Part 27

1.5K 124 45
                                    

Me kishte rrefyer shume gjera nga vetja. Diçka e pazakonte kjo per karakterin menefregist te Rajit. Me kishte rrefyer per mardhenien me Xhonin per te cilen nuk isha shume e interesuar. Pse duhet te isha ne fund te fundit kur Xhoni nuk me interesonte me shume se sa shoke dhe nje ndihme e vogel per te krijuar xhelozira tek Raji.
Ne ato pak minuta mbi tarrace me kishte rrefyer edhe se si ishte njohur me Saren ne nje klub nate. Vendi me i pershtatshem do te thoja per nje njohje me nje tip si ajo. Se si kishin rrjedhur gjerat mes tyre derisa ajo pas 2 vitesh lidhje i kishte treguar per shtatezanine.
Me kishte rrefyer friken e tij per te qenurin baba kur kishte degjuar per shtatzenine e saj. Per momentin kur kishte mbajtur ne krahe per here te pare vogelushen e tij. Per kohen qe i kishte kushtuar rritjes se saj kur e ema e linte te vetem duke dale me shoqerine e saj. Keshtu kishte arritur ne piken kyçe te rrefimit, shoqerine. Dhe ja tani ishte duke vazhduar rrefimin per shoqerine e tij.
-ne ishim te tre te pandashem. Ku ishte njeri, ishte dhe tjetri. Nuk kishim sekrete mes nesh derisa hyri Sara ne mes. Ajo kishte muaj qe njihej me Klajdin kur ai na prezantoi ate nate. Ne dilnim shpesh bashke edhe kur Sara ishte shtatezene. Klajdi shoqerohej me nje vajze dhe Xhoni gjithashtu me te fejuaren e tij e keshtu beheshim tre çifte perfekte. Shoqeria mes nesh ishte per tu pasur zili deri ate nate...
Raisa ishte gjashte muajshe dhe kohet e fundit e lodhte Saren. Kjo e fundit vetem ankohej se nuk kishte kohe te lire per tu argetuar. Ate nate ishim te ftuar ne dasmen e kusheririt tim. Ju luta gjithe diten qe te me shoqeronte duke i premtuar se do kujdesesha une per vajzen gjate ceremonise, por me justifikohej me idene se ishte semure. Kur te gjithe u bene gati, une isha ne dyshime. Doja te shkoja ne dasem,por nuk doja ta lija Saren te "semure" ne shtepi dhe aq me pak me vajzen per tu kujdesur. Shume lutje nga ana e saj me dhane besimin qe te shkoja.
Dasma ishte madheshtore dhe te gjithe ishin çift. Kjo gje me krijonte nje boshllek duke mos mu hequr mendja nga Sara dhe vogelushja. Diku nga mesi i dasmes arriti te me brente ndergjegja shume qe i kisha lene vetem dhe keshtu vendosa te kthehesha tek familja ime. Kur po nisesha drejt makines mu bashkua edhe Tara e merzitur prej Krisit qe qante gjate gjithe kohes.
U nisem per ne shtepi, por me pare ndaluam ne nje pastiçeri per te blere embelsirat e preferuara te Sares. Doja ta beja te ndihej mire sepse e doja me shpirt...
-e doje? Po tani?-e nderpreva rrefimin e tij kurioze per pergjigjen.
-asgje nuk eshte e perjetshme,as dashuria.-ishte pergjigja e tij para se te vazhdonte rrefimin.
-...kur hapem deren kryesore te shtepise, degjuam te qeshura.
-Raj me ke eshte Sara?-me pyeti Tara.
-me vajzen e lash, se di.-ju pergjigja perpara se te degjoja te qeshuren e nje mashkulli shume te njohur per mua.
U nisa me te shpejte drejte shkalleve te cilat mu duken si pafundesi derisa arrita perpara deres se dhomes time. Te njejten dhome qe kam tani,prandaj e urrej kur qendroj vetem aty. Me duket sikur ajo dhome me shkaterroj jeten, por ç'faj kane muret per poshtersite e njerezve?
Hapa dorezen e deres per te gjetur perpara meje Saren dhe mikun tim ne krevatin tim dhe sikur te mos mjaftonte kjo, vajza qendronte vetem disa metra larg ne krevatin e saj.
-me Klajdin?-e pyeta edhe pse pergjigja ishte e ditur tashme.
-po dhe e di çfare ishte me e keqja e gjithe kesaj, se kishin qene te lidhur qe para njohjes sone. Gjithçka kishte qene per interes,per lluks,per jete te mire. Ajo harxhonte pa limit dhe pas asaj dite me shpjegoi se mbante edhe ate. E kupton sa budalla jam? Kam mbajtur "shokun" tim me leke qe t'me kenaqte gruan.
-nuk ke pse ndihesh keq. Ajo eshte femer e ulet, Raji. Ajo dhe shoku yt duhet te kene turp nga vetja, jo ti.-i dhashe kurajo.
-dyshoja per vajzen derisa i bera testin e ADN-se, por tani edhe pa ate test do isha i sigurt qe eshte e imja sepse eshte e embel, e dashur si une.-me rrefeu me nje fytyre te mbushur ne çdo grimce me dashuri. Behej keshtu sa here fliste per vajzen.
-ti i embel dhe i dashur? A i njeh keto fjale te pakten?- e talla une.
-po, por tani nuk i besoj dot asnje femre dhe sidomos atyre qe jane rritur ne jetimore, te cilat jeta i ka detyruar te bejne shume gjera jo te moralshme.-me tha nderkohe qe ndeshi shikimet tona si per te thene "si ty".
-jo te gjithe femrat qe jane rritur ne jetimore e kane emrin Sara.-i thashe me ironi.
Nese eshte nje gje qe urrej me shume ne kete bote, jane njerezit qe i vleresojne te tjeret ne baze te vuajtjeve qe kane kaluar.
Nje shprehje thote:"Nuk eshte faji i askujt qe ti vuan per fajin e dikujt".
-e di, por ka edhe nga ato qe quhen Leana te cilat tremben kur dikush i prek pa ndonje qellim te keq.-me rrefeu duke nenkuptuar naten kur kishim flejtur ne nje shtrat. Naten kur une kisha bertitur e neveritur nga nje prekje e tij.
-nuk eshte ashtu siç mendon ti. Nuk me ka ndodhur asgje e keqe, dua te them jo aq e keqe sa nje perdhunim.- i thashe e qete.-edhe nese ndodh diçka e tille askush nuk te detyron ta perdoresh ate fatkeqesi per interesat e tua ashtu siç ka bere jot shoqe.-plotesova.
-ime shoqe?-me pyeti me habi,-e para nuk eshte ime shoqe, d.m.th per momentin, por jo per shume kohe dhe e dyta, ku e di ti se çfare ka bere ajo ne te shkuaren?- me pyeti i çuditur.
Kishte ardhur koha ti tregoja çdo gje. Duhet ta beja perpara se te me paraprinte Sara me ndonje genjeshter te saj. Duhet ti rrefeja ate qe kishte qene sekret mes meje dhe Anit per shume vite...

Ps: E di qe ky kapitull eshte paksa i merzitshem, vetem me rrefime, por nuk e shmangia dot. Ndoshta edhe pasardhesi eshte disi keshtu, por pastaj fillon embelsohet situata. Flm te gjitheve qe i lexoni shkrimet e mia 😊😙😘

Asnje Si UneWhere stories live. Discover now