U njohen ne tetevjecare, kur ne klasen e shkences mesuesja i caktoi te punonin me njeri tjetrin - por per tjetrin asnjeri prej tyre s'kish ushqyer ndonje simpati te vecante.
Ashlee gjithmone kishte qene nje vajze terheqese, me floket e gjata e te erreta, me trupin e bukur dhe tiparet si te pikturuara; ndersa Alex jo i shemtuar, por asnje nga vajzat nuk ja hidhte syte dyhere, ndoshta sepse puberteti kishte rritur fillimisht hunden e tij, duke harruar tiparet e tjera te fytyres, ndoshta sepse krahasuar me djemte e tjere dukej si nje dordolec, ose ndoshta ngaqe kurre nuk ishte bashkuar me skuadren e futbollit apo te basketbollit, por gjithmone kishte zgjedhur te ndiqte klasa arti dhe fotografie.
Ate dite, kur mesuesja caktoi ciftet per te punuar mbi projektin e fund-semestrit, Ashlee mori librat dhe shkoi te ulej prane tij.- Jam Ashlee, - u prezantua teksa i zgjaste doren dhe buzeqeshte.
- Alex. - peshperiti ai dhe e ftoi te ulej prane tij.
- Si thua te takohemi pas shkolles per projektin? Jo shume vone, nuk me lejohet te rri deri vone jashte, por ndoshta te marrim nje kafe tek Starbucks ketu perballe kur te mbarojme dhe te diskutojme?
Ai pohoi dhe duke u zhytur serisht ne librit e tij jashteshkollor qe mbante te fshehur nen banke, e injoroi Ashleen per pjesen e mbetur te mesimit.*
U takuan ate dite, edhe te nesermen. U takuan pas mesimit cdo dite, jo vetem per projektin, te cilin e kishin perfunduar, por edhe sepse i pelqente shoqeria e njeri tjetrit. Ajo ishte e hedhur, pa komplekse, e cilter dhe pak naive, ndersa ai i ndrojtur e kurdohere aq i rezervuar.- Ti je si nje buburrec. - i kishte thene ajo nje dite.
- Cfare? Pse?
- Qe transformohesh ne flutur. Thjesht te duhet nje metamorfoze. - Aleks kishte shperthyer ne te qeshura dhe ajo e shikonte me vetullen e ngritur, duke pritur nje shpjegim prej tij.
- Nje larve, qe pastaj mbeshtillet ne nje krisalide. Po me ben te dyshoj per zgjuarsine tende Ash. - ishte hera e pare qe ai e therriste ashtu, Ash... S'mundi te mos mendonte se sa shume i pelqente qe ai ti thoshte ashtu, te ishte per te thjesht Ash...
- Larve, buburrec, eshte njesoj. Dicka e cpifur. - u justifikua.
- Po thua qe jam i cpifur?
- Jo. Po them qe je shume i mire, si nje flutur. Vetem sepse nuk kuptohet pa te njohur.
- Me krahasove me nje flutur, dicka kaq femerore. Po dyshoj seriozisht per mireqenien tende mendore, ose per mendimin qe ke per mua.
- Nuk po kupton cfare dua te them. Nuk mendoj se je gay apo ndonje gje, mendoj qe je i papare. - u skuq teksa i pranoi te verteten, - te pakten kur je me mua. Une nxis metamorfozen tende.
- Qenke shume letrare sot. - e vuri ne loje ai pa thene asgje me shume.*
- Dua te behem aktore. - i rrefeu Ashlee nje dite teksa qendronin shtrire prane njeri tjetrit ne parkun buze detit, duke degjuar dallget qe perplaseshin ne bordurat prej betoni. Ishte nga ato ditet e rralla me diell ne Port Townsend dhe kishin vendosur ta shijonin. Prej dy vitesh ishin shoke me njeri tjetrin; 'shoke te ngushte' u thoshte Ashlee te tereve, 'aq te ngushte sa mund te quhemi edhe moter dhe vella.' Ndonese Alex nuk donte te ishte vellai i saj, ndonjehere teksa qendronte shtrire ne krevatin e tij te vogel nje mendim i paftuar i pushtonte mendjen, nje mendim qe buronte nga zemra e tij; Ai nuk donte qe te ishin as shoke te ngushte...- Te tere vajzat duan te behen aktore, dhe djemte futbolliste. Nuk na the ndonje gje te re.
- Jo, dua te behem vertete aktore. - insistoi Ashlee. Alex u kthye nga ajo por per nje cast u perhumb ne blune e thelle te syve te saj,blu qe imitonte ne menyre perfekte ate te oqeanit.
- Pse nuk ma ke thene kurre me pare?
- Ndoshta sepse e di qe eshte nje enderr e parealizueshme. Duhet te lindesh ne Hollywood. te kesh prinder rregjisore apo producente, ose te kesh nje super fat dhe te nisesh qe e vogel. Dhe ja tek jam une, nje vajze ne nje cep te humbur te Amerikes, me 2 prinder qe punojne me mish dhe me shpirt qe te mbajne shtepine, dhe 16 vjece qe enderron, si shume e shume vajza te tjera si une.
- Po sikur ti te jesh ajo me shume fat qe arrin tja dale? - tha ai duke mosbesuar as vete qe ajo mund te cante ne ate bote te eger e te veshtire.
- Une nuk jam me shume fat. - tha pa fshehur trishtimin ne syte e saj.
- Me ke mua per shok te ngushte, une do te thoja qe je vajza me me fat ne bote. - u mundua ta sillte ne humor Alex.
- Me pelqeje me shume kur ishe i ndrojtur dhe humbes- tha teksa afrohej me prane tij per ti vjedhur nje perqafim.