Te injorosh dike eshte gjeja me mizore qe mund te beje nje njeri. I lendon ne nje lloj menyre qe dhemb me shume se sa t'i ngulesh nje thike mu ne zemer. Nuk po jetoj, thjeshte po mbietoj. Do te doja te isha e zhurmshme, e shoqerueshme dhe e buzeqeshur. Do te doja te isha e lumtur dhe e rrethuar me miq te mire. Nga ata te vertetet. Ndjehem bosh dhe e vdekur. A nuk meritojne te gjithe lumturi? Dashuri? Jete?
YOU ARE READING
HISTORIA IME (shqip)
Short StoryKeto jane histori te verteta te mbledhura nga nje grup njerezish. Ndonjehre nuk je ai qe dukesh.... Coveri nga KristiRrapaj XhulioNdrecaj 2015