"E gjeta Vangjel!!!"
Të gjithë më panë me sytë e mbushur me habi dhe shpresë. Alan erdhi nga kuzhina me vrap.
"Çfarë gjete?"
"Jo nuk ka sesi... S'është e mundur të jetë ai. S'ka logjikë."
"Çfarë s'ka logjikë? Fol dreqi e mori!"
"Dilan. S'ka mundësi të jetë ai. Ai duket kaq i mirë."
"Dilan? Dilan West?"- pyeti presori.
"Po!! Syzet janë të tijat. Ai ishte crush-i im. Ai po e lëndon Lisian. Por s'ka mundësi."
"Ja që paska."- tha David për herë të parë i inatosur.
"Ti dhe crush-i yt..."- mërmëriti Alan.E pashë njëherë. E pashë prapë... Ia ngula sytë.
"Seriozisht?! Pas gjithë këtij 'zbulimi' këtë gjete të thuash??"
"Po, pse, kishe ndonjë hall ti?"
"Po!"
"Punë e madhe fort..."
Rrotullova sytë- "Rob i pamundur."- pëshpërita me vete.
"Edhe ça pastaj?"
"Fëmijë, mund të përqëndrohemi ju lutem?! Ka diçka më të rëndësishme se zënkat tuaja këtu. Si p.sh. si do t'ia bëjmë për të kapur Dilan?"
"E thjeshtë fare... E ndjekim."- unë dhe Alan thamë njëkohësisht.
"Si të ishte kaq e thjeshtë. Me siguri do të ketë marrë masa."
"Po provojmë njëherë fatin neve."
"Alan! Këtu nuk është më çështje fati. Është çështje jetë a vdekje. Jeta e Lisias varet prej shkathtësisë sonë.
"Ok pra. Ja e ndoqëm. Si do të veprojmë?"
"Duhet të thurim një plan sa më shpejt."***
"Çdo gjë e qartë?"- pyeti presori.
"Sir, yes, sir!"- u përgjigjëm unë, David dhe Alan.
"Shumë bukur. Tani unë po dal pak. Ju pushoni sepse nesër do të jetë një ditë e gjatë. Natën!"
"Natën presor!"Pasi presori iku, unë përgatita pak çokollatë të ngrohtë. Shkoj sërish në dhomën e ndenjes ku Z.Simpson sapo ishte ngritur.
"Flmijë, unë po iki t'ju bëj gati dhomën e Lisias. Pastaj do fle. Natën dhe paçi fat nesër!"
"Faleminderit zotëri! Natën e mirë!"Për gati 30 minutat në vazhdim u ulëm ashtu në heshtje duke pirë çokollatën. Kur akrepat shënuan 9 pm vendosa të marr mamin në telefon.
"Zemër?! Ku je? Më ka marrë malli. U bënë dy ditë pa të parë."
"Çkemi ma! Edhe mua më mori malli. Jam prapë nga Lisia. Nesër do ikim ta shpëtojmë. Ti ku je?"
"Kam dalë për një kafe me dikë. Të tregoj kur të vish në shtëpi."
"Mamush! Më bëhet shumë qejfi. Me zor po pres të të takoj."
"Zemër më duhet të iki tani. Kujdesu për veten. Paç fat nesër."
"Faleminderit ma! Ia kalofsh mirë. Natën!"Mbylla telefonin dhe u ngrita për të shkuar të fle.
"Natën çuna!"
"Natën e mirë!"Sapo vura kokën në jastën, sytë filluan të më rëndoheshin si me buton. Gjumi po më merrte në mbretërinë e tij. Në ëndërr nisa të shihja sikur isha në një plazh të bukur dhe dikush vjen nga pas e më puth në faqe.
"Paç fat nesër Euri."
"Ore, ç'i bën gocës ti?!"- e ndërpreu një zë.
"Më lër rehat!"Aty çdo gjë u errësua e mua më zuri gjumi.
A/N
Më fali për vonesën por shkolla na e shpifi. Ky kapitull, njësoj si tjetri në vazhdim janë vetëm parashtrues të idesë për ndodhitë e rëndësishme. Është shumë i shkurtër por gjithsesi shpresoj që t'ju pëlqejë. :)
YOU ARE READING
A.E.D
Teen FictionAty ku djalli fshihet nën lëkurën e ëngjëllit. Aty ku ai që dihet i humbur, gjendet e ai që dihet i gjetur, humbet. Aty ku dy kulmet e trekëndëshit E dhe A përplasen. Por mos harro! Trekëndëshi ka tri kulme...