Alex

693 97 20
                                    

Permes dritares se makines, ku piklat e shiut perplaseshin furishem, shikonte rruget e ngushta dhe te shkreta te qytetit te saj te lindjes. Po kalonin ne rrugen ku ne femijerine  e saj lunte dhe rendte pas shokeve te klases, me pas u kthyen ne rrugicen qe te conte drejt shkolles se saj te mesme. Nje rruge me tutje gjendeshin fushat e sportit ndersa perballe tyre auditori i shkolles ku per here te pare ishte ngjitur ne skene ne fillore ku klasa e saj per qytetin ne ate organizim bamiresie performoi nje pjesez te Broadway. 
Vazhduan drejt qendres se qytetit, ku rruget fillonin te mbusheshin me dyqanet me vitrinat e zbukuruara ne menyre demode, dhe kafet e vogla qe konkuronin njera tjetren per 2-3 kliente, tek tuk ndonje restorant 'tradicional' po ku pjese e menu-se ishin edhe hamburgeret e neveritshem amerikane, apo disa imitime te pangrenshme te pastave italiane.
E mes tyre njohu logon me dritat e gjelbera dhe zemra filloi ti rrihte ne kraharor - kete here prej lumturise qe friken e perzuri prej aty.
- Ndalo. - urdheroi shoferin qe pa pyetur iu bind e makinen e afroi buze trotuarit e Ashlee  kerceu jashte saj pa u menduar dy here. Pallton e shtrengoi rreth vetes per tu mbrojtur prej atij shiu te imet e eres si gjithnje te acarte.
- Do te vonohesh shume? - pyeti truproja duke ulur xhamin e perparem te makines.
- Vazhdoni, do te te telefonoj. - ia ktheu.
- Je e sigurte? - pyeti per tu siguruar ai. 
- Po Bob, mos u merakos. - ia ktheu Ashlee e shikimin serisht e ktheu drejt hyrjes se kafes se vogel duke lejuar edhe ndjenjen e ngrohte te famijaritetit ta mbeshtillte kete here.
Por ende dyshonte e vetem nje pyetje brrente e sfiliste mendjen e saj  'A po bente gjene e duhur'? Po sikur ai te mos ishte me aty? Ose me keq, ta kishte harruar?
Qekur ke fillur te stepesh, kritikoi veten nenze dhe e vendosur eci sepse deshironte te dinte... Mbi te tera deshironte qe syte e tij ti ndeshte edhe nje te vetme here. 

Shtyu deren tere force. Dikur ajo dere aq e rende kerkonte tere forcen e saj, nje vajze adoleshente thatanike, per tu hapur. Duhet ta kene ndryshur me kete dere te re, mendonte, sepse dera qe shtyu ate cast ishte e lehte si nje pupel. Por si dera, ish transformuar edhe ai vend qe nuk ish me ajo strofeza e saj. Cka dikur kish qene qetesia e Ashlee tashme ish nje vend i huaj si sa e sa te tjere. 
Ndoshta bente mire te telefononte Bob sepse kjo kish qene padyshim nje vendim i gabuar por serisht u step sepse nuk do te largohej, jo pa pyetur me pare per te. Alexin, te vetmin mik te saji, te vetmin per te cilin mendonte ne netet e trishta e boshe ne Californine e nxehte. Sa vite s'dinte te numeronte me sepse koha fluturonte e ajo s'dinte te thoshte se kur kish braktisur ate qyteze per ndicimin e Hollywood pa u kthyer me pas. Hollywood si linte gje mangut por as lajkat e qindra personave e levdat e sa e sa te tjereve s'mund te zevendesonin Alexin ne zemren e saj... 

S'kish patur telefonata e as ndonje mesazh mes tyre por serisht ate pasdite ndaloi aty. 
I mungonte. 

*
Qe nje vajze brune ajo qe i buzeqeshi perzemersisht, duke e ftuar te porosiste dicka per te pire. Ashlee mohoi me koke.
- Po kerkoja Alex. Nuk e di nese punon ketu akoma. - foli e vajza nuk reagoi dhe mendimi i natyrshem i Ashlee qe qe ndoshta ajo s'e njihte. Ai duhet te ishte larguar nga ai vend ashtu si edhe ajo; por pastaj fytyra e te panjohures u ndricua nga nje buzeqeshje. Ndoshta ish gabuar e ajo Alexin e njihte mire, ndoshta ishin dicka me shume se shoke.
- Po po, eshte ketu. Do qe ta theras? - shpalli vajza.
- Mund te me tregosh ku eshte? Jam nje mikeshe e vjeter. - i kerkoi dhe tjetren e pa te vrenjtej. 
- Do ta theras une per ty. - insistoi e kete here u dorezua e pohoi dhe duke i kthyer kurrizin vajzes vazhdoi te studionte posterat e ngjitura ne muret e erreta te lokalit. Disa prej tyre i mbante mend prej kohes kur me Alex i kishin ngjitur mureve te sapolyera -  ndonese ngjyrat e tyre ishin zbehur e ndoshta do te zbulonte qe edhe shoqeria e saj me Alex ishte zbehur sebashku me to.

**
- Ash, je ti? - njohu zerin e Alex -  tani jo me ai zeri djaleror i dikurshem por zeri i nje mashkulli te pjekur. Menjehere u kthye drejt tij dhe ndonese ishte nje aktore e talentuar, fituese e shume cmimeve prestigjoze, nuk arriti te burgoste ate buzeqeshje lumturie e nostalgjie. Po buzeqeshte, po qeshte sinqerisht kur pohoi me koke, teksa ai zhduku hapsiren mes tyre me 2 hapa dhe e terhoqi ne krahet e tij per ta mbeshtjelle ne nje nga ato perqafimet qe vetem ai dinte te dhuronte.
- Wow, nuk me besohet. - dhe pa pritur nje pergjigje te saj e terhoqi drejt fundit te lokalit, ku ajo e dinte qe ndodhej nje zyre e vogel; mbi deren e saj te drrunjte tani i thurrur qe emri i tij. 
- Menaxher? Urime Alex. - tha Ashlee, duke mos ditur cfare te thoshte tjeter, duke mos ditur si te thyente akullin e tere atyre viteve mes tyre.
- Po, po. Rri ketu vetem pasditeve. - nisi te shpjegonte por e la me aq dhe Ashlee ngriti njeren vetull, sic bente gjithmone kur i kerkonte te tjereve shpjegime.
- Paraditeve punoj tek zyra e Seattle Times qe ndodhet ketu. Gazetar. Por zemra nuk me ndahej nga kjo birruce. - vazhdoi ai. 
- Urime te dyfishta Alex. - tha serisht ajo duke mos besua plotesisht qe ai qendronte vertete perballe saj.
- Po une c'duhet te te them Ash? Urime te njemijefishta per tere sukseset e tua?
  
Por s'ju pergjigj e vazhdoi ti buzeqeshte teksa mundohej te memorizonte, si skenarin e ndonje filmi cdo detaj te atij momenti. Zyren e vogel ku ne mur ishin varur fotografite e Alex, foto qe ajo e dinte ai i shkrepte sa here dicka 'e bukur'  kapte syrin sepse Alex qe i tille - te bukuren e kerkonte ngado e dikur e kish gjetur edhe tek ajo - tavolinen e tij te crregullt, ku ne nje cep ndodhej nje kornize me fotografine e tyre, dhe me pas ate, Alexin qe me krahet e kryqezuar e veshtronte po aq i hutuar.  Gjithmone kishte qene nje koke me i gjate se ajo, por tani trupi i tij ishte me i formuar, me i mbushur por pa qene i shendoshe. Floket pak te gjata i binin butesisht ne balle, ngjyra e tyre prej mjalti nuk kishte ndryshuar aspak dhe vazhdonte te kontrastonte vetullat e tij te erreta dhe te plota.
Por ishin syte e tij geshtenje, aq shprehiplote ato tek te cilet ajo gjithnje perhumbej duke mos dashur te 'clirohej' prej thellesise se tyre ngrohte.
Alexi i saj, ai vazhdonte te ishte Alexi i saj... Gjithmone i saji. 

- Nuk di cte them. - pranoi ajo, e acaruar me veten qe ne ate cast tere fjalet e braktisen.
Syte iu mbushen me lot, merzie, lumturie. Lot tinezare qe qe e kote ti luftonte. 
- Pse je ketu Ash? - pyeti ai, duke iu afruar prane dhe duke marre fytyren e saj mes duarve. 
- Babi u diagnostikua me cirroze hepatike. Eshte i sigurte qe do te vdese brenda vitit, dhe insistoi qe ditelindjen e tij 'te fundit' do ta festoje me mua. - tha ato fjale qe s'ja kish besuar askujt. Gjithnje kaq e thjeshte te perplasej e te hapej tek ai... 
- Me vjen kaq shume keq. Nuk e dija, do te kisha shkuar ti shikoja por qe nje vit pasi u largove nuk i kam takuar me.
- Edhe une, shume rralle. - pranoi zhgenjyeshem. 

- Si eshte Hollywood? - pyeti me tej ai.
 
- Nje stan derrash te uritur. - pohoi tere mllef Ashlee. 

- Dhe ti je bere bionde. - konstatoi  teksa luante me tufezen e flokeve te saj qe mori mes gishtave te tij - Ti dikur i urreje bjondet. - kujtoi sikurse ajo te kish qene nje genjeshter e larget, nje prohim i nje tjeter realiteti qe ndoshta s'e kishin jetuar kurre. 

- Me detyruan. 

- Te pakten nuk je lyer, si ne ato fotot e tua qe shoh neper revista.

- Mos me thuaj qe lexon ato plera, - e akuzoi Ashlee. Ai duhet te dinte, duhet te dinte me mire se ti besonte pallavrave te sajuara.  

- Jo, por je aq e famshme, je gjithandej. Eshte e pamundur te te besh bisht. - qeshi por syte e tij nuk e bente. Te pandryshuar dhe ende pakez te ftohte vazhduan te studionin ate. 

- Duhet te jesh lodhur me mua. - rrudhi ballin teksa mundohej te lexonte dicka me shume pertej qendrimit te tij. 

- Asnjehere. Une nuk ngopem me ty. - dhe pa mbaruar fjaline e terhoqi serisht ne krahet e tij ne nje tjeter perqafim te gjate prej te cilit u shkeput vetem per te ndeshur shikimin e saj.  

- Po Laura si eshte? - Laura, e dashura e tij me pamje modeleje dhe me trute e nje shkencetareje.

- Nuk esht. - u pergjigj Alex qe kete here doren e shkoi ne floket e lemshezuar prej atij vesi qe ende s'e kish hequr.

- Si?

- U ndame. - tha krejt natyrshem. 

- Pse?

- Te shikoj pas kaq shume kohesh, me shume mundesi do zhdukesh po aq shpejt sa u shfaqe, dhe kerkon te te tregoj detajet e nje ndarjeje? Dhe une qe mendova se do kishe ndryshur ndonje cik, kurioze. - e ai sulm, si ato te dikurshmit, theu akullin e kohes e Ashlee buzeqeshi perpara se t'ja kthente pa ia lene mangut. 
 
- Dhe ti i njejti budalla. - e vuri ne loje.

- Te dua Ash. - peshperiti krejtesisht i dorezuar ai, gjunjezuar perpara ndjenjave qe furishem u turren drejt tij - ndjenja te nje te shkuare te vrare.

- Te dua Alex. A ne katror gjithmone te kujtohet? - sepse ajo s'e kish harruar... Ne asnje cast.

- Po. - sic dukej as ai. 

- Shume mire, sepse une erdha deri ketu per te te testuar memorien. Je top. - dhe serisht u fsheh, pas nje tjeter shakaje ndonese Alex e shihte... Shihte pertej batutave Ashlee e vertete, Ashlee e perhershme qe perhere kish ndjere per te... 


Fama (shqip)Where stories live. Discover now