"Mami, ika unë!!"- bërtita duke zbritur me një frymë shkallët.
"I ke bërë detyrat? I more të gjithë librat? A mësove?"- më pyet mami kur hyra në kuzhinë për të marrë një mollë.
"Po. Ika tani se jam vonë. Paçim!"- e putha në faqe dhe u nisa me të shpejtë drejt shkollës.
"Ia kalofsh mirë!"- e dëgjova teksa më thërriste nga pas.Ajo atje ishte mamaja ime, heroina dhe idhulli im. Më ka rritur e vetme dhe ka qenë nëna e babai më i mirë në botë. Jemi shumë të lidhura sepse kemi pasur vetëm njëra-tjetrën. Mamaja ime është një 36-vjeçare, bjonde me sy kafe. Ajo punon si mjeke në spitalin e zonës. Quhet Emily dhe është shoqja ime më e mirë (jo se unë nuk kam shumë shoqe).
Thashë se më ka rritur e vetme. Babai im ka vdekur në luftë në Irak që kur unë isha 2-muajshe. Mami më ka treguar gjithmonë për të; sesi ata u njohën, sa trim ai ishte, sa shumë ngjaj me të. 'I ke këputur kokën' më thotë.
Ju duhet të jeni duke pyetur kush jam unë.
Unë jam Euriklea Blake. Një 17-vjeçare londineze. Flokë të zeza që nxjerrin në pah sytë e mi blu e trup i mbushur në vendet e duhura. Nerd jo e mirëfilltë, super miqësore. Gjatë gjithë kohës e qeshur sepse nuk kam arsye për të qarë. Lexoj shumë libra. Gjithmonë kam qenë e interesuar për t' i shkuar gjërave thellë prandaj dëshira ime është të bëhem kriptografe.Pas 10 minutash arrij në shkollë ku përshëndetem nga një turmë adoleshentësh. Nëpër korridoret e tejmbushura shkoj drejt dollapit tim ku takoj Lisian, shoqen time të ngushtë.
"Hello!"
"Ç' kemi zemër!"
"Ugh... kam dy teste sot. Në shkencë dhe informatikë."
"Cheer up! E di që ke për të dalë mirë."
Dhe zilja ra...
"Ika. Paçim!0
"Shihemi në pushim."Hyj në klasë. Orën e parë informatikë me zysh Sharlotën.
"Klasa qetësi! Sot është ora e fundit që bëjmë bashkë. Nesër do t'iu vijë një mësues zëvëndësues. Pres që të më nderoni!"Pas këtij lajmi orët kaluan pa kuptuar dhe erdhi ora e fundit. Ora e matematikës. Vajta zura vend në bankën time. Klasa u mbush dhe vetëm disa sekonda para mësueses, hyri AI, Dilan, djali i ëndrrave të mia. Brun, sy forest green, nerd. Jo nerdi tipik por nerdi *_*. I sjellshëm, i mençur... i bukur. Thjesht perfekt. I vetmi vend i lirë ishte pranë meje dhe menjëherë unë nisa të bëhesha nervoze. U ul duke përshpëritur një 'çkemi' që për pak nuk e dëgjova fare.
"Hey!"- u përgjigja duke m' u dridhur zëri.Nuk e di ç' më gjeti. Po ai kështu më bënte të ndihesha. Më jepte mijëra ndjesi në të qindën e sekondit. Pa bërë asgjë madje. Jam budallaçkë, e di... E si mund t' i bjerë në kokë një ndër djemve më WOW të shkollës për një vajzë si unë...
A/N
Shpresoj që t' ju pëlqejë historia në vazhdim. Nuk është e redaktuar.
See ya!!
YOU ARE READING
A.E.D
Teen FictionAty ku djalli fshihet nën lëkurën e ëngjëllit. Aty ku ai që dihet i humbur, gjendet e ai që dihet i gjetur, humbet. Aty ku dy kulmet e trekëndëshit E dhe A përplasen. Por mos harro! Trekëndëshi ka tri kulme...