1

1.9K 93 24
                                    

Ai nuk do kthehet me

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


Ai nuk do kthehet me. Fundi i historise. Ende nuk e pranonte por kjo ishte e verteta e hidhur.Meri kishte vendosur te mos dashurohej per nje periudhe te gjate, te pakten derisa plaga qe kishte ne zemer te sherohej disi. Ishte nje histori dashurie e cuditshme ne fakt. Ata u deshen aq shume, aq shume sa te gjithe xhelozonin per nje dashuri te tille. Aq shume sa do te shkonin deri ne ekstrem per njeri tjetrin, por me sa duket per njerin kishte nje cmim teper te shtrenjte per tu paguar. Leo...humbi te emen. Ishte e vetmja qe i kishte mbetur pasi babai i tij e kishte braktisur qe femije. Mamaja e Leos ishte pagesa e fundit....Arsyeja pse ai u largua. Te gjithe thonin se ai kishte vdekur pasi personi i fundit qe e pa ishte babai i Merit. Ai kishte qen atje per ti dhene fund jetes se Leos ,por ky i fundit i kishte dhene gaz makines dhe ishte hedhur ne gremine. U gjeten pjese te makines dhe nje kufome.Nje kufome e shperfytyruar dhe pa dhembe, gje qe e ben ta pamundur indetifikimin e kufomes. Ja pse meri e dinte se ai ishte gjalle por e dinte mjaft mire se ai nuk do kthehej me. Te pakten jo si Leo ... Le te themi se ata u njohen ne kohen e gabuar....me sakte ne jeten e gabuar.Meri kishte kohe pa daluar nga shtepia si nje njeri normal. Me siguri do dilte per nje xhiro ne lagje ose te blinte dicka ne market. Edhe shoqja e saj Klea nuk mund ta takonte cdo dite. Pasi ajo kishte filluar shkollen e larte dhe ishte larg shtepise plus qe babai i Merit nuk e lejonte qe ajo te vinte shpesh. Sa shume mendime kishte, edhe pse kishin kaluar plot 2 vite asaj ende i dukej sikur te kishte ndodhur dje. I kujtohej hera e pare qe kishte takuar Leon .Ate nate Meri kishte debatuar aq keq me te atin saqe kishte vendosur te ikte nga shtepia. Kishte marre nje valixhe te vogel kafe me pak rroba brenda ca te holla dhe gjera personale te nevojshme. Nuk kishte shume para keshtu qe vendosi te shkonte me tren. Stacioni i trenit gjate ores 2 te nates ishte...epo pothuajse bosh dhe me nje heshtje qe te fuste friken. Zuri vend ne nje stol duke pritur trenin kur degjoi disa hapa. Shtrengoi valixhen fort me te dy duart dhe ishte gati te hidhej ne sulm. Papritur pa nje grua dhe nje djale shume me te ri. Mendoi se me siguri ishin mama e  bir. U qetesua disi. Nuk kaloi shume dhe treni erdhi . Vrapoi per ne tren por ishte bosh, kishte frike te qendronte vetem. U afrua afer zonjes dhe te birit.

-Me falni...a mund te ulem ketu afer jush ju lutem? Kam shume frike te qendroj vetem.-Meri

Gruaja i dha nje buzeqeshje te embel.

-Sigurt qe po e dashur. Ulu. -zonja

U ul prane tyre me ndrojtje. Nuk kaluan shume minuta kur filluan pyetjet.

-Si quhesh e dashur? -zonja
-Meri. Po ju? -Meri
-Monika ndersa ky esht djali im Luis.-zonja

Syte e Merit ishin fryre aq shume saqe dukej sikur dikush e kishte rrahur.

-Cfare te kane syte?!-zonja
-Syte? Ahh po...epo te themi qe kam kaluar nje dite me shi...-Meri
-Paske qare, madje shume. Po perpiqesh te ikesh? -zonja
-Mendoj se sapo e bera. -Meri
-E ke menduar se ku do shkosh tani? -zonja
-Te them te drejten nuk e di...thjesht doja te ikja, dhe ika. -Meri
-Mund te vish me ne nese deshiron. -zonja

Djali ktheu koken nga e ema dhe i dha nje veshtrim te tmerrshem.

-Jo, jo. Me mire te mos vi. -Meri
-Do te vish e dashur. Te rrish ca dite derisa te te qartesohen mendimet. Pastaj je e lire te shkosh. -zonja

Ne fakt Meri nuk kishte zgjidhje tjeter .Pavaresisht se ata ishin te panjohur duhej tu besonte. Pranoi te shkonte ne shtepine e tyre per disa dite. Monika i beri gati dhomen dhe menjehere u ul te flinte. Sa beri te mbyllte syte dera e shtepise trokiti fort. U ngrit nga krevati menjehere dhe shkoi me vrap drejt deres. Degjoi nje te bertitur.

-Luis!!!!

Meri hapi deren dhe menjehere dikush e kapi nga krahet.

-Lui...

Kishin ngecur te dy ne ate cast. As fryma nuk degjohej. Teksa te dy po shikonin njeri tjetrin plot kureshtje erdhi afer Luisi.

-Leo! Cfare ka ndodhur?! -Luis

Leo leshoi Merin dhe terhoqi Luisin jashte .Po debatonin,me siguri dicka kishte ndodhur, por merit nuk duhej ti interesonte. Ja pra ajo kishte qen hera e pare qe kishte pare Leon. Babai i merit kishte gjetur nje kandidat teper te mire per merin po ishte pak si shume ne moshe per merin por teper terheqes. Ishte nje biznesmen mjaft i pasur plot virtyte dhe nje sjellje teper te mire. Nuk kishte qellime te keqija kishte kuptuar lojen e babait te Merit dhe kishte vendosur tja fitonte zemren vete edhe jo ta detyronte. E ftonte shpesh Merin. Kishte raste kur Meri thoshte jo por pranonte per te ikur disi na ferri ku ishte. Ne fund te fundit ai sillej shume mire me te. Veshi nje fustan blu te gjate pak siper gjurit dhe shpatullat jashte. I tregonte trupin e bukur edhe pse ishte disi e shkurter. Veshi atletet e bardha dhe u nis per te Niku ( biznesmeni ).Rruget ishin te heshtura si gjithmone. Teksa po behej gati te kalonte nga ana tjeter e rruges shikoi dike. Veshur me nje kostum te zi afrohej gjithnje e me shume afer saj. Ishin tashme perballe  njeri tjetrit ...Ishte Leo. Pas 2 vitesh ...Merit iu mbushen syte me lot. Ndjeu nje ndjenje aq te forte ne kraharor saqe i gjithe trupi i kishte ngecur. Ai shikim....Nuk ishte me i njejti.

-Leo!

Leo vendosi doren pas dhe nxori nje pistolete. Ngadale e drejtoi drejt Merit. I dha nje veshtrim aq te ftohte...

-Leo...

Pa hezituar Leo terhoqi kembezen. Plot urrejtje plot mllef. Plumbi e goditi merin ne shpatull. Ra ne trotuar dhe pa Leon teksa largohej...Epo kjo ishte, ai kishte ardhur per hakmarrje. Ne fund te fundit e meritonte. Tashme Meri e dinte shume mire se ai nuk ishte me Leo i dikurshem.

Pagesa (shqip)Where stories live. Discover now