Port Townsend

1.4K 106 12
                                    

Ndjeu shtrengimin e njohur ne gjoks kur rrotat e avionit ciken pisten e njomur te aeroportit te Port Angels, WA - dhe teksa avioni i vogel i AmericanAirlines 'sfilonte' ne piste, ankthi i saj u be edhe me mbytes. Ishte e habitshme si ky vend, kjo qyteze e humbur zgjonte tere ndjenjat e pergjumura dhe te burgosura brenda saj. Duhet ta therriste Port Townsend shtepi, foleja nga ku nisi fluturimin e saj drejt fames; por shtepia duhet te ishte e ngrohte, e dashur. Ndersa Port Townsend ishte e kunderta, nje 'fshat' i ftohte e gjithmone i zymte - me kohen qe imitonte ne menyre perfekte ndjenjat e saj.
Kur me ne fund avioni ndaloi prane terminalit te vogel, ishte e para qe u ngrit dhe duke terhequr canten e vogel te shpines te vendosur ne kompartimentin mbi sediljen e rreshtit te 2te,e ashtu me canten hedhur supeve beri drejt shkalleve te ngushta te avionit. Ne kete aeroport te humbur te shtetit te Washington pasagjereve i duhej ende te hipnin ne autobusat e piset e te ftohte, sepse shoferet gjithmone refuzonin te ndiznin ajrin e kondicionuar. Uli kapelen qe mbante ne koke ne menyre qe te mbulonte fytyren, te mbrohej nga syte kurioze te botes. Jashte po e prisnin. I duhej vetem te mbijetonte 10 minuta pa u  njohur prej kujt.
Por syte e nje femije te vogel nuk po i ndaheshin, nje femije tekanjos qe qurravitej teksa i terhiqte mengen nenes se tij moskokecarese.
'Cfare do Bryan' - iu drejtua ajo me ne fund, me nje ton te eger sepse i biri kish nderprere biseden e saj ne telefon, me bashkshortin ose ndoshta prinderit e saj. Nuk duhej nga ato femrat qe mund te kishin nje te dashur, me shume te jepte pershtypjen e nje gruaje te deshperuar dhe te lodhur shtepiake me veshjen e shkujdesur dhe floket e djegura, te mbledhura ne menyren me te rremujshme.  I biri u ngrit ne maje te gishtave qe ti afrohej sa me shume veshit te se emes teksa pershperiste dicka.
'Cfare cfare?' - Tha gruaja duke u perkulur qe te degjonte me mire te birin 5 vjecar. Ai perseriti serisht fjaline e tij dhe teksa djali fliste syte e gruas gjeten ate. Ai djale 5 vjec e kishte njohur. E pa me bisht te syrit teksa i afrohej por ajo vazhdonte te shikonte dyshemene e piset te atij autobusi qe vazhdonte te qendronte nen hijen e avionit, teksa priste te mbushej me udhetare te lodhur.
- Ashlee, je ti? - degjoi zerin e embel te nje femije te vogel qe i drejtohej. U kthye instiktivisht nga femija dhe i buzeqeshi. Ate buzeqeshjen e saj 1milione dollareshe qe gjendej e stampuar ne faqet e para te mijera revistave.
- Shtt! - dhe u perkul prane djalit sic kishte bere e ema e tij me pare. - Do te bejme nje foto sapo te zbresim por vetem mos bej ze. - i premtoi.
- Tani! Bryan do foto tani. - insistoi djali teksa perplaste kembet ne dysheme. Tekanjos mendoi serisht, kete here e sigurte. Por skena e tij, si nje magnet kishte terhequr vemendjen e shume pasagjerve te tjere, te cilet me ta pare ate si me magji kishin harruar lodhjen, dhe pa shkeputur syte nga cepi ku qendronte Ashlee, pershperisnin me njeri tjetrin.

- Eshte vertete ajo. - degjoi nje djale qe bertiste.
- Nuk me duket si Mikela jo. - i thoshte nje burre gruas se tij. Mikela ishte personazhi te cilin per dy vite ajo e kishte sjelle ne jete per ekranin e vogel. 

Budalla, mendoi, kjo jam une. Ajo eshte nje personazh, per te luajtur te cilen me duhet te qendroj 3 ore ulur ne nje karrige rrotulluese per tualetin dhe floket, 1 ore tjeter per te provuar rrobat e shtrenjta dhe takat e larta. 

Vajza qe qendronte perballe tyre, me trikon e trashe dhe te gjere qe fshihte te tere format e saj femerore, me strecet e zeza diku te grisura dhe me Conversat ne kembe ishte Ashlee e vertete qe askush nuk e njihte, askush. Nuk e njihnin as prinderit e saj, as ato qe ajo quante miq, jo me ato te panjohur te cilet ne ate moment nuk shqitnin syte nga ajo.

Autobusi filloi te levizte dhe bashke me te edhe te panjohurit bezdises ti afroheshin per ta pershendetur dhe ti kerkonin autografe dhe foto.
Nje firme mbi nje cope leter, mendonte teksa zhgaraviste emrin e saj me stilolapsin qe mbante gjithmone me vete -  ne fletore, ne faqen e pasme te biletave te avionit, ne krahet e te panjohurve, cfare gjeje e pavlere... Dhe ja ku ishin perpara saj, nje tufe budallenjsh  qe shtynin njeri tjetrin per nje zhgaravine dhe me pas serisht per te rendur drejt dyerve te terminalit.
Zbriti edhe ajo dhe nxitoi per tek holli i aeroportit ku nje truproje e priste per ta shoqeruar ne limuzinen pakuar ne anen tjeter te terminalit te vogel.
- Si ishte fluturimi? - e pyeti burri trupmadh qe kishte vite qe punonte per te. Te trembte me pamjen e tij prej nje vigani por Ashlee e dinte qe ishte nje baba i perkushtuar ndaj 2 vajzave te tij dhe personi me zemermadh qe njihte.
- I shkurter. - tha ajo nen ze. Fluturimi 90 minutesh ishte si nje qershi mbi torte krahasuar me ate te 2 diteve me pare kur ishte kthyer nga Tokyo pas promovimit te filmin te saj te fundit.

Burri hapi deren per Ashlee e ajo e falenderoi me nje buzeqeshje te zbehte, si dhe ndjenjat qe i ngjallte ajo qyteze e deren e makines terhoqi fort per ta perplasur pas vetes, pa pritur qe shoferi te mbyllte deren butesisht per te e vetem kur u gjend ne brendesi te makines se veshur me lekure te zeze, u mbysh me fryme per te paren here qe prej momentit te zbritjes ne token e Washington State.
- Ku do te shkojme zonjusha Nelsen? - pyeti shoferi pasi kishte zene vendin e tij pas timonit. Hezitoi mendueshem perpara se ti jepte adresen e shtepise se prinderve te saj,  prandaj peshperiti...
- Thjesht ec neper qytet. Do te te them une.

Shoferi habine e fshehu pas nje pohimi dhe makinen e nisi me ngut... 
Por Ashlee sdonte te nxitonte e numeronte - nje meter, 2 metra, 100 metra me prane shtepise qe urrente me shume ne bote mendonte...

PS/ Port Townsend eshte nje qyteze e vogel ne veri perendim te USA! Port Angeles eshte aeroporti me i afert 😜

Fama (shqip)Where stories live. Discover now