Kreu 1 - Wonderland

221 10 8
                                    

A do e mendonit egzistencen e nje planeti tjeter me jete ? A e keni imagjinuar ndopak egzistencen e nje planeti tjeter ? Madje edhe lulezimin e atij planeti, diku ku jetesa eshte me e zhvilluar se ne toke? Por qe ju nuk keni arritur ta dini se ku eshte dhe cfare ndodh atje, si funksionojne gjerat atje, a punojne njerzit, apo bejne vetem qef. Wonderland i ndodhur mijra vite drite larg tokes, lulezon i vetem. Ai ka kushtet me te mira klimaterike, duket sikur dikush e ka krijuar me dore, dhe kujdeset vazhdimisht per te. Atje ndonse ka shume banore, secila familje ka 2 kate dhe pallatet kane gjithmone 12 kate, i pari eshte per dyqane dhe i fundit eshte nje lokal. Gjithmone eshte kuptuar tendeca e personave per te pire kafe, ose me sakte per tu relaksuar ne vende me te larta. Madje kafenete nuk jane vetem me 2 stola dhe nje tavoline festash ku nuk mund te vendosesh asgje. Njerzit atje jane gjithmone e me kreative, ata perdorin forma dhe modele te ndryshme tavolinash, shpesh perdorin quotes, vendosin libra ne to, madje ka dhe priza anes disa tavolinave per te karikuar celularin. Karriget, nuk e di nese mund ti quajme keshtu por jane kolltuqe dhe divane, te japin rehatine e shtepise dhe  ndjesine e relaksit. Gjithmone sherbehet me filxhan te madh, pavarsisht cfare merr, madje edhe uji jepet me filxhan. Jane shume te kujdesshem per higjenen, keshtu qe mundohen gjithmone te eliminojne plastiken. Dreqin , Ezekielit ja can trapin ndonjehere ky fakt, ai pelqen shishen plastike, sepse peshon me pak se sa do te peshonte shishja e qelqit qe kta personat modern na mbajne. Amelia eshte shume e sjellshme, ajo eshte shume e perpikte me perditesimet edhe kulturen e vendit te saj. Shpesh ka dhe monumente neper kafene, vepra arti, qe jane kot sipas Ezekielit dhe qe fare mire ato hapsira mund te perdoreshin per gjera te tjera. Por Amelia thote qe ato e bejne nje vend interesant ne heshtje, si puna e femrave te bukura qe te terheqin edhe kur shohin me koken poshte si idjote. Ndersa dyqanet jane te gjitha te organizuara nga shteti, nuk ka bosa qe drejtojne kompani, shteti kontrollon gjithcka, dhe kjo gje i pelqn Ezekielit, ai mendon se ne kete menyre sdo kete tipa acarues qe do hapen bythesh me makina te fundit, femra qe mendojne se kane boten, apo meshkuj pa tru dhe femra pa tru qe do kenaqin njeri tjetrin prej mirqenies ekonomike. Edhe Amelia nga kjo ane i afrohet Ezekielit, asnjehere si kane pelqyer njerzit e shtirur, shpreh gjerat me sinqeritet edhe kur nuk duhet ndonjehere dhe keshtu do nga te tjeret. Ne wonderland, 1 kat eshte per prinderit, 1 kat per femijet e tyre, jane mesuar me privatesine, por qe secili duhet te rregulloje mjedisin ku jeton, pra femijet duhet te rregullojne vete katin e tyre.  Por qe teknologjia ka arritur shume, me vetem 45 minuta, 2 femije mund ta bejne katin e tyre te shnderrise. Rrobat qe behen pis mjafton ti hedhesh ne kosh, ato do lahen kur te mbushet masa e koshit, do thahen dhe do dalin te hekurosura dhe palosura, automatikisht. Teknologji e cmendur me nje buton. Njerez dembela. Menduat se Ezekiel jane moter dhe vella ?  As une.

Ne Wonderland - Sino (Shqip)Where stories live. Discover now