Anonim

468 39 5
                                    

Kapitull vere.Vera ta shpifte!Nuk e di.Ndoshta ndihesha ashtu sepse më ishte mërzitur i nxehti,ndoshta sepse plazhi ishte kthyer në një vend të zakonshëm,të përvitshëm dhe shumë... kot! Ose mund të ishte fakti se në adoleshencë gjithcka të dukej monotone.Atë verë sapo kisha futur këmbët në vorbullën gjigande dhe famëkeqe të quajtur, adoleshencë.Nuk ndihesha ndrysha por i kisha vënë re disa ndryshime,si fiksimi me muzikën dhe një interes i pazakontë për librat.Ato jashtëshkollorë,sigurisht!Megjithatë nuk isha akoma gati të hiqja dorë nga fëmijëria,nuk besoj se do jem ndonjëherë.Java e dytë e plazhit.Korrik.Isha me familjen në plazh,mami,babi,unë dhe motra.Kot!Motra ishte e vogël,kishte qejf të rrinte vetëm në ujë dhe unë duhet të rrija me të.Një vajzë,e sapo futur në adoleshencë dhe e mërzitur nga ato pushime të pakuptimta si puna ime,nuk priste shumë nga ajo cfarë kishte për të ofruar 'java e dytë e plazhit' por dikush i papritur ndryshoi gjithcka... Nuk e mbaj mend se si filloi biseda,por e di se isha unë ajo që nxorri një justifikim dhe ai ishte vërtet i shpejtë për ta kapur rastin.S'e di cfare më tërheqi tek ai,pamja e jashtme jo njëherë.Sytë i kishte të bukur,e blerta më kulluese dhe shkëlqyese që kisha parë ndonjëherë.Kishte flokë kaf,jo shumë të errëtpak të gjatë dhe të drejtë tel.Hundën e ngushtë e të mbushur me quka.Jo shumë i gjatë,as i shëndoshë e as i dobët fare,çunak dosido.Në pamje parë,fizike.S'ishte ndonjë bukuri e rrallë por më pëlqente,kishte dicka që më tërheqte.Dhe duje qebë se s'jam një vajzë që është e interesuar të hyjë në bisedë me të tjerët apo të njoh njerëz të rinj,duhet të ishte patjetër dicka e vecantë.Në fakt di t'ju flas njerëzve dhe të bëhem e shoqërueshme,por thjesht nuk dua,s'më duket e nevojshme.Prandaj fakti se doja ta njihja,ATË në mes gjithë atyre cunakëve,shumë më simpatikë në cadrat përreth,më bënte kurioze.Kurioze,të dija cdo të thoshte të njohësh dikë që s'të lidh asgjë me të dhe që me siguri s'do ta shohësh më kurrë.Flisnim për gjëra të zakonshme,më tregonte cfarë i pëlqente,kuriozitete që kishte dëgjuar.Nuk ishte i turpshëm por as mburravec,më pyeste se cfarë mendoja,donte të dinte opinionin tim për gjithcka që më tregonte.Më thoshte cfarë nuk i pëlqente,më pyeste edhe mua cfarë kisha qejf e cfarë urreja.Kishim shumë të përbashkëta dhe shumë kontradikta,më mësonte lojëra,gjëegjëza apo thjesht më fliste për kotgjëra që s'lodhesha duke i dëgjuar dhe duke i shtuar edhe vetë.Më bënte të ndihesha jo tollorake për gjërat që mendoja,nuk më vinte në lojë.I pëlqenin shakatë e mia pakuptim,nuk më shikonte shtrembër kur hidhja ndonjë të tillë,por qeshte.Dhe kishte një të qeshur të lezetshme dhe melodioze,si për dreq.Ndryshe nga unë që qeshja gjithë zhurmë me zërin e trashë si mashkull.S'është se më intereson fort,ndonjëherë e shtoj volumin edhe vetë kur jam me të afërm,por mbetem vajzë në fund të fundit dhe truri me superxhirot m'i shtonte pasiguritë...E dija se më kishte qejf,përndryshe ca halli kishte që më fliste e më qeshte si ëmbëlsirë?!Por e dija se pasi plazhi të mbaronte s'do e shihja më prandaj e ruajta si kujtimin më të bukur të asaj vere koti.5 ditë,ose 4 e gjysmë për të qenë më e saktë.Kaq zgjati e gjithë hareja që pat zëvendësuar monotoninë e asaj vere.Pastaj thjesht,ndalëm.Nuk u pamë më,nuk u përshëndetëm,nuk shkëmbyem një shikim të fundit,asgjë. Java e II e plazhit mbaroi,vera gjithashtu.Shkolla filloi,ndërroi viti,vera tjetër erdhi e iku bashkë me vitet.Asgjë! Djemtë e tjerë mbetën në atë qenien absurde që i kam konsideruar ngaherë.Preferoja ata të librave,ata imagjinarët.Ndoshta më ka marrë malli,nuk e di,por do më pëlqente ta shikoja përsëri edhe pse nëse do ndodhte,s'do t'i flisja.Në bllokun e ndodhive të mia të plazhit ndër vite,ai është i vetmi kapitull i shkruar dhe besoj se kështu do të mbetet.Ndoshta s'është ndonjë hata e madhe,ndoshta në kokën time e bëj më të rëndësishëm se duhet por duke qenë se akoma është i vetmi djalë për të cilin jam interesuar,them se ai është ndjenja më afër "dashurisë së pare" që kam ndjerë. Megjithatë,atë verë do ta mbaj mend si të mërzitshme (af) përgjithmonë.


People will forget what you said,or what u did but they will never froget how you made them feel




HISTORIA IME (shqip)Where stories live. Discover now