Mamaja erdhi jashtëzakonisht shpejt. Në fytyrë i dallohej shqetësimi.
"Oh, bija ime!! A je mirë? Ç'pate?"
"Jam mirë. Nuk e di se ç'pata por papritur m'u mor fryma dhe ja ku jam."- iu përgjigja unë me një buzëqeshje qetësuese.
"Falë Zotit je mirë! Eja të shkojmë në shtëpi tani."
"Mami!!! Jam mirë. S'ka nevojë të shqetësohesh."
"E kam për detyrë."
Qesha lehtazi e u ngrita avash-avash. Arritëm në shtëpi dhe dita kaloi ashtu e qetë duke ngrënë supë e duke parë TV.***
E mërkura erdhi shpejt e mbasi u bëra gati e hëngra mëngjes, dola.
Pse duhet të kem letërsi??? Mos më keqkuptoni. Më pëlqen të lexoj dhe shumë madje por jo të komentoj ca gjëra që me zor i kuptoj.
Zysh Evelina po shpjegonte mësimin e ri kur dera u hap dhe në të hyri Alan, bad boy i shkollës.
"Alan!"- tha zysha e surprizuar- "Ku paska ngordhur ky ujk që ti vendose të na nderosh me prezencën tënde?"- e gjithë klasa qeshi lehtazi.
"Kur ta gjesh zyshe, më thoj edhe mua."- ia ktheu Alan dhe zysha tundi kokën në shenjë humbje.Shumë shpejt mësimi filloi e po ashtu një këmbë filloi të lëvizte karrigen time. E injorova me shpresën se do të ndalonte por jo. U ktheva dhe pashë Alan që më shihte me një buzëqeshje djallëzore.
"Boll!"- i thashë duke pëshpëritur.
Buzëqeshja nuk iu hoq nga fytyra dhe vazhdonte të lëvizte karrigen time. Iu ktheva edhe një herë duke e parë drejt e në sy. Të njëjtën gjë bëri edhe ai. Nëse shikimi do të mund të vriste, tashmë ai do të ishte 7 pashë nën tokë.Sytë e tij ngjyrë kafe, një kafe çokollate me qumësht u përzienë me të mitë ngjyrë qielli. Diku nëpër konkursin tonë të shikimit e sipër, zilja kishte rënë po asnjë nga ne nuk e kishte dëgjuar. Arsyeja? Ishim aq të zënë në përpjekjen tonë për të mos përpëlitur sytë saqë nuk kishim ndjerë asgjë. Aq gjatë i mbajtëm sytë hapur saqë mua po më digjnin por refuzoja të humbisja. Alan nuk duroi dot më e i përpëliti duke bërë që unë të ngrihem me një buzëqeshje fitimtare në fytyrë e të dal nga klasa.
Në korridor turma e adoleshentëve s'kishte fund. Rrugës për te dollapi im dëgjoja të gjitha vajzat duke bërë thashetheme, tanimë për presorin e informatikës.
"Ahh, sa i bukur që është!!!"
"Ata muskujt!!!"
"Sytë!!!"- etj, etj që nuk mbaronin kurrë.
Arrita më në fund dhe teksa bëja shkëmbimin e librave, veshi më kapi diçka...
"A e pe si po e shifte Alanin?!"
"Poo! Sikur do ta hante të gjallë..."
"Unë do ta haja me gjithë qejf!!"- ia kthen e para me dreamy eyes.
Tunda kokën me injorancën e tyre dhe bëra rrugën për tek mensa ku Lisia po më priste.
"Ku humbe?"
"Lëre mos e pyet..."- e kështu ia tregova ndodhinë e orës së letërsisë. Pas një çasti të shkurtër qetësie Lisia ia plasi të qeshurës dhe të gjithë u kthyen ta shihnin.
"Hahahahaha, sa kam qeshur. The one and only, Alan King, humbi një mini luftë me ty. Nuk mund ta besoj... Përmend qenin, bëj gati shkopin."
E pashë me habi dhe vetëm kur kthej kokën shoh Alan duke ardhur drejt nesh.
"Derq!"- thasë nën zë.
"Hey Euri..."
"Mos më thirr ashtu!"- e ndërpreva.
"Dua! Erdha të të them se kësaj rradhe fitove por herës tjetër nuk do ikësh kaq kollaj."- me këtë u largua duke na lënë ne të dyjave me gojën hapur.
"Let the game begin..."- thashë me një zë plot sarkazëm.Dhe lufta filloi...
A/N
Alan në foton lart^
Shpresoj që t'ju pëlqejë.
Faleminderit për votat e sidomos komentet. ^.^
YOU ARE READING
A.E.D
Teen FictionAty ku djalli fshihet nën lëkurën e ëngjëllit. Aty ku ai që dihet i humbur, gjendet e ai që dihet i gjetur, humbet. Aty ku dy kulmet e trekëndëshit E dhe A përplasen. Por mos harro! Trekëndëshi ka tri kulme...