Ugh... ja ku nis monotonia edhe sot. Orën e parë kishim arte. Dilan ishte shumë i përqendruar në punën e tij, aq sa më dukej sikur nuk ekzistoja. Këtë orë ishim disi më të lirë sepse mësuesja po punonte diçka në rregjistër dhe na kishte lënë të bënim ç'të donim.
Nuk dija si të veproja. Po t'i flisja unë e para, ndoshta ai do të mendonte se isha si ato mendjelehtat që i ngjiteshin pas çdo djali. Po të mos i flisja... 'God damn it!'- si mund të rri pa i folur kur çdo qelizë e imja po priste vetëm një shenjë dhe boom, goja do t'i nxirrte ato të shkreta fjalë.
Sikur ta ndjente që po e shihja, u kthye nga unë dhe më pa në sy. Seç m'u bë një gjë në stomak kur Dilan më çoi atë buzëqeshjen e tij 100 milionëshe. Aty m'u lidh ajo e shkretë gjuhë e nuk thashë dot asnjë fjalë. Me faqet si domate u ktheva në punën time.
***
Më në fund pushim. Në mensë takohem me Lisian dhe i tregoj për orën e arteve.
"Idiote, pse s'i fole moj... Ai që nuk rrezikon nuk fiton!"
"Po nuk po më vinte asnjë fjalë. S'paska qenë e thënë."
"Shiko... Grow a pair dhe shko foli. Mos t'i flas unë, se po i fola unë e di t'i..."
"E di, e di."- qesha unë lehtazi- "Kur t'i vijë koha do flasim."
"Ke tre vjet që thua kështu."
"Pfff, këtë vit do i them me patjetër."
"Kështu duhet folur!"
'Shpresoj'- thashë me veten time.Pjesa tjetër e pushimit kaloi qetësisht duke folur për shkollën. Dy orë kaluan si pa kuptuar dhe më në fund ora e informatikës. Sot do të na vinte një mësuese e re. Të shohim...
Futem në klasë dhe nis të lexoj librin e informatikës. Nuk e vura re që mësuesi/ja kishte hyrë në klasë. Vetëm kur:
"Përshëndetje klasa!"- tha një zë i thellë e trashë burri.
Një lëmsh i madh m'u krijua në kraharor dhe për një çast sikur mbeta pa frymë. Ngre kokën dhe shoh burimin e zërit.
"Unë jam mësuesi juaj i ri i lëndës së informatikës. Quhem Nathaniel Blakes. Nga ju pres korrektësi dhe punë të mirë në lëndën time. Kuptuam??"
"Po zotëri!!"- iu përgjigj e gjithë klasa në kor.Ishte një burrë i gjatë, me flokë të zeza sterr. Shpatulla të gjera e trup muskuloz (kishte veshur një muscle shirt prandaj XD). Ezmer dhe në faqen e djathtë kishte një shenjë si të prerë. 'Ku ta ketë marrë vallë?'- mendova me vete. Ndërkohë presori nisi të bënte apelin.
"Euriklea Blake"- tha me një zë si të dridhur. 'Çudi'
"Këtu!"- sytë tanë u lidhën. Kishte ca sy blu të thellë që më kujtuan sytë e mi për një çast. U duk sikur nëpër ta kaloi një ndjenjë të cilën nuk e deshifrova dot.Sërish m'u krijua ai lëmshi në kraharor që më la sërish pa frymë. Sytë tanë nuk po shkëputeshin dot dhe unë sa vjen e më keq po bëhesha. U duk sikur ajri nuk po ekzistonte më sepse sado që përpiqesha të mbushesha me frymë nuk e bëja dot.
Kjo sikur e largoi nga tranziti presorin dhe erdhi të më ndihmonte. Kaq mbaj mend. Çdo gjë tjetër ishte një blur ku vetëm tek-tuk dëgjoja ndonjë fjalë. Isha në krahët e dikujt që po vraponte për diku e diçka po pëshpëriste.
"Qetësohu bijë... Tani unë jam këtu... Më fal!"
Aty çdo gjë u errësua.***
Zgjohem nga një erë e fortë në hundët e mia. Isha në infermieri. Presor Nathani ishte aty pranë meje dhe dukej i shqetësuar sa s'kishte ku të vinte.
"Hello!"- thashë unë për të lajmëruar 'ardhjen' time.
Presori ngriti kokën dhe lëshoi një psherëtimë të lehtësuar.
"Më në fund! A je mirë? Ndihesh keq? Ke ndonjë gjë?"
"Jam mirë."- e ndërpreva sepse dukej sikur s'do të mbaronte kurrë.
"Falë Zotit! Më trembe për pak atje në klasë."
"Ju?! Dukeni sikur asgjë nuk ju tremb. "
"Pjesërisht e vërtetë por ti ja që e bëre."
"Hehe. Më falni!"
"Pa problem. Edhe diçka... mund të më drejtohesh me 'ti' se më duket vetja i vjetër."
"O...K?"- ngjau më shumë si një pyetje sesa si një përgjigje.
"Shumë mirë. Tani më duhet të kthehem në klasë. Qetësohu dhe do të telefonojnë mamanë tënde që të vijë të të marrë."- me këtë ai u largua.'E çuditshme!' Nisa të mendoja me vete se ç'kishte presor Nathani që unë u bëra aq keq sapo i dëgjova zërin apo e pashë në sy. Pse tha ai që do të lajmëronte mamanë? Nga e di ai që nuk duhet të lajmërojë babanë?- lëshova një psherëtimë të gjatë e të thellë. Duhh... të gjithë mamanë do të telefononin. Si gjithmonë unë që i mendoj e i stërmendoj gjërat.
A/N
Presor Nathan lart ^
Ç'fsheh presor Nathani që Euriklea u ndje aq keq??
Shpresoj t'ju ketë pëlqyer!
'Till next time!
YOU ARE READING
A.E.D
Teen FictionAty ku djalli fshihet nën lëkurën e ëngjëllit. Aty ku ai që dihet i humbur, gjendet e ai që dihet i gjetur, humbet. Aty ku dy kulmet e trekëndëshit E dhe A përplasen. Por mos harro! Trekëndëshi ka tri kulme...