Part 1

4.8K 161 27
                                    

"1...2...3...4...5...7...jo 6 vogelushe. Pas peses vjen gjashta, perseriti dhe njehere"...
Ishin keto copeza kujtimesh te shkeputura nga femijeria qe po me kalonin ne mendje teksa shkelja mbi pllakat e rruges. Ishin po te njejtat pllaka qe para shume vjetesh kur mesova numrat ne kopesht i numeroja çdo dite kur kthehesha ne shtepi me njerin nga prinderit duke u tundur sa me shume qe te valviteshin bishtalecat. Isha e lumtur atehere...ndryshe nga tani kur beja te njejten gje sikur numerimi i atyre pllakave çdo dite do te me kthente lumturine qe jeta ma kishte vjedhur. Lumturi... A nuk jane keto 7 germa te alfabetit te renditura ne nje fjale aq shume te kerkuar nga njerzimi. Me tregoni nje person qe nuk ka vuajtur per keto 7 germave..me tregoni nje tjeter qe nuk ka rendur ne kerkim te ketyre 7 germave...me tregoni nje person qe i ka shijuar keto germa.. askush. Ne jemi ca krijesa te gjora qe rendim pas diçkaje qe rend "tufa" pa ja ditur arsyen pse. Ne kerkojme diçka qe ndoshta e kemi prane dhe jemi aq te verber sa nuk e shikojme,por kerkojme diçka te madhe. Kerkojme ate qe kerkojne te gjithe pa e ditur qe keto 7 germa mund ti ndjejme ne gjerat e vogla me te cilat bashkejetojme. Sepse lumturi eshte te maresh fryme çdo dite duke menduar se sa mijra e miliona njerez ndalojne se mari fryme ne gjithe globin. Lumturi eshte kur arrin te shohesh natyren,njerzit,boten kur mijra te tjere nuk shikojne,nuk degjojne dhe nuk ecin. Lumturi eshte kur hap syte ne mengjes dhe ke dike te gjakut tend qe te buzeqesh e te uron nje dite te mbare kur mijera njerez ne bote nuk kane asnje,jane rritur ne jetimore,ne rruge,apo gjenden ne burg mes keqberesve te shumllojshem. Lumturi eshte kur gezon shendet te plote kur te tjere ndodhen ne spitale duke luftuar me jeten apo te tjere qe ndodhen cepave te rrugeve te alkolizuar ose droguar. Lumturi eshte te flesh ne nje shtrat te ngrohte e te paster kur te tjere flene me stomakun bosh ne ndonje cep rruge ose shtepi te rrenuar. Lumturi eshte te jetosh jeten qe te eshte caktuar ne menyren me perfekte te mundshme...dhe une kete beja, jetoja. Jetoja jeten qe nuk kishte qene aspak e thjeshte dhe me mungonin shume nga arsyet e mesiperme,por ky ishte fati im te cilin e kishte pranuar.
Fati ose jeta deshi qe te rritesha pa asnje familjar. Pa prinderit qe me mesuan te ecja,te haja,te numeroja,te shkruaja,por vetem kaq. Kaq ishte e shkruar qe te me mesonin sepse jeta apo fati vendosen qe pjesen tjeter ta mesoja vete. Pjesen me mizore do te thoja. Fati ose jeta deshen qe ti mesoja dhe shikoja vetem poshtersite e kesaj bote. Te shikoja se si te vdiste gjaku yt perpara syve, se si te ndanin nga nena,se si femije te vegjel duronin rrahje barbare,apo se si detyroheshin te flinin pa ngrene per dite me radhe. Une isha njera prej ketyre femijeve qe tani isha rritur, por me rritjen time nuk i kisha ndaluar dot mizorite e kesaj bote.
Vazhdoja te shkelja mbi pllaka nderkohe qe mendoja. Ishte e njejta gje qe beja per çdo dite,por sot ishte ndryshe nga çdo here sepse sot ishte dita e fundit qe e beja. Sot,sapo te arrija ne dhomen time do beja gati gjerat dhe do lija kete jetimore qe per shume vjet ishte bere streha ime. Sot do te udhetoja drejt lirise time qindra kilometra larg. Sot do te takoja nenen dhe motren time te vogel qe se kisha pare asnjehere. Nena ime, kjo eshte arsyeja qe me ka mbajtur gjalle gjithe keto vite dhe shpresa per ta takuar nje dite. Por mesa duket kjo ka qene e njejta gje per te qe me kerkoj pas kaq kohesh. Mesa duket dhe ate e ka zene gjumi çdo nate ashtu sikurse mua me lot ne sy.
Dhe ja pra ku arrita ne dhomen time ku te gjithe me shohin si qenie jashtetoksore vetem sepse sot do arratisem nga kjo ndertese qe dhe muret i vajtojne nga tmerret qe kane pare. Pas pak oresh do te takoj nenen time,gjakun tim, ate nga e cila kam si kujtim vetem nje fotografi. Ate fotografi e cila nga lotet dhe puthjet qe i kam dhene çdo nate per 13 vjet eshte vjeteruar aq shume sa nuk duket asgje...

Hi people!
Ky eshte libri im i dyte pas "E Vetmja Ime". Shpresoj t'ju pelqej.
Ps: pres mendimet tuaja per kete pjese te pare.😊

Asnje Si UneWhere stories live. Discover now