******
Nje jave me pare
Ishte dite e diele dhe ne shtepi ndodhesha une, Tara dhe Kris. Te tjeret ishin per shopping perveç Rajanit. Ai ishte ne pune. Punonte ne spital si kardiolog dhe sot ishte turni i pare.
Nga pasditja Tara me kerkoj ta ndihmoja per ti bere dush Krisit sepse vetem e kishte te pamundur prej barkut. Dushin do t'ja benim ne banjen e dhomes se Rajani per shkak se ajo ishte e vetmja banjo me vaske. Ishte hera e pare qe futesha ne dhomen e tij. Ajo ishte e paster dhe e rregullt. Nuk me beri çudi ky fakt pasi ai ishte i rregullt gjithmone me veshjen dhe pamjen. Nuk e kisha pare asnjehere me floke te prishura ose bluza te pa hekurosura. Pavaresisht se pinte duhan,asnjehere nuk i ndiehej era e mykur karakteristike e personave duhanpires. Sa here futej Rajan ne shtepi mbante ere parfumi gjithe shtepia. Dhe ishte kjo arome qe kishte rrethuar edhe dhomen e tij. Kishte parfum te veçante ose me dukej mua ashtu sepse e perdorte ai.
Gjate kohes qe prisja Taren dhe Krisin i hodha nje sy dhomes. Diku ne raftin e pare gjysme te hapur te nje komodine syte me kapen nje kornize ne te cilen ishte nje çift. Kurioziteti me shtyu ta mbertheja ne duar. Ne fotografi ishte Rajan me nje vajze. Vajze shume simpatike, bjonde me fytyre te embel. Dukej shume e lumtur nga perqafimi qe ai i kishte dhene,por edhe Rajan dukej ndryshe... i lumtur,me nje buzeqeshje qe i nxirrte ne pah gjithe dhembet e bardhe si bora. Dukeshin aq bukur bashke sa mund te them se ishin çifti me perfekt qe ekziston.
Instikti beri qe ta ktheja kornizen nga pas dhe nuk me zhgenjeu. Aty kishte nje fraze te shkruar: " Njerezit mendojne se engjejt nuk ekzistojne ndoshta sepse ata nuk te kane ty. Ty te kam vetem une Engjelli im." R&S.
Me beri pershtypje fakti qe shkrimi ishte i shkruar ne gjuhen shqipe. Rajan nuk fliste shqip perveçse ne ndonje rast kur donte qe ta kuptoja une. Atehere vajza ishte shqiptare.E nese i shkruante patjeter edhe i fliste shqip. Po tani pse nuk fliste shqip dhe aq me pak me mua qe nuk dija Gjermanisht?
Po vajza e fotografise ku ishte tani?
Perse nuk e sillte asnjehere ne shtepi?
Me gjithe kuriozitetin qe me perfshiu e vendosa fotografine ne raft dhe u ktheva kur çte shikoj... Rajan qendronte perballe meje. Me nje shikim vrastar dhe vetulla te ngrysura mu drejtua:
-Nuk te kane mesuar ne jetimore qe nuk futen hundet ne gjerat e te tjerve?
Me kishte ngrire gjaku sikur te kisha pare nje kufome. Nuk dinte ky njeri te pakten nje here ne jeten e tij te sillej si qenie njerezore? Perveçse me trembi per vdekje me ofendoj perseri.
Kur e pa qe un nuk i ktheva asnje pergjigje, u afrua ngadal me nje nenqeshje ne buze dhe me foli me ironi:
-mund t'mi kerkoje mua dhe ti kisha dhene,por s'besoj se te hyjne ne pune sepse jane mase e madhe?
U hutova aq shume sa nuk po kuptoja per çfare e kishte fjalen. Afersia me te gjithmone ma jepte kete efekt. Bera nje hap prapa dhe e pyeta me dyshim:
-çfare?
-ato qe po kerkoje,mos me bej si e turpshme tani? -me tha dhe me dhuroje nje buzeqeshje te plote si ato ne reklamat e pastave te dhembeve.
Tashme mund te them se isha perhumbur totalisht. Perveç parfumit te tij qe sa me prane ai afrohej aq me shume me turbullonte ishte dhe kjo buzeqeshja e dreqit qe me çmendi fare. Ishte hera e pare qe nje buzeqeshje e tij me dedikohej mua.
Rajan po afrohej me prane dhe nuk dija si te veproja. Pas nuk mund te beja me sepse ndodhej komodina keshtu qe qendrova ne vend. Mu afrua aq prane sa i ndjeja frymemarrjen te perplasej ne fytyren time. Era e tij u be me e thelle. Ajo ere qe sa here e ndieja me shkaktonte emocione te çuditshme tani me kishte çorientuar çdo qelize te trupit. Zemra sa spo me dilte nga vendi me rrahjet e forta qe me siguri i degjonte dhe ai.
Dhe kur njeren dore ma vendosi ne faqe ndersa me gishtin e madh me ngriti mjekren syte tane u kryqezuan perseri si ate nate. Ata sy te shkruar qe sapo i ndesha me shkaktuan te dridhura dhe nje lemsh ndjenjash ne stomak. Ata sy te cilet po me shihnin embel ndryshuan ne nje shikim talles kur perpara fytyres sime u gjend nje lecke e zeze. Nuk me besohej si u bera viktime e talljeve te tij. Une qe per nje moment kisha menduar se do merja puthjen time te pare, ne te vertete kisha marre ofendimin me te rende te jetes sime. Po, perpara fytyres sime ndodhej jo nje lecke e çfardoshme,por nje pale te brendshme djemsh te cilat Rajan me njeren dore i kishte terhequr nga rafti nderkohe qe me doren tjeter me hutonte. Isha treguar nje budallaqe e pashoqe aq sa tani me vinte te vrisja veten nga turpi.
Dhe me ne fund kur pa fytyren time me nje mori ndjenjash si: zhgenjimi,merzija,turpi dhe me lotet e mbledhur qe prisnin te shperthenin foli perseri me fytyre tallese:
-me befasove nuk kam njohur ndonje femer qe perdor keshtu. Apo i do per ndonje nga ato spermatozoidet e çuar dem te jetimores? Nuk duhet te kujdesesh ti per keto pune,por i dashuri. Nese nuk bene kaq gje ndonje dite mund te lere me nje bastard ne bark dhe te zhduket. Ti nuk do te perseritet historia jote apo jo?
Nuk dija çfare te beja ne ato momente. Ndjeja fytyren te me merrte flake. Kushedi si isha skuqur tani, por nuk doja te me mposhtete keshtu qe hodha syte nga rafti dhe pash se aty kishte dhe paketa. Epo e kisha gjetur zgjidhjen e situates se sikletshme qe po kaloja. Terhoqa nje nga paketa dhe ju drejtova:
-dhe perse nuk mendon se erdha per kete dhe jo ato qe ke ne dore?
Ne lojen qe ai po luante kunder meje kisha dhe une kartat e mia. Nuk do ta lija veten te me tallte ne ate menyre.
-sepse se pi duhanin,ndoshta?-ma ktheu.
-dhe ku e di ti se nuk e pi? Ti sdi asgje rreth meje. Dhe ato do ti merja megjithe qejf, por s'me hyjne ne pune. E para se nuk jam mashkull dhe e dyta se e kam te dashurin larg dhe kur te vije per t'me pare do jete i pergatitur me te gjitha gjerat qe na duhen.
Nuk e priste kete reagim timin dhe duket se nuk i pelqeu. Sigurisht sepse nuk i doli e tija.
Ne ate çast erdhi Tara dhe gjithçka u mbylle aty...Ps: Si ju duket historia? Jepni mendimin tuaj ne koment dhe mos harroni te votoni. Flm shuuuume per votat dhe komentet e dritanishme.😊😊