Roli me i veshtire qe i ishte dashur te luante ne jete kishte qene ai i 'shoqes se ngushte' dhe kishte qene po ky rol i vetmi ne te cilin kishte deshtuar.
U dashurua me Alex nje dite. Si ndodhi? Kur e dije? ... E tere ato pyetje te tjera te cilave ajo nuk i kthente dot nje pergjigje. Nuk kishte qene dashuri me shikim te pare, dhe as nuk ishte zgjuar ndonje mengjes e 'dashuruar' me te pas ndonje enderre romantike. Kishte qene nje proces; ku cdo dite zemra e saj rrihte pak me shume per Alex dhe truri i saj dembel refuzonte te logjikonte dhe ti hidhte uje atij zjarri qe po pushtonte zemren e saj.
Por po ai tru i 'sklerozuar' qe kishte harruar logjiken, mbante mend shume mire friken.
Kishte frike, frike qe ai nuk ushqente te njejtat ndjenja. Budallaqe, mendonte ndonjehere kur pushtohej nga siguria qe edhe ai ndjente per te; si mund te te doje ai ty kur mund te kete cdo femer qe deshiron. Alexi i saj dikur i turpshem ishte shnderruar ne nje mashkull terheqes, ne nje magnes femrash.
Kishte frike edhe te ishte 'nje vajze' si shume te tjerat, nje tjeter qe puthte buzet e tij, nje tjeter qe flinte ne shtratin e tij, nje tjeter prezenca e se ciles fshihej nga femra e rradhes.
Ai i kishte thene qe e donte, disa here. Ate nate ne dhomen kur i paftuar hyri ne dhomen e saj per ti dhuruar varesen qe nuk e hiqte nga qafa, naten e mbremjes se matures kur per asnje cast nuk e kishte lene vetem, perpara nje audicioni tjeter te rendesishem dhe kur e kishte perqafuar fort pas telefonates qe i dha lajmin e shumepritur: Fitove rolin tend te pare ne Hollywood e vertete. Te dua,ata i kishin shperdoruar ate fjale aq here me pare, duke e zhveshur nga tere magjia e saj. Ishin dashur edhe atehere kur ai ishte rrezuar me motorr dh ekishte thyer kemben dhe ajo i kishte qendruar prane, edhe ate here qe Ashlee qante per nje note te keqe ne klasen e artit apo kur Alex u denua sepse drejtori i shkolles e zuri mat me nje vajze ne depon e materialeve te pastrimit.
Ajo e dinte qe edhe ai e donte, por a e dashuronte?- Jam kaq e frikesuar per intervisten me rregjizorin- rrefeu ajo teksa udhetonin me makine ne autostradat e shkretuara te Oregonit drejt San Franciscos. Skuadra e prodhimit te serialit televiziv kishin pranuar ta takonin ne San Francisco duke qene se kishte qene e pamundur per Ashlee te udhetonte per ne Los Angeles pa i thene prinderve te saj, prinder te cilet per asnje cast nuk e kishin mbeshtetur deshiren e saj per tu bere aktore, madje ishin tallur e kishin qeshur me enderren e se bijes. Cfare ke ti me shume se ato mijere a mijera vajza te tjera qe enderrojne te njejten gje? e pyetje i ati. Ajo pyetje qe mbetes nje pyetje retorike sepse ajo asnjehere nuk i ktheu pergjigjen qe deshironte aq shume tia perplaste ne fytyre: Talentin.
- Qetesohu Ash. Do te shkoje shume mire. - i tha Alex dhe pa ndare syte nga rruga dora e tij gjeti te sajen.
- Shpresoj. Eshte hera e pare qe do me duhet te takoj kaq shume njerez. Rregjizorin, producentet, madje edhe aktoret e tjere. Wow, nuk me besohet. Dhe nje skuader PR.
- Dhe te tere do te te dashurojne.Te tere e kishin 'dashuruar' , njeri nga producentet me shume se te tjeret, kur ne darken qe ishte organizuar me stafin prodhues te serialit, dora e tij e piset kishte rreshqitur ne kemben e saj te zhveshur, te pambrojtur nga fustani qe e kishin detyruar te vishte.
Ishte cuar, duke kerkuar ndjese ishte arratisur per ne tualetin 'mbreteror' te atij restoranti aq chic, dhe kishte qare per 1, 2,5 minuta.
Kthehu Ash, je nje aktore, me afer se kurre realizimit te enderrave te tua, mos lejo doren e nje perversi te thyeje enderrat e tua - i perseriste vetes keto fjale teksa shikonte ne pasqyre portretin e saj, duke u munduar te familjarizohej me pamjen e saj te re; floket e krehura e stiluara bukur, buzekuqi i kuq qe nxirrte ne pah formen e buzeve te saj, rimeli, peneli e tere ato pluhura me ngjyra per syte qe ishin nderthurur ne nje menyre mjeshterore per te nxjerre me ne pah blune e syve te saj, dhe pastaj ai fustan i ngushte, i shkurter dhe me dekoltene e guximshme.
Forca, i kujtoi vetes teksa shtynte deren e tualetit, per tu rikthyer ne vendin e saj ne tavolinen e 'ujqerve'.Insistuan qe ta shoqeronin ne hotelin e saj me limuzinen e produksionit, duke refuzuar propozimin e saj per te marre nje taxi. E detyruar nga 'bosset' e saj te rinj, hyri ne ate makine te urryer, sinonim te fames dhe luksit, duke u ulur ne cepin me te larget nga producenti syte e te cilit nuk linin per asnje cast dekoltene e saj, as kur i drejtohej Ashlee per ti folur rreth projektit ne fjale. Kam dy sy ne balle kishte dashur ti kujtonte ajo sa e sa here, por ishte ende vetem nje milingone te cilen ato mund ta shtypnin nen peshen e kembeve te tyre, i duhej te heshte. Te heshte qe ti deshmonte te atit, prinderve te saj qe mund tja dilte dhe te shperblente tere mundin e besimin e Alex, sepse ai kishte qene i vetmi qe kishte besuar tek enderrat e saj.
Kishte nxjerre telefonin e vjeter nga canta ne fshehtesi.
Jam rruges!, kishte shkruar kete mesazh te shpejte perpara se ta fuste serisht ne canten e vogel te veshur me gure te shnderritshem Swarowsky, cante te cilen ia kishin dhene hua per te plotesuar look-un e saj te mbremjes. Keto kishin qene fjalet e nje vajze te re, nje ose dy vite me e madhe se vete ajo. Duhet te dukesh e bukur, nuk i dihet kurre se ne c'moment mund te te fotografojne paparazzit.